Njė virus kompjuterik ka vjedhur deri tani 45 mijė emra pėrdoruesish dhe fjalėkalime nė Facebook, bėnė tė ditur ekspertė tė sigurisė kompiuterike.
Shumica e adresave tė vjedhura janė regjistruar nė Britaninė e Madhe dhe Francė, por asnjė vend nuk ėshtė i imunizuar nga virusi. Firma kompjuterike Seculert dhe Facebook kanė pranuar lajmin. Rrjeti social bėri me dije se ėshtė duke punuar pėr tė ndrequr problemin.
Virusi, i quajtur Ramnit, qarkullon nė internet qė prej prillit 2010 dhe mė parė ka vjedhur detaje bankare. Versioni qė ka goditur Facebook ėshtė disi mė i ndryshėm nga origjinale dhe ėshtė krijuar pėr tė qenė mė i sofistikuar.
Ata qė fshihen pas kėtij virusi janė duke u pėrpjekur qė tė pėrdorin kredencialet e vjedhura pėr ti dėrguar linqe tė rreme tė njohurve tė viktimave tė tyre, nė mėnyrė qė tė pėrhapin virusin sa mė shumė, shkruhej nė komunikatėn e Seculert.
Pėr mė tepėr, kėta keqbėrės kibernetikė janė duke u favorizuar nga fakti qė shumica e pėrdoruesve tentojnė tė pėrdorin tė njėjtin fjalėkalimin nė faqe tė ndryshme, pėr tu pėrhapur nė njė mėnyrė sa mė tė shpejtė.
Tendenca e goditjes sė rrjeteve sociale ka ardhur nė rritje tė vazhdueshme, pasi ato janė njė thesar i vėrtetė pėr piratėt, falė informacioneve tė mėdha qė pėrmbajnė.
Llogaritė e prekura nga ky virus nuk japin asnjė shenjė dhe viktimat nuk kanė asnjė mėnyrė pėr tė ditur nėse tė dhėnat e tyre janė vjedhur. Facebook kėshillon si masė paraprake moshapjen e linqeve dhe tė dhėnave tė tjera tė dyshimta qė rekomandohen prej miqve.