Receta Gatimi

"S’me dhate vajzen, po ikim ne parajse"


+ Përgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 9 prej 9
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anëtarësimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    "S’me dhate vajzen, po ikim ne parajse"



    E Merkure, 21 Nentor 2007

    ELBASAN - I zhytur ne deshperim te thelle, ne pamundesi per t’u fejuar me vajzen qe deshi, Dritan Tefiku, 27 vjec, ka ekzekutuar me nje plumb pistolete ne koke te dashuren e tij, Gentiana Kllogjeri, 19 vjec, studente ne vitin e pare ne nje shkolle te larte private ne Elbasan. Me pas 27-vjecari eshte veteqelluar, duke u shtrire perkrah vajzes qe deshi. E gjithe skena ka ndodhur ne sy te klases, e cila eshte terrorizuar nga veprimet e djalit te helmuar nga dashuria. Paralajmerimi, letra e gjetur ne xhep, lamtumira per ne boten e pertejme dhe gjithe detajet e ngjarjes qe shokoi dje qytetin e Elbasanit.

    ***

    Ai donte ta kishte te tijen me cdo kusht. Ishte fiksimi i tij ne kete jete. Dashuria ia kishte helmuar shpirtin, ndaj nuk e ka pranuar kurre humbjen. Per nga perfundimi ngjarja ngjason me Romeon dhe Xhulieten. Por per nga subjekti eshte dicka krejt e njeanshme. Vrasja e dyfishte ka terrorizuar studentet e shkolles se larte per infermieri dhe ka shokuar qytetin e Elbasanit. Dritan Nevzat Tefiku, 27 vjec, me banim ne lagjen “Brigada 17 Sulmuese” ka ekzekutuar ne sy te klases ish-te dashuren e tij, Gentiana Kllogjeri, 19 vjec, me banim ne lagjen “Clirimi” ne Elbasan. 27-vjecari ka kryer vrasje me paramendim, pasi ka siguruar me pare nje pistolete, tip “TT”, dhe ka shkruar nje leter, ku njoftonte per fundin dhe parajsen qe nuk do t’i ndante kurre.

    ***

    Ngjarja ka ndodhur rreth ores 09.30, kur nxenesit e shkolles se larte per infermieri sapo kishin hyre ne mesim. Dritan Tefiku arrin te depertoje nga dera kryesore dhe sapo hyn ne korridor nxjerr pistoleten, ku qellon njehere ne ajer. Pastaj me pistoleten qe mbante ne dore ka hyre ne laborator dhe aty ka kercenuar me jete studentet dhe pedagogun. Ai ka kerkuar qe ata te dalin jashte. Me duart qe i dridheshin dhe i verdhe ne fytyre ai eshte afruar tek ajo qe donte, i ka thene: “pse nuk me ktheve pergjigje?”, e ka kapur per flokesh dhe e ka qelluar me nje plumb te vetem ne koke. Pasi eshte siguruar per vdekjen e se dashures ka kthyer pistoleten nga vetja, duke u veteqelluar ne koke. Dritani eshte shtrire ne krah te Gentianes.

    ***

    I gjithe veprimi ka terrorizuar studente dhe pedagoge te shkolles, zyrat e avokateve dhe notereve dhe me tej, edhe vete gjykatesit dhe prokuroret, godinen e te cileve vetem nje rruge e ndan. Studentet kane braktisur shkollen te alarmuar, nderkohe qe dikush ka lajmeruar policine. Ngjarja ka ndodhur pak metra larg godines se Prokurorise dhe Gjykates, pikerisht ne rrugen ku jane sistemuar institucionet me te rendesishme te Elbasanit, si policia, gjykata, prokuroria, materniteti, kirurgjia, konviktet e universitetit,

    spitali etj. Pas pak castesh ne shkolle ka ardhur policia dhe ambulancat, qe kane transportuar trupat e viktimave per ne kirurgji. Por edhe pse mjeket kane nderhyre me shpejtesi Gentiana Kllogjeri dhe Dritan Tefiku nuk kane mundur t’i shpetojne vdekjes. Vajza duket se ka vdekur qe ne klase, ndersa djali ka vdekur pas pak castesh ne spital. Kufomat jane transportuar per ne morgun e qendres spitalore, ku i jane nenshtruar ekspertimit mjeko-ligjor.

