Ndoshta duhet ta provoni!

Nese deshironi dhembe te shendetshem e te bardhe harrojini zbardhuesit e kushtueshem e te vrazhde dhe provoni dicka me te thjeshte dhe Natyrale, Vajin e Susamit, mundesisht te prodhuar me menyren e ftohte, (ashtu sic e prodhojme ne). Nese e perdorni kete vaj per larjen e gojes do t'i keni misherat e dhembeve me te shendetshem, dhe dhembet me te bardhe. Ky vaj ka cilesine e mrekullueshme te luftoje mikrobet ne kete menyre dizinfektimi behet ne menyre te persosur.

Si mund ta aplikoni?

Gjeja e pare qe duhet te beni ne mengjes para se te hani ose te pini dicka, eshte te merrni nje sasi vaji susami prej 15 ml. Hidheni kete sasi ne goje dhe filloni te beni nje tip shpelarje duke e rrotulluar sa majtas djathtas me levizje te riperseritura, ne menyre qe vaji te kete mundesi te shperndahet mire ne te tere gojen. Bejni kete gje per rrethe 5-10 minuta, ne fakt sa me gjate aq me mire per ju. Pas 10-15 minutash vaji do te behet me i holle dhe do te mari nje ngjyre si te bardhe. Me pas lajini normalisht me pasten e zakonshme. Nese ne mengjes jeni shume te zene dhe s'keni shume kohe, mund ta beni kete gje nderkohe qe jeni duke bere dushin, ose jeni duke u marre me dicka tjeter.

Masazh para se te flini:

Mjeket rekomandjone nje masazh te tille edhe para se te shkoni per te fjetur. Per te mos harxhuar shume kohe, ju mund te hidhni disa pika vaj ne furcen e dhembeve dhe masazhoni misherat, ferkojini dhembet njesoj sic beni me pasten e dhembeve. Per efekt me te gjate, mos e shpelani gojen por lereni vajin te veproje edhe gjate nates. Ka shije te mire, per me teper do t'jua mbaje gojen te paster.
Ky vaj gjithashtu mund te perdoret edhe ne vend te balsamit te buzeve, eshte zbutes shume i mire dhe nuk i lejon te plasariten.