Nje tjeter recete italiane, kesaj here nga qyteti Ferrara, e pregatitur vetem me cokollate te zeze, veze dhe gjalp. Karakteristike e saj eshte se gjate pjekjes formon nje shtrese krokante ne siperfaqe nderkohe qe brenda qendron e bute dhe e lagesht. Nje kenaqesi e vertete per te apasionuarit e cokollates!
Per nje torte mesatare
200gr cokollate te zeze
100gr gjalp
3 veze
150gr sheqer
60gr miell
3 luge qumesht
nje maje luge kripe
Sheqer pluhur per sperkatje
Per te pregatitur kete torte fillimisht coptojme ēokollaten e zeze dhe e vendosim te shkrije ne banjomari derisa te behet kremoze. Presim gjalpin ne kuba te vegjel dhe ia shtojme ēokollates akoma ne zjarr, duke pasur kujdes qe copezat e gjalpit te kene shkrire plotesisht perpara se te hidhen te tjerat. Kur i gjithe gjalpi te kete shkrire, e heqim masen nga zjarri dhe e leme te ftohet.
Nderkohe, rrahim te verdhat e vezeve me gjysmen e sheqerit derisa te perftojme nje perberje kremoze (kjo mund te arrihet me pirun ose me rrahes elektrik) dhe gjithmone duke e rrahur shtojme ēokollaten me gjalpin e shkrire, qumeshtin e vaket, miellin dhe i perziejme te gjitha bashke.
Ne nje ene te veēante, rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe, shtojme pjesen e mbetur te sheqerit dhe vazhdojme rrahjen derisa te formohet nje krem kompakt; me pas, me anen e nje spatule ia shtojme kete perberje brumit me ēokollate duke e perziere nga poshte lart.
Lyejme me gjalp dhe miell nje forme te rrumbullaket per torta me diameter 24 cm, hedhim ne te brumin e pregatitur dhe e vendosim ne furren e parangrohur ne temperaturen 180°C per 25-30 min.
Pasi te jete pjekur (bejme proven e pirunit), e leme te ftohet brenda ne furre. Ne momentin e servirjes, e presim torten ne copa dhe e zbukurojme siper me sheqer pluhur.
*Keshille: Per kete recete mund te perdoren variante te ndryshme: ne vend te qumeshtit, shtojme nje veze tjeter mesatare. Nqs nuk i rezistoni dot ēokollates, mund te zevendesoni 3 luge miell me 3 luge kakao te hidhur, por kujdes! Duhet patjeter te shtoni sasine e sheqerit (2 luge). Se fundi, mund ta zbukuroni torten me kakao ne vend te sheqerit pluhur!