Ecni nė mėnyrė seksipile, duke u luhatur apo i zvarrisni shputat pėr tokė? Lexoni kėtė tekst, nga i cili tė mėsoni si tė ecni...

Nga koka deri nė kėmbė jeni tė veshura me rroba tė prodhuesve me renome. Pėrse, pra, meshkujt nė rrugė assesi tė kthejnė shikimin nga ju? Pėrse shefi juaj, edhe pse jeni shumė e angazhuar nė punė, projektet mė interesante ua jep kolegeve tuaja, tė cilat, krahasuar me ju, nuk kanė haber pėr ato projekte. Andaj, ėshtė rasti qė diē tė pėrmirėsoni. Epo, nėse ai pėrmirėsim nuk janė trupi apo gardėroba, atėherė gjithsesi ėshtė ecja juaj.
"Fshehtėsia e kontrollit nė atė se si tė tjerėt ju shohin ėshtė nė lėvizjen e trupit", thotė njė ekspert i njohur.
Ndoshta nuk ėshtė e tėra nė ecjen, mirėpo ajo mund tė ndihmojė, madje mjaft. I kemi pyetur ekspertėt se si mėsohet hapi seksipil.







Befasia nė dy kėmbė
Prezantimi juaj mund t'ju sigurojė - apo t'ju shkatėrrojė - karrierėn.
"Mėnyra se si ecni u ofron njerėzve pasqyrėn pėr ju edhe para se tė hapni gojėn. Ecja ėshtė ēelės i rėndėsishėm joverbal i karakterit", thotė profesori i psikologjisė, Keri Kuper.
"Nė qoftė se nuk e shikoni personin me tė cilin duhet tė bisedoni kur hyni nė dhomė, do tė thotė se nuk keni posaēėrisht besim tė mjaftueshėm nė vetveten, vazhdon ai. "Nė qoftė se dėshironi t'ju shohė si person dinamik, shikoni nė drejtim tė tyre dhe lėni pėrshtypjen e personit serioz, nė mėnyrė qė t'i bėni me dije se mezi pritni qė t'i njihni.
Njerėzit rrallė mendojnė pėr atė se si ecin, mirėpo hapi tregon se ēfarė mendojmė pėr vetveten".

1. Drejtohuni
Nė qoftė se jeni tė pėrkulura sikur nė shpinė tė mbani tėrė peshėn e botės, dukeni tė brengosura dhe jointeresante.

2. Lėvizni
Atė ecje tė ngadaltė kėmbė pas kėmbe ruajeni pėr kohėn e pushimit - njerėzit tė cilėt ecin pa ndonjė qėllim tė caktuar nėpėr zyrė duken se nuk kanė punė mė tė menēur.

3. Hapi dhe stili
Ekspertėt thonė se i pėrsosur ėshtė ai hap distanca e tė cilit ėshtė sa njė shputė e gjysmė. Nė qoftė se hapi juaj ėshtė mė i gjatė apo mė i shkurtėr, mund tė dukeni si person dominant, pėrkatėsisht personi i turpshėm.












4. Pak mė ngadalė
Mos "shqelmoni!" Provoni qė nė punė tė mbathni kėpucė tė lehta, apo mokasina dhe lėshojeni shlirshėm shputėn nė tokė.

5. Mos kėrceni
Nuk jeni nė audicion pėr rol kryesor nė ndonjė film, andaj nuk ka nevojė qė tė "kėrceni". Ecni sikur jeni duke rrėshqitur, nė mėnyrė qė tė dukeni mė e pjekur dhe mė e pėrsosur.

Pesė gabimet mė tė mėdha nė ecje

Nė qoftė se dėshirojmė tė rregullojmė ecjen sa tė jetė e mundur, duhet tė dimė pesė gjėra tė cilat janė absolutisht tė padėshirueshme dhe tė cilat sabotojnė elegancėn e hapave

Pėrkulja pėrpara
"Edhe manekinia mė e bukur do tė dukej jotėrheqėse nė qoftė se ėshtė e pėrkulur pėrpara, me krahė tė mbledhur e tė lėshuar", thotė Elen Hart, nga agjencia Elite, e cila ka "rregulluar" ecjen e supermanekines Cindy Crawford.

