Dy peshq akuariumi, mė tė vjetrit tė njohur nė Britaninė e Madhe dhe mbase edhe nė botė, festuan ditėn e mėrkurė 34-vjetorin e tyre.

Nė fakt, ata mund tė jenė edhe mė tė moshuar se kaq, rrėfen pronari, i cili fitoi “Splishin” dhe “Splashin” nė njė kėnd lojrash, nė vitin 1977. Atėherė, ata kishin njė ngjyrė tė kuqe tė ndezur, por me kalimin e viteve, nga pleqėria janė shndėrruar nė gri.

Ēifti i peshqve ka jetuar mė shumė edhe se katėr mace tė shtėpisė. Diēka e tillė ėshtė e pashpjegueshme duke patur parasysh se peshqit jetojnė maksimalisht deri nė dhjetė vjet, ndėrsa ata qė rriten nė akuarium, kanė njė jetėgjatėsi shumė mė tė ulėt.

”Nuk e kam idenė se si ia kanė bėrė qė tė jetojnė tė dy kaq gjatė. Kemi mbajtur tė pastėr akuariumin dhe i kemi hedhur ushqim ēdo mėngjes, por nuk kemi bėrė asgjė tjetėr tė veēantė. Janė bėrė si pjesė e shtėpisė”, shprehet pronari, sipas tė cilit, ka shumė gjasa qė shtėpia t’u mbetet peshqve, pasi me “siguri do tė jetojnė mė gjatė se ne”, batuta e tij.

Nė librin Gines, peshku mė i moshuar ka ngordhur nė moshėn 43 vjeēare.