Receta Gatimi

CES 2012: Mė tė mirėt


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Thumbs up CES 2012: Mė tė mirėt


    Mega panairi CES 2012, ka arritur tė sjellė mbi 140,000 pjesėmarrės pėr tė shikuar produktet mė tė fundit dhe mė tė reja, shėrbimet dhe aplikacionet e ndėrtuara pėr komunitetin entuziast teknologjik, tė shekullit 21.

    Pėr vitin 2012, ekspertėt e teknologjisė pranė CNET kanė pasur privilegjin qė tė menaxhojnė ēmimin zyrtar “Best of CES”. Kėtė vit, janė gjithsejtė 10 kategori dhe nė vazhdim do tė mund tė lexoni pėr mė tė mirėt nė secilėn kategori:

    Auto-Teknologjia mė e mirė: Platforma pėr apliakcione mobile QNX CAR 2
    RIM ėshtė duke punuar mjaft shumė nė avancimin e celularėve tė menēur BlackBerry nė njė sistem tė ri operativ tė njohur si QNX. Ajo qė dihet mė pak ėshtė se QNX ėshtė gjithashtu duke u pėrgaditur pėr tu shfrytėzuar nga veturat. Nė CES 2012, njė tablelė instrumentesh e fuqizuar nga QNX, kishte njė aplikacion intuitive NFC tė vendosur nė tė qė komunikonte menjėherė me njė celualrė me Bluetooth. Ndėrsa teknologjia Ultra HD sjellė stereo CD kualitet zėrimi nė thirrje dhe integrim nė apliakcione edhe pėr udhėtarėt qė janė para dhe prapa.



    Telefoni mė i mirė: Nokia Lumia 900

    Tregu i tanishėm i celularėve tė menēur po dominohet nga celularė me Android dhe iOS, por dy gjigant janė bėrė bashk pėr t’i sfiduar: Nokia dhe Microsoft, pėrmes Lumia 900 qė fuqizohet nga sistemi i shkėlqyer operativ Windows Phone 7. Nėse dizajni i shkėlqyer nuk ėshtė arsye e mjaftueshme, atėherė ekrani i jashtėzakonshėm i ndjeshėm nė prekje, pėrkrahja pėr 4G LTE dhe kamera e fuqishme, do t’ju bėjnė tė vendosni mė ndryshė kur tė mendoni pėr blerjen e celularit tuaj tė radhės.




    Kamera mė e mirė: Fujifilm X-Pro 1

    Trendi i ri nė kamera ėshtė lėvizja drejt kamerave “interchangeable lens” apo ILC, qė nė pėgjithėsi ofrojnė kualitet shumė mė tė mirė sesa kamerat drejto-dhe-fotografo dhe ato me megazoom, por janė mė tė vogla dhe mė tė lehtasesa dSLR’t. Fujifilm me modelin e ri X-Pro 1 ėshtė modeli i saj i parė pa pasqyrė. Synimi kryesor me kėtė aparat mbeten profesionistėt, ndėrsa nė mes tjerash premtohet sensor i ri me njė bashkėsi tė filtrave tė ngjyrave dhe me njė viewfinder hybrid tė kėndshėm.



    Teknologjia mė e mirė qė po vjen nė skenė: MarkerBot Replicator

    “3D Printing” ėshtė njė tjetėr term ende i paqartė teknologjik. Nuk ka tė bėjė me publikimin e librave tė fėmijėve qė kanė nevojė pė syze 3D. Nė fakt, printimi 3D ėshtė njė process i krijimit tė objekteve tė vėrteta 3D nė bazė tė planeve origjianle tre dimensionale qė ju dizajnoni apo shkarkoni nė kompjuterin tuaj. Dy 3D printerė tė rinj tė prezantuar nė CES 2012 kanė qenė mjaft intersant, por MarkerBot Replicator me teknologjinė e tij “dualtrusion”, qė fillon me ēmimin prej 1,999 dollarė, sjellė nė jetė objekte nė forma dhe material tė ndryshme.



    Produkti mė i mirė teatror: Simple.TV DVR/video streamer

    Simple.TV DVR mund tė jetė hapi i radhės pėr alternativat e reja ndaj kabllovikut. Ėshtė ndoshta njė DVR pa hard disk tė integruar apo pa video dalje, dhe nė vend tė kėsaj ju mundėson qė ju ta furnizoni atė me hard diskun tuaj dhe mė pas tė transmetoni pėrmbajtje tė drejtpėrdrejtė apo tė incizuar pėrmes-ajrit nė TV apo nė aplikacionin Simple.TV qė ėshtė nė ofertė pėr iPad. Roku, Boxee, Google TV. Simple.TV mund tė transmetojė pėrmbajtje tė drejtpėrdrejtė dhe tė incizuar jashtė rrjetit tuaj tė shtėpisė (Slingbox-style), pėrderisa ju abonoheni pėr shėrbimin premium 5$/muaj. Thėnė thjesht paramendoni kėtė si njė video server me bazė nė cloud pėr over-the-air TV.




