Receta Gatimi

Tortė Tenerina


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    i/e rregjistruar 10% Maska e mikaela
    Anėtarėsimi
    Dec 2011
    Postime
    35
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0

    Tortė Tenerina

    Nje tjeter recete italiane, kesaj here nga qyteti Ferrara, e pregatitur vetem me cokollate te zeze, veze dhe gjalp. Karakteristike e saj eshte se gjate pjekjes formon nje shtrese krokante ne siperfaqe nderkohe qe brenda qendron e bute dhe e lagesht. Nje kenaqesi e vertete per te apasionuarit e cokollates!

    Per nje torte mesatare
    200gr cokollate te zeze
    100gr gjalp
    3 veze
    150gr sheqer
    60gr miell
    3 luge qumesht
    nje maje luge kripe
    Sheqer pluhur per sperkatje

    Per te pregatitur kete torte fillimisht coptojme ēokollaten e zeze dhe e vendosim te shkrije ne banjomari derisa te behet kremoze. Presim gjalpin ne kuba te vegjel dhe ia shtojme ēokollates akoma ne zjarr, duke pasur kujdes qe copezat e gjalpit te kene shkrire plotesisht perpara se te hidhen te tjerat. Kur i gjithe gjalpi te kete shkrire, e heqim masen nga zjarri dhe e leme te ftohet.

    Nderkohe, rrahim te verdhat e vezeve me gjysmen e sheqerit derisa te perftojme nje perberje kremoze (kjo mund te arrihet me pirun ose me rrahes elektrik) dhe gjithmone duke e rrahur shtojme ēokollaten me gjalpin e shkrire, qumeshtin e vaket, miellin dhe i perziejme te gjitha bashke.

    Ne nje ene te veēante, rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe, shtojme pjesen e mbetur te sheqerit dhe vazhdojme rrahjen derisa te formohet nje krem kompakt; me pas, me anen e nje spatule ia shtojme kete perberje brumit me ēokollate duke e perziere nga poshte lart.

    Lyejme me gjalp dhe miell nje forme te rrumbullaket per torta me diameter 24 cm, hedhim ne te brumin e pregatitur dhe e vendosim ne furren e parangrohur ne temperaturen 180°C per 25-30 min.

    Pasi te jete pjekur (bejme proven e pirunit), e leme te ftohet brenda ne furre. Ne momentin e servirjes, e presim torten ne copa dhe e zbukurojme siper me sheqer pluhur.

    *Keshille: Per kete recete mund te perdoren variante te ndryshme: ne vend te qumeshtit, shtojme nje veze tjeter mesatare. Nqs nuk i rezistoni dot ēokollates, mund te zevendesoni 3 luge miell me 3 luge kakao te hidhur, por kujdes! Duhet patjeter te shtoni sasine e sheqerit (2 luge). Se fundi, mund ta zbukuroni torten me kakao ne vend te sheqerit pluhur!

  2. #2
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    791
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    mmmmm sa e mire kjo recete...me paska shpetuar kjo lloj torte...do ta pergatis patjeter...
    shume faleminderit per kete recete mikaela

  3. #3
    i/e rregjistruar 10% Maska e mikaela
    Anėtarėsimi
    Dec 2011
    Postime
    35
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    asgje eshte kenaqesi.....

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Fruta & Embėlsira: Torte me Cokollate dhe Lajthi..!
    Nga erinda nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-03-2012, 10:23 AM
  2. Torte ananasi
    Nga MAJDI nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 26-07-2010, 04:34 PM
  3. Torte me mente dhe nutella
    Nga Nerti nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-09-2009, 01:02 PM
  4. Torte ananasi
    Nga Altin111 nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-07-2009, 12:22 PM
  5. Torte me cokollate te lengshme
    Nga kuklla nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 03-04-2009, 10:41 PM