Edhe pse me siguri nuk keni filluar tė pini duhan pėr ta lehtėsuar stresin, tani me siguri qė e konsumoni akoma duhanin sepse mendoni qė kjo ju liron nga stresi.

Ėshtė e vėrtetė qė pirja e duhanit mund t’ju ofrojė ndjenjė tė pėrkohshme tė lehtėsimit nga stresi. Nikotina arrin deri tek truri pėr vetėm 7 sekonda, dyfish mė shpejt se heroina e cila injektohet nė venė. Rezultati i reagimit kimik krijon ndryshime tė pėrkohshme nė kiminė e trurit, ndėrsa duhanpirėsit kėtė shpesh e pėrjetojnė si kėnaqėsi, zvogėlim tė ankthit dhe rritje tė vigjilencės. Secili tym fuqizon kėtė varėsi. Kur ju mungon nikotina, shfaqen ankthi dhe stresi. Duhet tė konsumoni cigare tė tjera. Stresi ndalet gati menjėherė dhe pėrsėri forcon varėsinė.

Pra, derisa pirja e duhanit nė tė vėrtetė nuk ndihmon tė zvogėlohet stresi, pjesėrisht vjen deri tek tėrheqja e ndjenjės qė jeni nėn stres, gjė tė cilėn joduhanpirėsit nuk mund ta pėrjetojnė kurrė. Ky ėshtė rrethi vicioz.

Po ashtu duhet theksuar atė qė shumė e harrojnė, qė pirja e duhanit ėshtė stres pėr trupin. Nė momentin kur filloni tė pini cigare frymėmarrja shpejtohet gjė qė shkakton qė mushkėritė tė punojnė mė rėndė se qė ėshtė e nevojshme. Rrahjet e zemrės shtohen sapo tė thithni tymin.

Pirja e duhanit ngushton enėt e gjakut nė organin mė tė madh tė trupit tuaj, nė lėkurė. Rezultati ėshtė niveli i zvogėluar i oksigjenit i cili u liferohet organeve tė tjera dhe mundėsia mė e madhe e rrudhjes sė lėkurės.

E dini edhe vetė qė pirja e duhanit ėshtė e dėmshme. Por si mund ta zvogėloni stresin nė jetėn dhe trupin tuaj, pa duhan?

Gjėja e parė qė duhet tė kuptoni ėshtė qė joduhanpirėsit pėrballen me stresin ēdo ditė. Ata nuk ngarendin pas cigareve dhe as qė kanė kurrfarė dėshire pėr tė thithur duhan. A jeni xheloz? Edhe ju mund tė arrini deri te kjo nėse keni dėshirė!

Pėrkujdesuni qė ta kuptoni stresin tuaj. Nėse e dini se ēka e shkakton stresin (thirrjet telefonike, trafiku, shefi kėrkues, etj.) mund tė mėsoni mėnyrat pėr ta shmangur ose tė paktėn tė pėrballeni me tė. Duheni tė jeni tė vetėdijshėm pėr reagimet tuaja kur jeni me stres. Disa persona nuk e kuptojnė qė janė nėn stres derisa nuk shpėrthejnė. Treguesit e pėrbashkėt tė stresit pėrfshijnė ndjenjėn e tė pėrzierave nė stomak, kokėdhimbjen, djersitjen e tepruar, nervozizmin, ngrėnien e tepėrt, dhe sigurisht pirjen e duhanit. Keni kujdes me kėto shenja dhe kėshtu mund tė ndikoni nė zvogėlimin e stresit pasi qė ta njihni.

Pjesė e teknikave tė lehtėsimit tė stresit janė edhe pauzat e rregullta pėr pirjen e cigareve. Dalja jashtė pėr tė ndezur njė cigare ėshtė lehtėsim i madh nga stresi. Pėrsėri mund tė dilni jashtė, vetėm qė kėtė bėjeni pa cigare dhe mos dilni nė pauzė me duhanpirėsit tjerė! Shėtisni disa minuta. Ka njė milionė imtėsi qė mund t’u ofrojnė lehtėsim mė tė mirė nga stresi sesa duhani.

Ka disa mėnyra tė thjeshta pėr ta reduktuar stresin. Ushtroni. Pėrparėsitė e ushtrimeve janė me tė vėrtetė tė shumėfishta. Reduktojnė stresin, pėrmirėsojnė shėndetin, vetėbesimin, forcėn mendore dhe pamjen fizike, por edhe pėrmirėsojnė shanset pėr tė hequr dorė nga pirja e duhanit.



Planifikoni kohėn pėr vete. Ēdo ditė ndani pak kohė pėr vete dhe bėni diēka qė dėshironi. Ēdo javė ndani njė mbrėmje pėr veten qė tė mund tė relaksoheni dhe tė pushoni plotėsisht nga puna stresuese dhe pėrgjegjėsitė.

Merrni frymė thellė. Trupat tonė janė tė etshėm pėr oksigjen. Rrini tė qetė pesė deri dhjetė minuta nė njė karrige tė rehatshme. Merrni frymė thellė dhe ngadalė, pėrmes hundės. Ndieni se si oksigjeni mbush mushkėritė dhe trupin tuaj. Vetėdijesohuni pėr ndjenjėn e ngrohtėsisė e cila pėrshkon trupin tuaj. Tani ngadalė merrni frymė pėrmes gojės. Tentoni tė fokusoheni nė frymėmarrjen me sy tė mbyllur. Kjo ėshtė shumė relaksuese dhe qetėsuese.

Kaloni kohė me njerėzit me tė cilėt do tė kėnaqeni. Gjeni kohė pėr miqtė dhe familjen tuaj, por shmanguni duhanpirėsit tjerė sa herė qė keni mundėsi.

Gjeni aktivitete qė ju ēlirojnė nga stresi ose tė paktėn ndihmojnė qė tė pėrballeni me tė. E dini se ēka mund t’u relaksojė dhe t’u mbajė larg nga cigaret.

Stresi ndikon nė ēdo person, ēdo ditė. Se si pėrballemi me stresin pėrcakton efikasitetin nė punė dhe nė shtėpi, shėndetin fizik dhe mental. Merrni kontrollin ndaj stresit nė jetėn tuaj dhe do tė shihni qė heqja dorė nga duhani mund tė jetė shumė mė e lehtė!