TAKIMI I TRETĖ
Mars i 30-ės mbas Krishtit
Jezusi, pra, gjashtė ditė pėrpara Pashkės, erdhi nė Betani, ku banonte Llazari, ai qė kishte vdekur dhe Jezusi e kishte ringjallur prej sė vdekurish. Dhe aty i shtruan njė darkė: Marta shėrbente dhe Llazari ishte njė nga ata qė rrinin nė tryezė me tė. Atėherė Maria mori njė libėr vaj erėkėndshėm prej nardi tė pastėr shumė tė kushtueshėm, vajosi me tė kėmbėt e Jezusit dhe i fshiu kėmbėt e tij me flokėt e saj; dhe shtėpia u mbush me erėn e kėtij vaji. Atėherė njė nga dishepujt e tij, Juda Iskarioti, bir i Simonit, ai qė do ta tradhtonte, tha: ''Pse nuk u shit ky vaj pėr treqind denarė dhe t'u jepej fitimi tė varfėrve?''. Por ai e tha kėtė, jo se kujdesej pėr tė varfėrit, por sepse ishte vjedhės dhe, duke qenė se ai e mbante qesen, mbante ē'shtinin atje brenda. Jezusi, pra, tha: ''Lėre! Ajo e ka ruajtur pėr ditėn e varrimit tim. Tė varfėrit nė fakt, i keni gjithmonė me ju, por mua nuk mė keni gjithmonė''. ( Gjoni 12:1-8 )
Kjo ėshtė njė pamje e pashoqe e gjithēkje qė ėshtė Betania. Bėhet njė gosti pėr nder tė Jezusit. Ai ėshtė ulur nė krye. Ky ėshtė vendi i nderit, mė i larti dhe mė qendrori. Njerėzit janė duke ngrėnė, duke patur miqėsi dhe duke u gėzuar.
E njėjta histori tregohet edhe nė Mateu 26 dhe Marku 14. Dhe na jepen detaje tė tjerė. Do ta rithem historinė duke u bazuar nė tė tre tregimet. (Kjo pjesė nuk duhet tė ngatėrrohet me atė tė gruas mėkatare qė vajosi Jezusin nė Lluka 7.)
Duke gostitur nė Praninė e Zotit
Gostia bėhet nė shtėpinė e Simon lebrozit. Jezusi duhet ta ketė shėruar nė tė kaluarėn. Nė kėtė histori ai ėshtė njė lebroz i pastruar. Por, edhe pse Simoni nuk ka mė lepėr, i ka dalė nami. Njerėzit vazhdojnė t'ia kenė frikėn. Vazhdojnė ta vėnė nė qoshe.
Por jo Jezusi.
Shikoni: Shtėpia e Perėndisė pėrbėhet nga lebrozė tė pastruar. Kėshtu jemi. Vuanim nga sėmundja e leprės frymore, njė metaforė e pėrshtatshme e mėkatit. Dhe Jezus Krishti na preku dhe na shėroi.
Gjithashtu i pranishėm ėshtė Llazari- njė njeri qė ėshtė ngritur nga tė vdekurit.
Lebrozė tė pastruar. Njerėz tė ringjallur. Tė gjithė tė ulur rreth njė tryeze ku Jezusi ėshtė Kreu- duke gostitur, duke patur miqėsi dhe duke gėzuar bashkė me Tė. Kjo ėshtė Betania. Dhe kjo ėshtė Kisha.
Pėrsėri, Marta ėshtė duke bėrė atė qė di tė bėjė mė mirė. Po shėrben. Por nuk shqetėsohet si mė parė. Pse? Sepse po shėrben nė ringjallje .
Diēka ka ndryshuar. Siē e dini, nuk mund tė rrish me Jezus Krishtin pėr shumė kohė pa ndryshuar. Prania e Tij na ndryshon.
