Receta Gatimi

Si do te ishte bota nen qeverisjen e grave?


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 19 prej 19
  1. #1
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24

    Talking Si do te ishte bota nen qeverisjen e grave?

    Nėse do tė kishte mė shumė gra drejtuese nė postet e financės dhe politikės ndoshta kriza qė po pėrjetojmė sot do tė ishte evituar. Ose tė njėjtin rezultat do tė kishim pasur nėse burrat do tė komandonin me njė kujdes tė veēantė, me atė qė gratė aplikojnė pėr tė administruar pushtetin.

    Fitime mė tė larta

    Bėhet fjalė pėr njė opinion tė dalė nga studime qė nuk kanė fare tė bėjnė me tė ashtuquajturėn luftė seksesh. Njėri prej tyre, me emrin “Gratė janė tė rėndėsishme”, ėshtė zhvilluar nė vitet 2010-2011 dhe mban firmėn e “McKinsey”-t, njė nga shoqėritė mė tė rėndėsishme tė kėshillimit drejtues nė botė. Duke vėzhguar nė mė shumė se 50 vende stilin e pushtetit tė mijėra menaxherėve burra e gra dhe lidhjen mes tyre me rezultatet e kompanisė, “McKinsey” arriti nė pėrfundimin se nėse njė kompani ka njė grua si drejtuese, kjo ėshtė njė garanci mė e mirė suksesi se sa ato qė drejtohen nga meshkujt. Madje u pa se me gratė nė krye tė detyrės, kompanitė arrinin tė fitonin mė shumė. Kjo, sipas studimit, ndodh sepse gratė menaxhere, mė shpesh se sa burrat, adaptojnė disa lloje sjelljesh qė pėr momentin rezultojnė shumė efikase. Po sipas studimit, nėse njė grua nė njė post drejtues rrethohet nga shumė punonjės meshkuj, ka rrezik qė sjelljet e saj tė ndikohen nga ato tė tyre. Ndaj ėshtė shumė e rėndėsishme qė numri i punonjėsve dhe ndarja nė femra meshkuj tė jetė ajo e duhura.

    Tė komunikueshme dhe tė kujdesshme
    Po cilat janė kėto sjellje qė sipas “McKinsey”-t gratė nė detyra drejtuese aplikojnė nė krahasim me meshkujt?
    Fillimisht drejtueset femra priren tė kalojnė mė shumė kohė me kolegėt e tyre meshkuj, duke u shpjeguar, mėsuar, duke u bėrė tutore, bashkėpunėtore, pėrveēse i dėgjojnė me kujdes. Pastaj gratė janė mė tė zonjat nė sqarimin e objektivave, pėrgjegjėsitė e gjithsecilit dhe ēmimet pėr rezultatet e arritura. Pėr mė tepėr, femrat mė shpesh se meshkujt, respektohen mė shumė nė rolin e tyre si drejtuese, sepse marrin gjithmonė parasysh pasojat etike tė vendimeve dhe mėnyrėn se si i vlerėsojnė tė tjerėt ato. Pėrkundrazi, burrat nė poste drejtuese janė mė tė zotė se gratė vetėm nė 2 nga 9 sjelljet “pozitive” tė analizuara (nė 5 tė tjerat rezultatet janė tė ngjashme ose nė avantazh tė lehtė pėr gratė) nė kontrollin e punės tė ēdo bashkėpunėtori dhe nė kapacitetin pėr tė marrė vendime tė vetėm e pėr t’i aplikuar mė pas.
    Mė tepėr pragmatizėm, por mbi tė gjitha mė tepėr kujdes ndaj zhvillimit, ndaj marrėdhėnieve, ndaj komunikimit dhe vlerėsimeve qė tė tjerėt mund tė japin pėr zgjedhjet e tyre nga ana e grave menaxhere; mė shumė vendosmėri dhe aftėsi pėr tė respektuar rregullat nga ana e burrave. Deri kėtu duket sikur nuk ka asgjė tė re. Sipas shumė antropologėve, prej mijėvjeēarėsh ekzistonte kjo diferencė nė pushtetin e ushtruar nga femrat dhe nga meshkujt

