E ka menduar se ndėshkimin e radhės pėr gabimet e tė birit 3-vjeēar, por tragjikisht ai ka qenė dhe i fundit. Christophe Champenois, babai 33-vjeēar nga Meaux, nė afėrsi tė Parisit, e ka mbyllur tė birin nė lavatriēen e rrobave, tė cilėn mė pas e ka ndezur. Gabimi i Bastienit tė vogėl ka qenė njė nga gabimet tipike tė fėmijėve: i kishte hedhur nė banjo vizatimin njėrit prej shokėve tė kopshtit.
Fėmija 3-vjeēar, tė cilin fqinjėt e pėrshkruanin si bjond me fytyrė engjėlli ka vdekur si pasojė e dėmtimeve tė rėnda nė kokė.
Menjėherė e ėma u ka kėrkua ndihmė fqinjėve, duke thėnė se Bastieni kishte rėnė nga shkallėt. “E mora nė krahė, por gjymtyrėt e tij ishin tė lėshuara njėsoj si tė njė kukulle lecke”, ėshtė shprehur pėr Le Parisiene fqinja e familjes Champenois. “E ndieva zemrėn e tij tė rrihte disa herė dhe pastaj ndaloi”, tha ajo.
Motra e Bastienit tė vogėl u kishte treguar fqinjėve qė kjo nuk kishte qenė hera e parė qė abuzohej me tė. I ati e kishte mbyllur shpesh nė lavatriēe, nė dollap apo e kishte lėnė nė parvazin e dritares tė mbėshtjellė me njė batanije.
“Bastien ishte njė fėmijė i padėshiruar”, ėshtė shprehur Evelyne, gjyshja e tij. “Ditėn qė ai lindi, i ati ishte pėrjashta duke pirė dhe kur i thashė se ishte bėrė me djalė, mė tha qė nuk e donte”.
Babai-vrasės ėshtė tashmė nėn hetim pėr vrasjen e fėmijės sė tij, ndėrsa e shoqja, nėnė e 7 fėmijėve, akuzohet pėr mosparandalimin e krimit dhe mosdhėnien e ndihmės ndaj njė personi tė rrezikuar. Fėmijėt e tyre janė marrė nėn kujdes nga institucionet shtetėrore.