Nė Betani, shndėrrohemi nga Zoti. Ndryshohemi nga jeta e Tij e ringjallur. Dhe gjėrat qė na mbanin tė lidhur mė parė tani janė thyer. Pesė muaj mė parė, Marta shėrbente nė mishin e saj. Por tani ajo shėrben nė ringjallje. Nuk ėshtė e shqetėsuar as ia tėrheq vėmendjen ndonjė gjė tjetėr. Po i shėrben Zotit tė saj pa ankesa, pa patur nevojė ta vėnė re tė tjerėt apo ta lehtėsojnė. Dhe nuk e shqetėson se ē'bėjnė apo nuk bėjnė tė tjerėt. Shėrbesa e saj ka tė bėjė me miqėsinė e saj dhe ajo ėshtė e lirė.
Edhe Maria ėshtė duke bėrė atė qė di tė bėjė mė mirė. Pėr tė tretėn herė, ndodhet nė kėmbėt e Zotit.
Largohuni pak nga kjo histori dhe pyesni veten se ē'po ndodh. Kjo ėshtė njė gosti familjare nė praninė e Jezus Krishtit. Ata po hanė darkė me Tė dhe Ai me ta. Sa figurė e bukur e Kishės.
Ju lutem vini re se pėrveē tė Dymbėdhjetėve, vetėm katėr njerėz kaluan bashkė me Jezusin gjashtė ditėt e fundit tė jetės sė Tij. Ishin katėr njerėz qė pėrbenin njė shtėpi pėr Tė kur gjithėkund e refuzonin: Maria, Marta, Llazari dhe Simoni. Kjo ėshtė njė padi kundėr mentalitetit tė megakishės.
Betania nuk ishte e madhe. Ishte njė fshat i vogėl. Popullėsia nuk duhet t'i kalonte tė 1000 vetėt. Dhe ky ėshtė vendi qė Zoti juaj zgjodhi ta bėnte shtėpinė e Tij. Ēfarė dėshmie pėr faktin se Perėndisė i intereson mė shumė cilėsia sesa sasia.
Vlera e Krishtit
Dua t'i hidhni njė sy tryezės. Tė Dymbėdhejtėt janė aty. Maria, Marta dhe Llazari janė aty. Simoni ėshtė aty. Dhe Jezusi ėshtė aty. Tė gjithė ndodhen nė tryezė duke ndarė me njėri tjetrin ushqimin.
Maria ka me vete njė shishe tė mbyllur me njė parfum tė shtrenjtė. Ėshtė nard nga India. Jashtėzakonisht i shtrenjtė.
Ia heqėn tapėn dhe ēliron parfumin mbi kokėn e Zotit sikur tė ishte njė mbret. Ndėrsa parfumi rrjedh nė trupin e Tij dhe shkon tek kėmbėt, ajo i vajos ato me vajin sikur tė ishte njė skllave dhe Ai zotėria i saj.
Jezusi e interpreton veprimin si parapėrgatitje pėr varrimin e Tij. Po e vajos ashtu siē bėn dikush me trupin e njė tė vdekuri.
(Vajosja e njė trupi tė vdekur me parfum bėhej pėr ta pėrgatitur pėr varrim. Parfumi mbulonte erėn e trupit qė kishte filluar tė prishej. Mbretėrit vajoseshin para varrimit duke u derdhur parfum mbi gjithė trupin e tyre. Kėtė i bėri Maria Jezusit. Sikur e kishte kuptuar se Zoti nuk do tė ndodhej me ta pėr shumė kohė por pa perceptuar qė e kishte kuptuar. )
Le t'ė shikojmė se sa vlen parfumi.
Vlen 300 denarė. Njė denar ishte paga e njė dite. Si rrjedhim, 300 denarė ishin rroga e njė viti. Do ta kthej nė para tė sotshme qė tė shihni rėndėsinė e tyre. Mesatarja e tė ardhurave vjetore nė Amerikė sot ėshtė 46.000 dollarė. Shikoni: vlera e asaj shishes ishte e barazvlefshme me 46.000 dollarė!
Kjo mund tė ketė qėnė gjithė pasuria e familjes sė Marisė. Paraqet kursimet e saj, tė ardhmen e saj dhe sigurinė e saj. Duke patur kėtė nė mend, dua tė bėj tre vėzhgime nė lidhje me veprimin e Marisė:
1. Maria njohu vlerėn supreme tė Zotit Jezus. Dhe e verifikoi me veprimin e saj. Maria mori atė qė kishte mė tė shtrenjtė. Dhe ia dha Zotit Jezus. Jo njė pjesė tė saj. Por tė gjithėn. Derdhi gjithė pėrmbajtjen e shishes...njė libėr parfum...mbi Zotin e saj.
