Ukrainė, dhjetėra tė vdekur nė minierė

Shpėrthim 1 mijė metra nėn tokė. 67 minatorė konsiderohen tė zhdukur

Njė shpėrthim metani nė njė mini erė qymyri nė Ukrainė i ka marrė jetėn tė paktėn 33 minatorėve, ndėrkohė qė 67 tė tjerė konsiderohen
ende tė zhdukur, pasi kanė mbetur tė bllokuar nė galeritė e nėndheshme. Kryeministri Viktor Janukoviē paraqiti bilancin e aksidentit, pasi urgjentisht mbėrriti nė vendngjarje, nė Donetsk qė ėshtė edhe vendlindja e tij. Ai tha se zjarri vazhdonte tė ishte jashtė kontrollit nė thellėsinė
1 mijė metra. "Deri mė tani janė 33 minatorėt e vdekur. Edhe 67 tė tjerė mungojnė. Fati i tyre ėshtė i paditur", tha Janukoviē pas takimit me njė komision hetimi tė aksidentit. Nuk ėshtė e qartė ndėrkohė se sa prej personave qė konsiderohen tė zhdukur kanė qenė nė afėrsi tė zonės ku ndodhi shpėrthimi. Autoritetet ndėrkohė konfirmojnė se 27 minatorė gjenden nė spital dhe njė prej tyre ėshtė nė gjendje tė rėndė. Shifrat e rendisin aksidentin ndėr mė tė rėndėt qėkur Ukraina siguroi pavarėsinė nga Bashkimi Sovjetik, nė vitin 1991. Sindikalistėt thonė nė anėn tjetėr se shtatė prej viktimave janė identifikuar. "Ka tym tė dendur dhe pėr momentin, ekipet e shpėtimit nuk mund tė hyjnė nė galeri", tha njė zyrtar i sindikatės sė minatorėve. Ndėrkohė, tė afėrmit e minatorėve, nė lot, presin tė dėgjojnė ndonjė lajm, por autoritetet i kanė detyruar ata tė qėndrojnė jashtė zyrave qendrore. Televizionet ndėrkohė shfaqnin pamjet e tė mbijetuarve nga shpėrthimi qė mjekoheshin nė spital. "Temperatura u rrit ndjeshėm. Nuk mund tė shikonim mė asgjė", rrėfen njė minator. "Unė menjėherė vendosa pajisjet e frymėmarrjes dhe gjeta rrugėn pėr tė dalė jashtė", vijon ai. Sipas deklaratave tė drejtuesve tė minierės, 457 minatorė gjendeshin nė galeri nė kohėn e aksidentit. Skuadrat e shpėtimit ndėrkohė kanė mundur tė nxjerrin nė sipėrfaqe mė shumė se 350 prej tyre. Aksidentet janė tė zakonshme nė minierat e qymyrit nė Ukrainė, kryesisht pėr shkak se ato janė tė vjetra, tė ndėrtuara qė nė mesin e shekullit tė 19-tė. Sipas statistikave
zyrtare, numri i viktimave nė aksidente nė miniera nė Ukrainė, vetėm kėtė *vit, ėshtė 80. Por, sindikatat thonė se shifra reale ėshtė akoma mė e lartė. Vetėm vitin e shkuar, nė Ukrainė janė numėruar 170 viktima tė aksidenteve nė miniera. Aksidenti mė vdekjeprurės nė Ukrainėn e pas-Bashkimit Sovjetik, ka ndodhur nė mars 2000, kur 80 minatorė humbėn jetėn nė njė minierė qymyri nė qytetin Luhansk, pėr shkak tė njė shpėrthimi.

Sipas statistikave vetėm gjatė kėtij viti nė Ukrainė, kanė humbur jetėn nė incidente tė ngjashme, 80 minatorė