Po postoj ketu nje liber te shkruar nga Watchman Nee. Meqe forumi sapo eshte hapur, besimtaret e Krishtere jane te paket, por shpresoj qe me kalimin e kohes, edhe ky nenforum do te mbushet dhe jo vetem do lexojne por edhe do marrin pjese duke ndare me njeri-tjetrin nga Krishti qe banon brenda tyre.
Ju uroj lexim te kendshem. (shpresoj te mos ja uroj vetem vetes sime )
----------------------------------------------------------------------
Krishti eshte Rruga, E verteta, dhe Jeta
Jezusi i tha: "Un jam rruga, e vrteta, dhe jeta: asnje nuk vjen tek Ati perveēse nepermjet meje." (Gjoni 14:6)
"Une jam rruga, e verteta dhe jeta," thote Zoti Jezus. Kjo na ben te ditur se rruga qe Perndia jep eshte Krishti, e vrteta qe Perndia jep eshte gjithashtu Krishti, dhe jeta qe Perndia jep eshte ne te njejten menyer Krishti. Krishti eshte rruga jone, Krishti eshte e vrteta jone, Krishti eshte jeta jone. Ne vijme tek Ati vetem nepermjet Krishtit. Ne zemren e Perndise, ēdo gje qe ka lidhje me Te, eshte Krishti vete, i cili eshte gjithashtu Biri i Tij. Ajo qe Ai na jep eshte Krishti vete; Ai nuk na ka dhene shum gjera jashet Krishtit.
Shpeshhere ne gjerat frymerore, ne shohim dhe prekim nje gje qe eshte thjeshte nje term apo formulim besnik, e zbrazet nga ēdo dobi frymerore per ne. Sa nevoj kemi t'i kerkojme Perndise te na hape syte te mund te njohim Birin e Tij. Krishtrimi karakterizohet nga fakti se burimi, thellsia, dhe pasurite e tij kane te bejne me njohjen e Birit te Perndise. Nuk ka rendesi sa mier njohim metodat, doktrinat, apo fuqine. Ajo qe me te vrtete ka rendesi eshte njohja e Birit te Perndise. Te njohesh Birin e Perndise eshte rruga, te njohesh Birin e Perndis eshte e verteta, te njohesh Birin e Perndise eshte jeta. E kemi forcen ne njohjen e Birit te Tij. Gjithēka Perndia na jep eshte Biri, dhe jo nje shumice gjerash. Ndaj, e gjithe ēeshtja qendron ne njohjen e Birit te Perndise.