Ēfarė figurė lavdėrimi tė pamasė. Ēfarė ilustrim i besnikėrie tė pamasė. Ēfarė zbulimi dashuri dhe pėrkushtimi tė pamasė.
Kujtoni fjalėt e Palit nė Filipjanėve 3: "Dhe me tė vėrtetė i konsideroj tė gjitha kėto njė humbje nė krahasim me vlerėn e lartė tė njohjes sė Jezu Krishtit, Zotit tim, pėr shkak tė tė cilit i humba tė gjitha kėto dhe i konsideroj si pleh, qė unė tė fitoj Krishtin."
Nė Betani, Jezus Krishti ēmohet pėr vlerėn e Tij tė jashtėzakonshme. Nė Betani, kuptohet qė asgjė nuk shumė e vlefshme pėr tu vendosur nė kėmbėt e Tij.
2. Shishja u bė copė. Kur shishja u thye, shtėpia u mbush me erėn e parfumit. Aroma mbushi shtėpinė. Kėtu qėndron njė parim i madh frymor: Kur thyhet ena, aroma shpėrndahet.
Kur njė popull lejon veten e tij tė thyhet nga Zoti i tyre...kur humbėn veten e tij pėr tė, aroma e jetės sė Tij mund tė ndihet nga ata qė afrohen.
Nuk ka gjė mė tė ēmuar nė sipėrfaqen e kėsaj toke sesa tė mbledhurit e besimtarėve ku Zoti ndihet si nė shtėpinė e Tij. Dhe kur kjo ndodh, aroma e pranisė sė Krishtit derdhet nė atė menyrė qė ata qė i vizitojnė mund ta zbulojnė.
Nė Psalim 45 na thuhet se rrobat e Zotit mbajnė erė mirre dhe aloe. Para se Zoti Jezus tė varrosej, Nikodemi leu trupin e Tij me mirrė dhe aloe. Dhe pyes: Sa mirrė dhe aloe derdhi Nikodemi mbi trupin e Jezusit?
Pėrgjigjia: Pėrdori tė njėjtėn sasi qė pėrdorej pėr varrimet mbretėrorė...100 libra mirrė dhe aloe (Gjoni 19:39). Me kėtė veprim, Nikodemi po dėshmonte qė besonte se Jezusi ishte me tė vėrtetė mbret.
Le tė mendohemi pėr pak. Trupi i Zotit u mbulua me 100 libra arome. Si rrjedhim, kur u ngrit nga tė vdekurit dy ditė mė vonė, Ai ishte aromė! Dhe aroma e Tij mund tė mbahej erė nga shumė larg.
Shikoni: Krishti i ringjallur mbante njė erė tė mirė. Ai lėshon aromėn e ringjallje.
Sot nuk mund t'i mbajmė erė Krishtit trupėrisht, por frymėrisht mund tė ndjejmė praninė e Tij midis nesh. Dhe aroma e pranisė sė Tij ėshtė njė shenjė e afėrsisė sė Zotit.
"Shtėpia u mbush me aromė"
Siē shkroi Pali: "Por, falem nderit Perėndisė, qė na bėn tė ngadhnjejmė gjithnjė nė Krishtin dhe shfaq kudo nėpėrmjet nesh erėn e kėndshme tė njohurisė sė vet" (2 Korintasve 2:14)
3. Juda e konsideroi veprimin e Marisė humbje. Dėgjoni protestėn e Judės. Sipas tregimeve tė tjerė tė kėsaj historie, tė Dymbėdhjetėt reaguan ashtu si reagoi Juda. Ē' thanė? Tre fjalė: Pse kjo humbje?
"Pse kjo humbje? Mund tė kishim ndihmuar tė varfėrit me kėtė pasuri tė vogėl."
Veprimi shushatės i Marisė nxorri nė shesh zemrat e tyre.