    Letra e plote, drejtuar nenes se Gentes

    “Ne oren 8.30 do te jemi ne parajse”

    Vendimi per aktin makaber duket se eshte bere me paramendim. Kete e verteton edhe letra ne xhepin e pantallonave te Dritan Tefikut, e gjetur nga oficere te policise gjyqesore. Ne letren e amanetit, e cila eshte administruar ne cilesine e proves materiale, citohet tekstualisht: “Kete leter qe po shkruaj, dua qe ta lexoje mamaja e Gentes. Ia le amanet asaj, qe te vuaje gjithe jeten. Ne oren 8.30 une dhe Genta do te ndahemi nga kjo bote dhe do te shkojme ne parajse. Atje do te na gjeni, ne parajse, pasi nuk deshet qe ne te jemi bashke ne kete jete. Une te kisha thene, se kemi kater vjet qe njihemi me Genten, te pata paralajmeruar, te dola borxhit!”.

  2. #2
    Anëtarë VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anëtarësimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    791
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18

    Re: "S’me dhate vajzen, po ikim ne parajse"

    Zoti na ruajt nga keta te cmendur!!!!
    po shkojme drejt fundit te botes megjithe keto gjera qe degjojme
    uuuhhhh

  3. #3
    i/e rregjistruar 35% Maska e anna
    Anëtarësimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    france
    Postime
    761
    Reputacioni
    18

    Re: "S’me dhate vajzen, po ikim ne parajse"

    opo thuaj ishalla mos ne rente ne pjese nje djale si ky po mire

  4. #4
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anëtarësimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: "S’me dhate vajzen, po ikim ne parajse"



    Tragjedia, merret në pyetje nëna e vajzës

    Përcillen për në banesën e fundit dy viktimat e Elbasanit

    Pas tragjedisë së ndodhur dy ditë më parë në Elbasan, ku një 25-vjeçar qëlloi mbi ish të fejuarën e tij dhe më pas vrau veten, dje është marrë në pyetje nëna e 19-vjeçares. Behije Kllogjëri është përgjigjur përpara uniformave blu të Elbasanit, për të hedhur më shumë dritë lidhur me marrëdhëniet që kishte vajza e saj Gentjana dhe ish i fejuari, Dritan Tefiku. Letra e gjetur në xhepin e 25-vjeçarit pas vetëflijimit të tij i është drejtuar pikërisht asaj. "Ne do të shkojmë në parajsë dhe ti do të shkosh në ferr". Kjo ka qenë pak a shumë përmbajtja e letrës që Dritan Tefiku kishte shkruar para se të kryente vrasjen dhe më pas vetëvrasjen. Dita e djeshme ka shënuar dhe përcjelljen për në banesën e fundit të dy viktimave të dashurisë, ndërsa banorët e Elbasanit janë shprehur tejet të tronditur nga një krim i tillë i pashembullt. Në fakt, policia e Elbasanit ka qenë në dijeni edhe më parë lidhur me konfliktet që kishte pasur mes dy të dashuruarve, lidhja e të cilëve njihej edhe nga prindërit. Por të afërmit e 19-vjeçares, studente në shkollën private "Medicom", nuk kanë qenë dakord me këtë lidhje, ndërkohë që edhe vajza e kishte pranuar ndarjen me 25-vjeçarin. Për fat të keq, Tefiku nuk ishte në të njëjtin mendim, prandaj dhe merr guximin të kryejë krimin makabër. Gentiana ishte motër e vetme mes dy vëllezërve dhe jetonte vetëm me nënën pas divorcit të prindërve të saj. Hasani, daja i 19-vjeçares, ka pohuar se "pas prishjes së fejesës, Dritani i bënte presion vajzës, ndaj dhe e denoncuam në polici. Pas shoqërimit në polici, Dritani deklaroi se nuk do ta shqetësonte më vajzën, por në fakt nuk ndodhi kështu".

