Edhe pse informata ėshtė jozyrtare, Keanu Reeves ka nisur njė varg thashethemesh nė lidhje me ringjalljen e filmit legjendar Matrix.
Gjatė promovimit tė filmit tė tij tė ri "Henry's Crime" nė Londėr, aktori Keanu Reeves personalisht ka nisur njė varg thashethemesh, tė iniciuara nga deklarata se vėllezėrit Wachowski tashmė kanė pėrfunduar tė gjitha pėrgatitjet pėr dy vazhdime tė reja tė serialit "Matrix". Dhe kjo nuk ėshtė e tėra. Vėllezėrit e famshėm thuhet se janė takuar me James Cameron qė tė mėsojnė tė gjitha aspektet e teknologjisė sė re 3D.
Megjithatė, pasi qė vėllezėrit Wachowski tani janė duke punuar nė disa projekte tė reja, pėrfshirė pėrshtatjen e romanit "Cloud Atlas" me Tom Hanks, Hale Barry dhe Natalie Portman nė rolet kryesore, deri mė tani askush nuk e di saktėsisht se sa kohė do tė kalojė deri te "Matrix", i ri, si dhe nėse projekti do tė realizohet me tė vėrtetė.