Ka pak gjėra qė janė kaq afėr zemrės sė Perėndisė sa tė ndihmuarit e tė varfėrve dhe tė shtypurve. Lexoni Dhjatėn tuaj tė Re. Ėshtė e mbushur me shqetėsimin e Perėndisė pėr gjendjen e tė varfėrve. Por sado shumė e rėndėsishme ėshtė kujdesja pėr tė varfėrit, Vetė Jezus Krishti ėshtė mė i rėndėsishėm. Krishti ėshtė mė i rėndėsishėm se ēdo shėrbesė, pavarėsisht se sa e mirė apo fisnike ėshtė. Ėshtė e mundur tė adhurojmė "perėndinė" e shėrbesės nė vend tė Jezus Krishtit.
Kjo ėshtė hera e dytė nė Shkrimet qė Maria akuzohet. Dhe prapė nuk e mbron veten. Jezusi e mbron pėr herė tė dytė: ''Lėre!" thotė, "Ajo mė ka bėrė diēka tė mirė."
Zoti thjeshtė po thoshte: " Unė jam i denjė. Nuk do jem me ju pėr shumė kohė. Kėshtu qė e meritoj vlerėn e atij parfumi."
Nxėnėsit e konsideruan himbje. Por nuk ihte humbje as pėr Zotin dhe as pėr Marinė.
Ē' ėshtė humbje? Ėshtė tė japėsh mė shumė se ē'nevojitet.
Ajo qė Juda tha nė tė vėrtetė ishte: "Zoti nuk e meriton."
Gjėja mė e ēmuar
Dua t'ju pyes diēka: Cila ėshtė gjėja mė e ēmuar nė jetėn tuaj? Pėrveē njerėzve mė tė dashur, cila ėshtė gjėja mė e ēmuar pėr ju?
Do t'ju them cila besoj unė se ėshtė gjėja mė e ēmuar pėr shumicėn e njerėzve. Ėshtė diēka qė shumė prej nesh e kujtojnė me nostalgji. Ėshtė diēka qė shumė njerėz, veēanėrisht ndėrsa mosoihen, ndihen se e kanė humbur.
E dini se ē'ėshtė?
Ėshtė koha juaj.
Njė nga diskutimet mė tė thellė qė kam patur nė Portland, Oregon, para pak vitesh. Bėja njė konferencė tre ditore nė atė qytet. Ndėrsa ndodhesha aty, njė vėlla qė merrte pjesė nė konferencė kėrkoi tė mė fliste veēas. Ramė dakord pėr orėn dhe u takuam mbas njė prej mbledhjeve.
Mė tha: "Frank, unė jam njė biznesmen. Nė duart time kalojnė shumė para. Por gjėja mė e rėndėsishme nė jetėn time ėshtė koha ime. Fakti qė ti vendose tė kaloje njė pjesė sė kohės tėnde kėtu... dhe fakti qė ti pranove tė flisje me mua edhe pse tė merr kohė nga kėto mbledhje mė tregon se ti na ēmon shumė."
Mė bėri pėrshtypje. Mendojeni pak: Mėnyra se si kaloni kohėn tuaj treogn se ēfarė ju keni mė tė dashur. Tregon ēfarė ēmoni nė jetė.
Kjo mė drejton nė njė pyetje tjetėr: Sa kohė i jepni Jezus Krishtit dhe shtėpisė sė Tij?
Njoh disa tė krishterė qė kanė vėnė si qėllim ta duan Zotin e tyre sė bashku. Kanė si qėllim tė bėjnė njė shtėpi pėr Tė nė qytetin e tyre. Ata kanė vendosur tė mėkėmbin kishėn aty ku jetojnė. Megjithatė, shpenzojnė kohė nė kaq shumė pėrpjekje tė tjera. Dhe Jezus Krishtin e kanė lėnė mėnjanė.
Kanė pak kohė tė ndjekin Zotin me vėllezėrit dhe motrat e tyre nė Krisht. Kanė pak kohė tė mblidhen bashkė ta shprehin me vėllezėrit dhe motrat. Kanė pak kohė ta njohin Atė nė kishė. Pse? Sepse kanė zgjedhur ta mbushin kohėn e tyre me kaq shumė gjėra tė tjera.