    Kanë qenë sjelljet e pahijshme të djalit që sollën më pas dhe ndarjen në çift dhe bindjen e të afërmve të saj se "ai djalë nuk bënte për të". Ndërsa të afërmit ishin përpjekur që ta mbanin vajzën larg tij, ai kishte vazhduar duke i bërë presion, duke e kërcënuar vazhdimisht, derisa vajza të pranonte të rilidhej me të. Në fakt ai ishte përballur me kundërshtimet e saj dhe të familjes, prandaj Tefiku kishte guxuar që të hynte në ambientet e shkollës dhe ta vriste atë.

    Nevzat Tefiku, babai i 25-vjeçarit, ka pohuar se ndarja e dy të rinjve erdhi si pasojë e fjalëve të këqija që fliteshin për djalin e tij. Edhe pse ato nuk ishin të vërteta, ishin marrë për bazë nga ana e familjes së Gentjanës, që vazhdonin të insistonin për ndarjen e tyre. Megjithatë, ndarja e tyre nuk u përtyp dot nga ana e Tefikut, i cili qëlloi mbi vajzën dhe pastaj mbi veten, duke e marrë atë në botën e përtejme.

    Edhe në këtë rast, kur policia ishte vënë në dijeni të një konflikti familjar, nuk u bë më shumë veçse shoqërimin e djalit në komisariat në një rast të vetëm. Nuk mund të parandalonte kronikën e zezë të kërcënimeve të shpallura vazhdimisht.

  5. #5
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anëtarësimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: "S’me dhate vajzen, po ikim ne parajse"

    “Na kërkuan tri ditë dhe s’e pranuan fejesën me Dritanin”

    • elbasan - “Një denoncim i dytë nga ana e vajzës për kërcënimet nga Dritan Tefiku do të na kishte detyruar të ndërmerrnim masa konkrete ndaj tij”.
    “Dritani kërcënonte për paratë e drogës”
    • “Djali drogohej dhe kërcënonte vajzën tonë t’i jepte lekë për të blerë drogën”. Akuza vjen nga familjarët e Gentianës, pasi kanë përcjellë për në banesën e fundit 19-vjeçaren.
    Fier, 631 të pastrehë marrin 1.3 milionë euro
    • “Dritani e donte shumë Gentianën dhe bënte shumë për të. Por, thashethemet e njerëzve të këqij i ndanë të rinjtë”.