    Ēėshtje etike?
    “Qė burrat dhe gratė kanė nė pėrgjithėsi njė etikė tė ndryshme, d.m.th. njė mėnyrė tė ndryshme pėr tė vlerėsuar se si ėshtė mė mirė tė sillemi, edhe kur bėhet fjalė pėr administrimin e pushtetit, ėshtė njė mendim i ngulitur qė prej viteve ‘80 e qė ka kaluar ēdo lloj kėrkimi sociologjik dhe psikologjik”, thotė njė politologe e Universitetit tė Pavias. “Shumė studiues mbėshtesin tezėn se nuk ekziston vetėm njė dimension i etikės, ai mashkullor i bazuar te drejtėsia, por qė gratė krijojnė njė tjetėr tė bazuar te koncepti i kujdesit”. Ajo qė teorizoi kėtė diferencė e para ishte Carol Gilligan, pedagoge e psikologjisė evolutive nė Universitetin e Harvardit. Nga studimi u arrit nė pėrfundimin se gratė kanė njė mėnyrė tė tyren pėr tė vlerėsuar zgjedhjet: as inferiore, as superiore se mėnyra e meshkujve, por thjesht ndryshe.

    Drejtėsi dhe kujdes
    Parimi qė rregullon zgjedhjet e femrave nė fakt nuk ėshtė ai se ēfarė ėshtė e drejtė apo e gabuar, por ai i kujdesit, d.m.th. se ēfarė ėshtė mė mirė ose me mė pak dėme nė njė moment tė caktuar pėr numrin mė tė madh tė personave. Gratė, shkruante Gilligan, mė tepėr se pas njė sistemi rregullativ e vlerėsonin botėn pėr lidhjet njerėzore. “Ajo qė duket hapur, duke parė se si gratė e ushtrojė pushtetin, ėshtė se ato kanė njė botė tė tyre, njė botė tė veēantė”. Edhe Anne Stevens, docente e studimeve europiane nė Universitetin e Birmingemit dhe autore e librit “Gratė, pushteti dhe politika”, tregon se nga studimet e shumta nė Amerikė dhe Europė del se femrat e jetojnė politikėn me mė shumė pėrgjegjėsi dhe me mė pak konfliktualitet.

    Pjesa kritike
    Por a mjafton qė gratė tė jenė nė pozicione drejtuese, sepse janė mė tė kujdesshme dhe mė tė pėrgjegjshme nė atė qė bėjnė? “Qeverisja femėrore ėshtė njė rast shumė i hershėm pėr t’u analizuar deri nė fund”, tregojnė psikologėt. Nė tė vėrtetė, pjesa mė e madhe e studiuesve sot mendon se tė dyja sekset i pėrdorin tė dyja kėto dimensione tė etikės (drejtėsinė dhe kujdesin) pėr tė bėrė zgjedhjet e duhura. Kjo varet edhe nga rrethanat. Sot ndryshe nga shumė vjet mė parė, duket se rrethanat janė pjekur pėr tė ushtruar pushtetin nė njė botė qė gjithmonė e mė shumė po drejtohet nga gratė, gjė qė nuk i pengon meshkujt tė veprojnė si ato. Shembulli mė i mirė pėr kėtė ėshtė Presidenti amerikan, Barak Obama, qė mes tė tjerave u ka besuar grave role shumė tė pushtetshme (nga Hilari Klinton, sekretare e Shtetit deri te Sonia Sotomajor, gjykatėse e Gjykatės Supreme nė vend). Obama fitoi dhe entuziazmoi njerėzit nė tė gjithė botėn falė njė premtimi: “Ju kam pėr zemėr”.

  2. #2
    I/e Perjashtuar Maska e Smiley
    Anėtarėsimi
    Dec 2011
    Postime
    7
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Teme interesante, kush e ka shkruar artikullin vete labja?

  3. #3
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    sigurisht , kam ber studime te thella mbi kte tem
    jam konsultuar me miqt e mi psikolog dhe sociolog ne USA dhe UK

  4. #4
    I/e Perjashtuar Maska e Smiley
    Anėtarėsimi
    Dec 2011
    Postime
    7
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Ndjehem e prekur
    Me duhet nje goce e ditur si ty ne forumin tim

  5. #5
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Do ishte permbys .

