Kohė pas kohe nė treg paraqitet ndonjė smartphone (OK, zakonisht iPhone) i mbuluar nga diamantet, safirėt ... dhe feature tė ngjashėm. Kėsaj here, ky nuk ėshtė rasti Huawei po pėrgatit linjėn e smartphonėve Diamond qė do tė theksohet pėr nga karakteristikat teknike.
Bėhet fjalė pėr pajisjet high-end tė cilat prodhuesi kinez do ti paraqes nė panairin Mobile World Congress i cili do tė mbahet nė Barcelonė muajin e ardhshėm. Kompania qysh tani ka dėrguar ftesat pėr evenimentin nė tė cilin do tė plasohet smartphone mė i menēur, mė i shpejtė dhe me performancat mė tė larta. Pajisjet nga linja Diamond, sipas paralajmėrimeve, nė shitje nė tregun evropian do tė paraqiten qysh kah fundi i muajit mars.
Detajet rreth modeleve ende nuk janė publikuar, por besohet se ekzemplari mė i avancuar do tė jetė i bazuar nė modelin P1 S tė paraqitur nė CES. Bėhet fjalė pėr njė smartphone mbresėlėnės me procesorin prej 1.5-gigaherc, me ekranin Super AMOLED 4.3-inēėsh i cili ndodhet prapa xhamit Gorilla, dhe me kamerėn e cila merr fotografitė nė rezolucionin prej tetė megapiksel me pėrdorimin e senzorit back-illuminated.
Burimi: Telegrafi