    ELBASAN

    I ati i 27-vjeçarit, Nevzat Tefiku, është i pikëlluar për atë që ka ndodhur. Ai i ka përjetuar momentet e tronditjes së të birit, pas mohimit të kurorëzimit me fejesë të lidhjes së tyre disavjeçare, pa e menduar kurrë veprimin ekstrem të Dritanit. Pas ngjarjes tragjike, 58-vjeçari ndihet më tepër i vrarë se nuk arriti të ndalonte në kohë çfarë bluhej në kokën e djalit prej 2 muajsh.
    Cilat ishin marrëdhëniet tuaja me familjen Kllogjeri?
    Marrëdhëniet tona me familjen e vajzës që donte im bir, Dritani kanë qenë normale. Fillimisht ne dinim që djali donte një vajzë. Kaluan disa kohë dhe më pas vajza vinte në shtëpinë tonë e djali shkonte te shtëpia e saj. Më pas me kërkesë të djalit vendosëm që të kërkojmë dorën e Gentianës për Dritanin. Shkuam te shtëpia e Gentianës dhe biseduam me nënën e saj dhe të afërm të tjerë për të përfunduar në fejesë lidhjen mes dy të rinjve, të cilët kishin tre vite e gjysmë që duheshin. Nëna e vajzës kur ne shkuam ta kërkonim na tha se duhet të mendohej për këtë fejesë dhe na kërkoi tri ditë kohë për të na dhënë përgjigje. Ne i kishim kryer të gjitha procedurat familjare për sa i përket kësaj fejese dhe prisnim vetëm përgjigjen nga familja e vajzës që të caktonin datën e ndërrimit të nishaneve mes familjeve. Vetëm thashethemet e njerëzve të këqij ishin ato që ndikuan në ndarjen e dy të rinjve.
    A ju kthyen përgjigje familjarët e vajzës?
    Përgjigja nuk erdhi pas tri ditësh. Kisha tentuar të shkoja te familja e vajzës për të mësuar se cila ishte përgjigja e tyre, por nuk shkova, pasi përgjigjen duhet të ma kishin sjellë ata. Më pas nga familja e vajzës më ven një përgjigje se ata nuk ishin dakord që kjo fejesë të kurorëzohej me sukses, sepse sipas tyre kishin dëgjuar fjalë jo të mira për djalin tonë. Gjithçka pas kësaj u prish e më pas ndodhi edhe ajo që nuk duhet të ndodhte kurrë, sido që të ishin problemet. Përgjigja negative më erdhi nga nëna e vajzës, e cila nuk donte ta fejonte vajzën se kishte dëgjuar fjalë shumë të këqija për djalin tim.
    Si reaguat ju më pas?
    Kurrë nuk i pranova ato fjalë që më solli e ëma e Gentianës. Bisedova me djalin, i thashë se familja e vajzës kishte sjellë përgjigje negative për fejesën mes atij dhe Gentianës, pasi familjes i kishin folur fjalë të këqija për të. Djali sapo mori vesh këtë u rëndua shumë se nuk ia merrte mendja që familja e Gentianës të sillte një përgjigje të tillë. Dritani e donte shumë Gentianën e bënte gjithçka për të. Më pas u përpoqa që të bisedoja sërish me familjen e vajzës, por ishte e pamundur për mua, derisa kishin sjellë një përgjigje të prerë se kjo fejesë nuk do të kryhej.
    Po djali juaj kishte shfaqur ndonjë shenjë për veprimin ekstrem që mund të ndërmerrte?
    Ishte vetëm i tronditur nga përgjigja negative e familjes së Gentianës. Ai mundohej të fliste në telefon me të, i dilte përpara për ta takuar, por Gentiana ishte e vendosur që kjo histori nuk duhet të vazhdonte më mes tyre. Ndarja me vajzën e vrau shpirtërisht Dritanin, i cili nuk flinte dhe nuk kishte moment që të mos mendonte për Gentianën, derisa arriti të bënte një gjë që askush nga ne nuk do ta dëshironte kurrë.
    Kur e morët vesh çfarë kishte ndodhur?
    E kam marrë vesh rastësisht dhe më pas më kanë ardhur disa të afërm që ma kanë thënë. Fillimisht më thanë se duhet të shkonim në spital e më pas, sapo arrita atje mësova se çfarë kishte ndodhur. Jam krejtësisht i shokuar, pasi nuk munda dot të ndaloj djalin që të mos arrinte deri në këtë veprim.

    Letër Lamtumire

    Kush e merr i pari këtë letër në dorë tja dërgojë zonjës Hamide.

    Znj Hamide!
    Po e bëj këtë veprim sepse ti nuk dëshiron që unë të martohem me vajzën tënde dhe të jetoj me të, unë e dua shumë dhe jeta ime pa të nuk ka kuptim. Znj Hamide, ti e dije që unë kisha katër vjet që isha i lidhur me vajzën tënde, dhe po bëj këtë akt, pasi dua që të shkoj në parajsë bashkë me njeriun që desha më shumë në jetë. Nuk pot të vras ty. Jeto znjHamide, pasi dua që të vuash vdekjen e vajzës tënde që të na përcjellësh ne të dyve për në banesën e fundit.


    Hamideja asnjë sqarim në polici
    ELBASAN - Hamide Kllogjeri, e cilësuar si shkaktare e kësaj tragjedie nga ana e vrasësit Dritan Tefiku, nuk është marrë më në pyetje nga policia. Ajo është shoqëruar vetëm pasi është gjetur letra në xhepin e vrasësit dhe sipas policisë nuk është pyetur për ngjarjen, por vetëm për identifikimin e kufomave. Edhe në ditët në vazhdim, policia nuk mendon se mund të marrë në pyetje gruan, pasi kjo ngjarje është mbyllur.



    Dritan Tefiku
    Një grup i madh të rinjsh kanë përcjellë dje për në banesën e fundit Dritan Tefikun, 27-vjeçarin që kreu dy ditë më parë masakrën në shkollën private. Varrimi i tij ishte fiksuar i pari dhe u zhvillua rreth orës 11:00 të paradites së djeshme. Arkivoli i djalit që ndërmori veprimin tragjik, duke vrarë të dashurën dhe më pas veten, ishte rrethuar nga një grup të rinjsh, të cilët e shoqëruan deri në varrezat e qytetit. Ata nuk pranuan të flisnin për ngjarjen, duke pohuar në heshtje se ishin në dijeni të historisë së dhimbshme të dashurisë që kishin përjetuar dy të rinjtë. Ndërsa për fundin tragjik, askujt nuk i shkonte ndërmend.