  6. #6
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Smiley Lexo postimin
    Ndjehem e prekur
    Me duhet nje goce e ditur si ty ne forumin tim
    u po ti se ke iden sa e prekur ndihem un
    e pash forumin tend....katastrof e vertet.....duke fillluar qe nga emri qe kish

  7. #7
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Smiley Lexo postimin
    Ndjehem e prekur
    Me duhet nje goce e ditur si ty ne forumin tim
    Ore je ne Metro ti

  8. #8
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    a thu do jet afer ajo dit kur do qeversin femrat?

  9. #9
    i/e rregjistruar 20% Maska e Ruthi
    Anėtarėsimi
    Jun 2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    206
    Reputacioni
    15
    Nesa ajo shprehja, "pas nje mashkulli te suksesshem, fshihet nje grua" eshte e vertet, atehere bota do te ishte ndryshe nen qeverisjen e femrave..

  10. #10
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    femrat jan shum humane, , me te "buta"..e me pak te epura per pushtet
    ndaj nuk besoj se do u shkonte ky rol

  11. #11
    Grusht i Shkathėt 35% Maska e gjendar
    Anėtarėsimi
    Jan 2010
    Vendndodhja
    Dardani
    Postime
    1,281
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Ruthi Lexo postimin
    Nesa ajo shprehja, "pas nje mashkulli te suksesshem, fshihet nje grua" eshte e vertet, atehere bota do te ishte ndryshe nen qeverisjen e femrave..
    hahahhahahhahaha

  12. #12
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Edhe kjo na duhej tani, nuk na mjafton ky tmerri i fisit Maya, por dhe grat do hynin ne mes!

  13. #13
    Abdullah Autorė Maska e abdullah92
    Anėtarėsimi
    Jun 2009
    Vendndodhja
    Pc
    Postime
    1,517
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    Nuk Besoj se do kishin Sukses ,,

  14. #14
    i/e rregjistruar 10% Maska e gezime
    Anėtarėsimi
    Jan 2012
    Postime
    10
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    do te ishte mjafte mire qe grate te udheheqnin

  15. #15
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Si do te ishte?...nje kaos i vertet.......beje shaka...

    Do ishte besoj shume here me larte se sa eshte tani....sepse gruaja eshte pa dyshim shume e afte ne punen qe bene,i perkushtohet asaj me mish dhe shpirt....sepse nje femer asnjehere nuk bene pune qe nuk i adhuron....gjithmone ndjek parimet e saj ne jete....piksynimet e saj...qe dmth punon per vete,por mendon edhe per te tjeret

    Ndryshe nga meshkujt...qe qellimi kryesor i tyre eshte te shtojne te ardhurat...pa marr parasysh se pervec xhepit tend...duhet te cosh perpara edhe misionin per te cilin je caktuar....jo vetem te shfrytezosh postin....

    Do te ishte ideale besoj....

  16. #16
    Veteliresi 35% Maska e landi i
    Anėtarėsimi
    Feb 2012
    Vendndodhja
    Nuk jam......
    Postime
    1,077
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    14
    do te ishte tamam si nje sallon bukurie ,ku vetem per radhe dhe floke nuk flitet .!!

  17. #17
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga landi i Lexo postimin
    do te ishte tamam si nje sallon bukurie ,ku vetem per radhe dhe floke nuk flitet .!!
    Landi,pse kete mendim ke per femrat ti?....hahahaha....jo kaq ashper

  18. #18
    Veteliresi 35% Maska e landi i
    Anėtarėsimi
    Feb 2012
    Vendndodhja
    Nuk jam......
    Postime
    1,077
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    14
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Auroraa Lexo postimin
    Landi,pse kete mendim ke per femrat ti?....hahahaha....jo kaq ashper
    ceshtje konsesusi mendoj ,2 gra + 1 burre = 1/2 burri .,.,., hahahhaaaaaaaa

  19. #19
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    hahahahhahahaha

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Ja veshjet dhe aksesorėt qė burrat iu kanė ‘vjedhur’ grave
    Nga Erinaa nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-03-2013, 02:10 PM
  2. Dallimi mes burrave dhe grave (Video)
    Nga labja nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-05-2011, 02:08 PM
  3. Dita Ndėrkombėtare e Gruas – Gėzuar Grave Shqiptare
    Nga Administratori nė forum Pėrshėndetje dhe Urime
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 08:24 PM
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-12-2007, 04:19 PM
  5. Durrės, 83 pėr qind e grave dhunohen nga partneri.
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2007, 02:04 PM