Shtėpia e fiqve
Maria vajosi Jezusin njė tė shtunė. Tė djelėn nė mėngjes Jezusi hyri nė qytetin e Jeruzalemit hipur mbi njė kėrriē. Hyri nė qytetin e shenjtė si njė mbret i pėrulur (Marku 11:1-10).
Tė njėjtėn ditė para perėndimit tė diellit, u largua nga Jeruzalemi dhe u kthye nė Betani ku e strehonin (Marku 11:11). Tė hėnėn nė mėngjes u nis prapė pėr nė Jeruzalem. Dhe gjatė rrugės e mori uria. Pa njė fik qė kishte gjethe. Por kur iu afrua, zbuloi se nuk kishte as njė fik (Marku 11:14).
Kjo ishte diēka e ēuditshme. Kur njė fik lėshon gjethe, tregon se ka prodhuar fiq. Por nuk ndodhi kėshtu me kėtė pemė. Kjo ishte njė pemė me tė meta. Dėshmonte diēka tė rremė. Shpallte se kishte fiq, por nuk kishte as edhe njė. Kėshtu Jezusi e mallkoi dhe fiku u tha.
Shikoni: Fiku nuk mund ta ushqente Zotin. Nuk mund tė kėnaqte zemrėn e Tij. S'kishte prodhuar asnjė fik. Kėshtu e mallkoi dhe fiku vdiq. Por egzistonte njė vend qė mund ta ushqente. egzistonte njė vend qė mund tė kėnaqte zemrėn e Tij.
Nė mbrėmje, Ai u kthye nė betani (Marku 11:19; Mateu 21:17).
Dhe ē'ndodhi nė Betani? Zoti ynė u ushqye. U kujdesėn pėr Tė. E deshėn. Dhe u kėnaq.
Betani do tė thotė shtėpi fiqsh. Ē'pamje!
E dini ē' pėrfaqėson fiku? Dijetarėt bien darokd se pėrfaqėson Judaizmin, fenė e vjetėr tė Hebrenjve. Ashtu si fiku qė mallkoi Jezusi, Izraeli lėshonte njė fe nė dukje. Por nė tė vėrtetė, ishte diēka boshe, e zbrazėt. Nuk prodhonte fryte.
Izraeli duhej ta ushqente Zotin, por nuk e bėri. Nė vend tė kėsaj, ai nuk e pranoi. Erdhi nė tė Tijėt dhe tė Tijėt nuk e pranuan. Kėshtu e mallkoi fikun. Dhe tha se nuk do tė prdhonte mė fryte.
Por lavdi Perėndisė, egzistonte njė vend qė mund ta ushqente. Egzistonte njė popull qė mund ta ēlodhte dhe ta kėnaqte. Ishte Betania- shtėpia plot fiq.
E shihni pra: Perėndia nuk ju ka thirrur vetėm ta pranoni Zotit Jezus, ju ka thirrur gjithashtu qė tė kėnaqni zemrėn e Tij.
Profeti pėrbuzet nė vendin e tij. Por Jezus Krishti gjeti njė vend nė Betani...njė vend qė do ta pranonte dhe do tė ngohte zemrėn e Tij.
Njė skenar depėrtues
Dua tė pėrshkruaj njė skenar pėr ju. Le tė kthehemi tė premten para sė shtunės qė Maria vajosi Jezusin.
Imagjinoni Zotin tė ulur bashkė me Marinė, Martėn, Lazarin dhe Simonin. U thotė: "Tė dashur miq, kjo ėshtė java ime e fundit nė tokė. Do tė shkoj ēdo ditė nė Jeruzalem, por nuk do tė kaloj as edhe njė natė atje. Ēdo natė tė javės, dua qė tė qėndroj me ju kėtu nė Betani. Do tė mė bėni njė banesė? Do tė hapni shtėpinė tuaj pėr mua, do tė mė ushqeni dhe do tė mė jepni njė vend ku tė mbėshtes kokėn?"
Maria i thotė: " Zot, mua do mė kesh nė dispozicion vetėm nesėr. Gjithė ditėt e tjera, jam e zėnė. Kam shumė punė pėr tė bėrė. Mė vjen keq."
