Receta Gatimi

Musaka me patėllxhan


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    i/e rregjistruar 10% Maska e mikaela
    Anėtarėsimi
    Dec 2011
    Postime
    35
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0

    Musaka me patėllxhan

    Musakaja me patellxhan eshte nje nga pjatat me te njohura te kuzhines Greke e pregatitur me perberesit me tipik te ketij vendi: mish i grire, patellxhan dhe djath. Persa i perket origjines, mendohet se prejardhja e saj eshte nga ishulli i Qipros ose Kretes te cilet ne te shkuaren kane pasur influence te madhe nga Arabie dhe Turqia, sidomos nga pikepamja gastronomike.

    Perberesit per 4 persona:



    1kg patellxhan
    400gr mish te grire vici
    4 domate mesatare
    3 qepe mesatare
    2 thelpinj hudhra
    500 ml salce beshamel
    djath kackavall i grire
    koper e grire
    kanelle
    kripe
    piper i zi
    pak gjalp
    vaj ulliri
    vaj per te skuqur patellxhanet
    Si fillim, heqim bishtin dhe majen e patellxhaneve, i lajme nen uje te rrjedhshem dhe i presim ne feta te rrumbullakta nese jane te medhenj apo ne feta gjatesore nese jane te holle me trashesi rreth 1/2cm. I vendosim ne nje ene duke i sperkatur me kripe te trashe dhe i leme ne kete menyre t’i dali hidherimi per rreth 1 ore.

    Nderkohe pregatisim kimen: kaverdisim me pak vaj ulliri qepen dhe hudhren te grira holle, shtojme mishin e grire duke e perziere here pas here dhe duke e shtypur me dhembet e nje piruni. Kur e gjithe masa te kete marre ngjyre, e shuajme me uje , shtojme domatet e grira, kripe, piperin dhe shume pak kanelle. E gatuajme ne kete menyre kimen per rreth 15 minuta duke i shtuar uje nese eshte e nevojshme. Ne fund, e sperkasim me koper te grire dhe e leme ne nje ane.

    Skuqim ne vaj te nxehte patellxhanet te cilet i kemi shtrydhur me dore nga uji i tepert derisa te marrin ngjyre te arte nga te dyja anet. I leme te ftohen per rreth 10 minuta dhe fillojme me pregatitjen perfundimtare te recetes.

    Lyejme me pak gjalp nje tave qelqi, vendosim ne fund patellxhanet e skuqur, hedhim siper gjysmen e mishit te grire dhe veprojme ne kete menyre duke i alternuar keto dy perberes derisa te perfundojme me nje shtrese patellxhane ne siperfaqe. E mbulojme taven me salce Beshamel , e sperkasim me pak djath kackavall te grire dhe e fusim ne furre ne 190°C per rreth 40 minuta apo derisa tava te marre ngjyre te arte ne siperfaqe. Musakane e sherbejme te nxehte apo ne temperature ambjenti duke e prere ne feta katrore.

    *Keshille: Duke qene se kjo pjate eshte relativisht e rende, ne vend ti skuqim patellxhanet, mund ti pjekim ne zgare apo ne furre. Gjithashtu mund te perdorim patate ne vend te patellxhaneve te cilat i skuqim, i pjekim apo i ziejme paraprakisht. Mund te bejme edhe nje alternim te patateve me patellxhanet… mundesite jane nga me te ndryshmet dhe i pershtaten cdo preference.

  2. #2
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    791
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    kjo eshte nje pjate shume e mire, por e rende, une i bej ne zgare patellxhanet, te pakten s'marrin aq vaj. megjithate ia vlen ta provosh nje here ne muaj kete pjate...

  3. #3
    Postues Nderi Lirenti-Addicted Maska e TraHaNa
    Anėtarėsimi
    May 2008
    Postime
    1,532
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    18
    na kenaqe mikaela (lum kush te gezon )

    ben eksport ne EU ? a mi dergon me poste ??

  4. #4
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    791
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga UDEK Lexo postimin
    na kenaqe mikaela (lum kush te gezon )

    ben eksport ne EU ? a mi dergon me poste ??
    hahahaaa e forte kjo....

  5. #5
    i/e rregjistruar 35% Maska e paolo maldini
    Anėtarėsimi
    Aug 2009
    Vendndodhja
    now albania
    Postime
    913
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    15
    musaka eshtte verte nje nga pjata me te shishme te guzhines greke. edhe un kur punoja ne nje restorant grek e vura re sa e kerkuar ishete. musakaja.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi