Tave mishi me qepe e veze.

Ka shume menyra per te gatuar kete lloj recete, une po ju shkruaj menyren time. Per kete recete duhen:

1kg mish vici

4-5 kokrra qepe+ 6-7 qepe te njoma

2 domate

3 veze

2 luge qumesht

kripe, piper, majdanoz, gjethe dafine

Presim mishin ne copa te vogla, une i bej sa me te vogla se me pelqejne me shume. Ne nje tigan te thelle kaperdisim qepet e grira holle, edhe qepujkat nese keni ( i japin nje shije te vecante gjelles), sapo te jete zbutur pak qepa i shtojme mishin, i kaperdisim bashke, i shtojme gjethet e dafines,e mbulojme tiganin me kapak dhe i leme me zjarr te ngadalte per pak kohe, here pas here e shohim se mos ngjitet, me pas i shtojme dhe domaten e grire holle( ne rende ose ne copa te vogla me thike), e mbulojme perseri me kapak sa te 'shkrihet' domatja. me pas i shtojme uje, e leme te zieje derisa mishi te jete zier, pastaj e hedhim ne nje tave e i shtojme kripe, piper, majdanoz dhe vezet e rrahura me pak qumesht. e fusim ne furre derisa ta shohim qe vezet jane mpiksur dhe siper eshte formuar nje si kore ''e bukur'', fikim furren dhe e leme per nja 10-15 min ne furre...pastaj mund ta sherbeni ne pjata, do te jete me bukur nese keni nje tave balte te madhe qe mund ta vini direkt ne tavoline, ka shume efekt, (ose nese keni edhe tava balte te vogla per nje person, mund ta ndani qe ne fillim, para se ta fusni ne furre).
Kjo eshte nje gjelle qe une e gatuaj shpesh. provojeni dhe ju.
ju befte mire