    Gentjana Kllogjeri
    Gentjana Kllogjeri, 19-vjeçarja studente e degës së infermierisë është përcjellë dje në orën 14:00 për në banesën e fundit. Qindra të afërm të saj si dhe shokë e shoqe të klasës kanë përcjellë trupin e pajetë të saj dje për në varrezat e qytetit të Elbasanit aty ku 19-vjeçarja do të prehet përgjithmonë. Ndërkohë që dhimbja në familjen Kllogjeri shumëfishohet edhe pas letrës së gjetur në xhepin e vrasësit, i cili akuzonte nënën e vajzës, Hamidenë, si shkaktare të kësaj tragjedie. Ceremonia e varrimit shkoi pa asnjë problem, ndërkohë që të dy varrimet janë shoqëruar në distancë edhe nga forcat e policisë, që kishin frikën e përhapjes së konfliktit mes dy familjeve.

  6. #6
    Anëtarë i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anëtarësimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: "S’me dhate vajzen, po ikim ne parajse"

    Truri eshte gje e madhe. Vetem nje gje nuk mora vesh une, ate vajzen e kish pyetur ky a donte te shkonte ne parajse, dhe a eshte i sigurt ky qe do te shkoje ne parajse.

  7. #7
    ♡ KaFe Pa SHeQeR ♡ Moderator Maska e Mima
    Anëtarësimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    N'shpi (^_^)
    Postime
    2,568
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    20

    Re: "S’me dhate vajzen, po ikim ne parajse"

    Gjenah per te dy .....

  8. #8
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anëtarësimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: "S’me dhate vajzen, po ikim ne parajse"

    I eshte dukur se po bejne ndonje gje te bukur! Nuk hiqet jeta ne nje menyre te tille! Jeten ta jep dikush tjeter dhe nuk ka te drejte njeri ta heqe vete! Problemi mund te ishte zgjidhur ne ndonje menyre tjeter!
    Mesa di une, tani familja e djalit akuzojne te emen e vajzes si shkaktare per ngjarjen!

  9. #9
    i/e rregjistruar 35% Maska e anna
    Anëtarësimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    france
    Postime
    761
    Reputacioni
    18

    Re: "S’me dhate vajzen, po ikim ne parajse"

    me sa kuptova une pergjigja eshte se ne shqiptaret degjojme se se cfare thote bota. sepse po te ish kryer kjo fejese do te ishin te dy shendoshe e mire tani . por aty ka faje edhe nena e cila ne fillim i ka pritur ne shtepi dhe pastaj ka refuzuar fejesen vetem nga thashethemet e njerezve. duke u fejuar gentiana do ta shihte nese ky njeri ja vlente te kalonte jeten me te apo jo. nese jo atehere do te ndaheshin dhe mbi te gjitha faji nuk do te binte mbi te jemen. tani kesaj nene do ti mbete peng per ter jeten kjo tragjedi

+ Përgjigju tek Diskutimi

Tema të ngjashme

  1. Rekord: Zhytet 121 metra pa ajër në këtë parajsë blu
    Nga Erinaa në forum Ngjarje Nëpër Botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 09-12-2012, 05:53 PM
  2. 2 Arsyhet pse duhet te ikim ne Gjermani
    Nga ReniX në forum Lojra, Quize dhe Rebuse
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 09:09 PM
  3. Urime Nerti per vajzen
    Nga EMAUS në forum Përshëndetje dhe Urime
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 21-09-2008, 04:26 PM
  4. Shqipëria, kjo parajsë e adhuruesve të historisë
    Nga kuklla në forum Aktualiteti Shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-09-2008, 03:40 PM
  5. Piratët informatikë, parajsë në Shqipëri
    Nga ReniX në forum Të Rejat e Teknologjisë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-03-2008, 07:36 AM