E Merkure, 21 Nentor 2007

Nje grua 47-vjecare eshte arrestuar nga agjentet e policise se kryeqytetit, pasi akuzohet si tutore dhe ka rekrutuar nje te mitur 13-vjecare, me qellim te shfrytezimit per prostitucion. Ndersa ka ndermjetesuar me prinderit e vajzes dhe gjetur disa prej klienteve, kundrejt 100 eurove per akt, Liljana Zani eshte arrestuar ne flagrance nga policia e Komisariatit nr. 1, ne lagjen “Ali Demi”, ku sapo perfundonte nje pazar. Burime zyrtare te policise thane, per gazeten “Koha Jone”, se ndalimi eshte kryer oret e vona te se henes, duke u zbardhur dita e djeshme dhe per operacionin ka mjaftuar nje telefonate anonime ne sallen operative. Vajza e mitur, me inicialet A.S., eshte shoqeruar per ne komisariat, ku mesohet se nuk kishte familje dhe 47-vjecarja perkujdesej per te, duke i premtuar edhe shperblim per punen qe do kryente. Gjate deshmise, vajza mesohet se ka pranuar qe te ishte perdorur nga e dyshuara, por jo qe te ishte shfrytezuar, pasi krimi ka mbetur ne tentative.

Nje telefonate e kryer ne sallen operative te policise se Tiranes, ka dhene sinjalin e pare se ne nje lokal, ne lagjen “Ali Demi”, po kryhej nje pazar midis nje gruaje dhe nje personi per prostitucion. Liljana Zani eshte kapur ne prezence te nje vajze te mitur 13- vjecare, me te cilen nuk kishte asnje lidhje gjaku dhe kjo i ka shtyre uniformat blu te dyshonin dhe besonin tek informata operative. Po keshtu, sipas burimeve policore, 47- vjecarja ka shkuar ne banesen e prinderve te se mitures per te ndermjetesuar me ta kundrejt nje pagese prej 100 eurosh ne dite, nese ia linin vajzen qe ta shfrytezonte per prostitucion. Emri i personit qe ka njoftuar policine nuk eshte bere i ditur, nderkohe qe gjate mbledhjes se te dhenave eshte mesuar se Zani ka ndermjetesuar per te shfrytezuar te mituren, por nuk ia ka arritur qellimit, pasi perpjekja ka deshtuar. Zyra e Antitrafikut ne Drejtorine e Policise Tirane, ka marre ne pyetje vajzen, prinderit e saj, personat qe kane hyre ne bisedime me 47-vjecaren dhe vete te dyshuaren si tutore. Kjo e fundit nuk ka pranuar akuzen se ka shtyre e ndermjetesuar per te ushtruar prostitucion te mituren.

Ne pyetje eshte marre dhe vajza 13-vjecare, A. S., e cila ishte objekti i kesaj “marreveshjeje”, qe ka rrefyer per bisedimet e prinderve dhe gruas qe nuk e njihte. Gjithashtu, nga policia jane marre dhe deshmite e disa personave te tjere, qe, sipas burimeve, kane pasur dijeni per ngjarjen. Rasti i ka kaluar per hetim dhe mjekesise ligjore. Ekspertet e ketij institucioni do te bejne hetimet, per te vertetuar nese mbi vajzen ka pasur abuzim seksual apo jo. Nderkaq, aksioni eshte bere ne oren 19:00, dy dite me pare, nga ana e Komisariatit numer 1 ne kryeqytet, ne bashkepunim dhe me Sektorin e Luftes Kunder Trafiqeve ne Drejtorine e Policise se Tiranes. Mbi te arrestuaren rendon akuza e “ndermjetesimit dhe shtyrjes per prostitucion”.

E arrestuara

Liljana Zani, 47 vjece, nga Tirana

E demtuara

A.S., 13 vjece, nga Tirana

Akuza

“Ndermjetesimi dhe shtyrja per prostitucion me te mitura”



Kodi Penal

Neni 114

Shfrytezimi i prostitucionit

Shtytja, ndermjetesimi ose marrja shperblim per ushtrimin e prostitucionit, denohet me gjobe ose me burgim deri ne pese vjet.

Neni 22

Kuptimi i tentatives

Vepra penale quhet e mbetur ne tentative kur, megjithese personi ndermerr veprime te

drejtperdrejta per ta kryer ate, vepra nderpritet e nuk perfundohet per rrethana te pavarura nga vullneti.

Precedentet

11 shtator 2007

Marsela N., nga qyteti i Korces, eshte kapur ne flagrance ne hotel “Parlamenti”, duke ushtruar prostitucion dhe i kishte marre nje klienti shumen prej 2 mije lekesh. Ajo eshte vene ne pranga gjate nje operacioni te sektorit te Antitrafikut, pas informacioneve operative. Gjykata e denoi 20 dite burg, pasi deshmoi se zanatin e ushtronte per te jetuar, pasi ishte e varfer.

8 nentor 2007

Policia e Tiranes ka vene ne pranga nje 36-vjecare, e cila ushtronte prostitucion ne mes te kryeqytetit, ne ambientet e ish-hotel “Drinit”. Alketa X., 36 vjece, nga Peqini, eshte kapur ne kryeqytet, ne flagrance, duke ushtruar prostitucion ne ambiente publike, kundrejt shumes prej 1 mije lekesh.

18 nentor 2007

Gjendet pas me shume se dy muajsh e larguara nga shtepia e saj ne nje fshat te Elbasanit, 19-vjecarja Pranvera B., e cila eshte kapur duke ushtruar prostitucion ne Kamze. Ne pranga eshte vene dhe nje grua, e cila ishte dhe tutorja e vajzes, nga fshati Deshiran i Elbasanit. Zbulimi eshte bere pas nje denoncimi ne polici.