Marta i thotė: " Edhe mua mė vjen keq, Zot. Kėtė javė duhet tė shpie nipin nė stėrvitje, kam pėr tė vajtur nė njė dasėm, kam dhe mėsimin e gatimit. Mė vjen keq, jam kaq e zėnė."
Zoti kthehet nga Llazari. Llazari ul kokėn dhe thotė: " Mė vjen kaq keq, Zot. Vetėm nesėr do jem i lirė. Ditėt e tjera tė javės do jem jashtė qytetit me ca shokė. Do bėjmė njė parti nė plazhin e Galilesė gjatė tėrė javės."
Mė nė fund, pėrgjigjet Simoni, "Edhe mua mė vjen keq, Zot. Nė rregull pėr nesėr dhe po tė duash hamė nga mua. Por ditėt e tjera i kam tė zėna. Tė hėnėn nė mbrėmje do shikoj emisionin e preferuar nė televizor. Tė martėn punoj deri vonė dhe do jem shumė i lodhur qė tė takohem me ndonjė. Tė mėrkurėn do vete pėr boulling. Tė enjten duhet tė takoj njė shok tė vjetėr. Dhe tė premten kam mėsimin e poēarisė. Mė vjen keq- jeta ime ėshtė kaq shumė e mbushur."
Do t'ju them me njė fjali ē'dua tė thonė justifikimet mė lart: Zot, nuk je aq i rėndėsishėm sa tė kaloj kohėn me Ty.
Zoti ėshtė duke kėrkuar njė grup njerėzish qė do ta vėnė nė vendin e parė nė jetėn e tyre. Ėshtė duke kėrkuar njė popull qė refuzon tė rėndohet nga kjo botė dhe nga pėrkujdesjet e kėsaj jete tė pėrkohshme.
Ėshtė duke kėrkuar njė popull qė do ti kushtojė kohė njėri-tjetrit. Ėshtė duke kėrkuar njė popull qė do mblidhet bashkė rregullisht...tė ulur sė bashkė nė kėmbėt e Tij, duke gostitur sė bashku pėpara Tij, duke e dashur Atė sė bashku, duke e njohur sė bashku, dhe duke e shprehur sė bashku.
Thirrja pėr tė qėnė njė Betani nuk ėshtė njė thirrje pėr lutje personale apo studim biblik. S'po flas fare pėr kėtė. Ėshtė njė thirrje pėr tė jetuar si bashkėsi- pėr tė jetuar brenda njė trupi besimtarėsh tė cilėt bashkė pėrbėjnė njė shtėpi pėr Zotin...pėr ti dhėnė njė vend ku tė mbėshtesė kokėn. Kisha e hershme mblidhej bashkė pėrditė nė njė farė mėnyre. Ndanin sė bashku jetėn e tyre.
Kisha nuk egziston qė tė na bėjė mua dhe ty qytetarė mė tė mirė brenda shoqėrisė. Kjo ėshtė diēka e rastėsishme. Nuk ėshtė kjo ē'ėshtė kisha. Kisha ėshtė njė shoqėri tjetėr. Nuk ėshtė njė shtojcė e kėsaj bote. Ėshtė njė botė mė vete nga e cila ne jetojmė jetėt tona nė shoqėri si populli i Perėndisė. Dhe populli i Perėndisė jeton si njė bashkėsi qė ndan jetėn me njėri-tjetri.
Mos gaboni pėrsa i pėrket asaj: Nuk mund tė ndani pėrkushtimin ndaj Jezu Kirshtit nga pėrkushtimi ndaj shtėpisė sė Tij. Perėndia do njė Betani. Njė familje tė madhe tė pėrbėrė nga motra dhe vėllezėr tė cilėt i japin Krishti vendin qė i takon.
Ti nuk mund tė jesh vetė njė shtėpi pėr Krishtin. Duhet njė bashkėsi besimtarėsh qė tė realizohet. Dhe nevojitet koha jote...shumė ng akoha jote.
Tani le tė shohim tregimit e katėrt dhe tė fundit.
(vazhdon)