    Kompjuteri mė i mirė: HP Envy 14 Spectre

    Nė mbretėrinė e laptopėve, CES 2012 ka qenė i fokusuar kah ultrabook’ėt, e hollė, tė lehtė dhe super tė hollė, e me Windows duke u shfaqur si alternative ndaj Macbook Air. Modeli i ri HP Spectre ka dalluar vetėn prej tė tjerėve me njė pjesė nga xhami e tė ndriēuar tėrėsisht tek vendi ku pushojnė duart (Gorilla Glass qė pėrdoret nė ekrane tė celularėve ėshtė pėrdorur edhe kėtu). Nė CES edhe pse ka pasur shumė laptop, Spectre ėshtė mė i dallueshmi. Beats Audio ėshtė e pėrfshirė nė tė, sė bashku me njė vend analog pėr kontrollim tė volumit, pastaj pėrkrahė NFC dhe HP Wireless Audio. E pėr tė pasur laptopin mė tė bukur nė duart tuaja ju duhet tė bėni gati 1,399$.







    Softueri mė i mirė: BlueStacks pėr Windows

    Windows 8 sapo ka pėrjetuar njė shtytje tjetėr pėrmes BlueStacks. Programi, qė do tė shfaqet i para-instaluar nė kompjuterė tė selektuar me Windows 8, do tė sjellė njė Android Market nė sistemin operativ tė Microsoft kur do tė shfaqet nė skenė. Pra kur tė lansohet Windows 8, mė shumė se 400,000 aplikacione me Android do tė jenė pėr shfrytėzim prej jush. Pėrveē kėsaj BlueStacks ėshtė i dizajnuar qė tė integrohet tėrėsisht nė Windows, pėrmes ndėrfaqes “Metro”,




    Produkti mė i mirė pėr rrjet/magazinim: D-Link Amplifi HD Media Router 3000 (DIR-857)

    Router Wireless janė shtylla e ēdo rrjeti shtėpiak, por nuk janė mė tė kufizuar vetėm pėr tė konvertuar broadband’in e shtėpisė nė WiFi. D-Link Amplifi HD Media Router 3000 DIR-857 ėshtė ndoshta mė i miri qė i bėnė tė gjitha deri tani. Kur ėshtė paraqitur gjatė kėtij muaji, DIR-857 do tė pėrshtat video online (Netflix, Hulu, HBO, etj) me shpejtėsi dual-band dhe njė veēori “HD Fuel”, qė vendos si prioritet mes video transmetimeve. Pėrveē kėsaj, ai ka USB 3.0 pėr koneksione optimale me pajisje tjera si printerė apo magazinim, dhe pėr mundėsinė pėr tu qasur dhe menaxhuar ēdo gjė pėrmes uebit, apo aplikacioneve pėr iOS dhe Android.




    Tableti mė i mirė: Asus Memo 370T

    Amazon Kindle Fire dhe Barnes & Noble Nook Tablet e ndezėn tregun e tabletėve nė fund tė vitit 2011 me oferta tė lira dhe tė mira. Asus Memo 370T i fuqizuar nga Nvidia Tegra 3 dhe me Android 4.0 ėshtė ai qė premton se performanca premium nuk kėrkon ēmim premium. Pavarėsisht ēmimit tė lire, Asus Memo 370T sjellė 1GB RAM, 16GB magazinim, 8MP kamerė, HDMI dalje dhe ekran IPS me rezoulcion prej 1280x800 piksela.




    TV mė i mirė: LG 55EM9800 OLED TV

    Pėr vite me radhė, e ardhmja e teknologjive tė ekraneve televizive ishte OLED qė ofron performance tė shkėlqyer pa pasur nevojė pėr ndriēim nga prapa. Teknologjia veēse ėshtė e shfrytėzuar nė shumė ekrane tė celularėve por pas shfaqjes sė modeleve 24 inē dhe 30 inē, edhe LG edhe Samsung dolėn nė CES 2012 me OLED TV tė madhėsive 55 inē. Modelet janė shumė tė ngjashme, por fitoren e meriton LG 55EM98000 pėr shkak se ishte I vetmi qė kishte njė numėr modeli dhe date tė paraqitjes nė treg (ēereku i tretė). TV ishte vėrtetė i shkėlqyer dhe kishte trashėsi vetėm 4 mm. E pėr ēmim natyrisht nuk u fol gjė…





    Burimi:

    PCWorld Albanian - CES 2012

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Mbaroj dhe CES!

    Ato qe me pelqyen me teper ishin ultra notebook, shume te holl, dhe televizoret lcd!

  3. #3
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    ai HP Envy Ultrabook ma hoqi trurin fare

  4. #4
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Ai HP Super .

  5. #5
    Chicago Boss 35% Maska e Al Capone
    Anėtarėsimi
    Jan 2012
    Vendndodhja
    Jashte Shtetit
    Postime
    560
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    13
    Shume gjera te bukura kishte tek ky prezantim i elektronikes!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Viti 2012
    Nga Donnaa nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-12-2012, 10:55 PM
  2. Norton e Kaspersky mė tė mirėt e ēerekut tė dytė tė vitit 2010
    Nga Kliton nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-08-2010, 11:48 AM