Problemet
me flokė nuk janė tė rralla, pėr kėtė arsye shpesh merremi me shampo
dhe preparate tė ndryshme. Mirėpo, ekziston mundėsia qė edhe pėr flokėt
tė kujdesemi me preparate natyrale, ndėrmjet tė cilave mė kualitative
janė vajrat dhe bazat eterike.

Hidrolatet e luleve pėrdoren
pėr trajtimin e cilėsdo gjendje kronike tė flokėve (flokėve tė thata
dhe tė plasaritura, zbokthit, flokėve tė yndyrshme) duke i shtuar disa
pika tė vajrave eterike.

Nėse dėshirojmė qė vetvetiu tė pėrgatisim preparate pėr kujdesin ndaj
flokėve tė cilat rrallė janė tė disponueshme, apo pėrgatitjen e
kremrave tė cilat do t’i pėrdorim ēdo ditė, atėherė vajrat dhe bazat
eterike janė tė mirėseardhura.

Me anė tė kėtyre produkteve mund tė krijohet preparate tė cilat i zgjidhin problemet me flokėt e thata dhe majat e plasaritura.

Njė shembull mė i ri ėshtė prodhimi i kremit nga baza e
mandingės(gjalpė nga fruti i Vitellaria paradoxa) e cila ėshtė
plotėsisht natyrale, pėr dallim nga bazat sintetike nga tė cilat
prodhohen tė gjitha kremrat industriale.

Mandinga nė temperaturė tė dhomės ėshtė nė gjendje tė ngurtė, ndėrsa nė
ujė tė nxehtė ajo vetvetiu shkrihet. Nė kėtė gjendje mandingės i
shtohet vaj eterik dhe pastaj preparati lihet nė temperaturė tė dhomės
qė pėrsėri tė ngurtėsohet dhe pastaj si i tillė pėrdoret nė flokė.