Si tė pėrmirėsoni kėtė: Krahėt duhet tė jenė tė tėrhequr prapa, ndėrsa gjoksi pėrpara!

Koka e ulur
"Ēkado qė tė punoni - mos shikoni poshtė!" - thotė Mekintosh, qė po ashtu punon me manekinet e agjencisė Elite. "Nė qoftė se koka ju ėshtė e lėshuar teposhtė, edhe trupi lėshohet dhe duket i plogėsht, por nė qoftė se koka ėshtė e ngritur, edhe krahėt automatikisht gjejnė vendin e vet".

Si tė pėrmirėsoni kėtė: Mbajeni mjekrėn paralel me tokėn.

Zvarritja e kėmbėve
Kur zvarritni kėmbėt, jo vetėm qė dukeni si pėrtace, por mund t'ju rrezikohet edhe pozita nė shoqėri. "Kur femra zvarrit kėmbėt, duket sikur e kanė mbytur brengat dhe problemet", thotė Suan Rabin, themeluese e Shkollės njujorkase tė flertit. "Ndėrkaq, femra e tillė jo vetėm qė nuk ėshtė fare tėrheqėse, por nuk ėshtė aspak simptike.











Si tė pėrmirėsoni kėtė: Nė ēdo hap plotėsisht shkėputni shputat nga toka.

Kolovitja
Duhet tė keni trupin si leopardi shtat-hedhur, i cili rrėshqet pėrgjatė trotuarit - e jo si rosė. Kolovitja askujt nuk i pėrshtatet. "Shumica e njerėzve ecin keq, me shputat tė kthyera brenda apo tė qitura jashtė - dhe pėr kėtė aspak nuk janė tė vetėdijshėm", thotė Kamil Lavington.

Si tė pėrmirėsoni kėtė: Kujdesuni qė kur ecni shputat tė jenė tė kthyera pėrpara, paralel dhe distanca e tyre tė jetė 30 deri 35 centimetra.

Luhatja e duarve
Luhatja e duarve mund tė duket mirė vetėm nė filmat mbi xhezin, mirėpo nė qoftė se nuk ju pėrcjell "big bendi", shmanguni luhatjes sė duarve. Keni parasysh se njėkohėsisht rrezikoni tė dukeni si Julie Andrews nė filmim "Kėngėt e mia, ėndrrat e mia".

Si tė pėrmirėsoni kėtė: Lėshoni shlirshėm duart afėr trupit dhe bėni lėvizje tė natyrshme, luhatje delikate.



Taket e larta - si tė ecni me stil

Lėrini pėrshtypje tė mirė te njerėzit me mėnyrėn se si ecni

Kur jeni nė mbledhje dhe jeni tė detyruara tė pudrosni hundėn, dijeni se ju shikojnė dhe ju vėrejnė secilėn pasiguri, hap tė gabueshėm, ngatėrrim. Ai ėshtė ēasti nė tė cilin duhet jeni gjithsesi tė vetėdijshme pėr hapin tuaj. Njėri ndėr meshkujt, i cili di diē pėr hapin, ėshtė kreatori i kėpucėve, Patrick Koks. Ai thotė se kryesore ėshtė - vetėbesimi: "Pėr fillim, shikoni qė tė mos jeni e veshura shumė shtrėngueshėm. Nė atė mėnyrė do tė ruani bile pak elegancė pėr rrugėn midis tavolinės dhe tualetit. Ngriheni kokėn dhe ecni me vetėbesim - ndėrsa para se tė ktheheni, shikoni nė mos ju ka ngjitur ndonjė copė letre nė take!"