Nėse nuk jeni edhe aq tė kėnaqur me jetėn tuaj njė mėnyrė e mirė pėr tė ngritur humorin ėshtė tė fshini llogarinė nė Facebook. Njė studim i ri tregon se sa mė shumė njė person e pėrdor kėtė rrjet social, aq mė shumė beson se jeta e tė tjerėve ėshtė mė e lumtur se jeta e tij.

Studimi, ku janė marrė nė pyetje 425 studentė, ėshtė kryer nga Utah Valley University dhe tregon se fotot e gėzuara qė njerėzit postojnė nė profilet e tyre bėjnė qė tė tjerėt tė trishtohen.

Kėrkuesit dolėn nė pėrfundim se ata qė shpenzonin mė shumė kohė nė Facebook ishin tė mendimit se jeta e tė tjerėve ishte mė e bukur. Kjo vihej re sidomos tek ata tė rinj tė cilėt nė listėn e tyre tė “friends”-ave kishin njerėz qė nuk i njihnin personalisht.

Nga ana tjetėr, ata tė cilėt shpenzonin mė shumė kohė duke ndenjur me shokėt e vėrtetė dhe shumė pak kohė nė Facebook nuk ishin pesimistė sepse e kuptonin qė tė gjithė kanė ulje-ngritjet e tyre.

“Tė parit e fotografive tė gėzueshme tė tė tjerėve nė Facebook i jep pėrshtypjen njerėzve se miqtė e tyre virtualė janė gjithmonė tė gėzuar dhe tė lumtur”, sociologia Grace Chou.