Nė muzeun “Victoria and Albert” nė Londėr u ekspozua njė pėlhurė gjigante e ndėrtuar e gjitha nga rrjeta e “Merimangės sė Artė”, lloj merimange qė ka si habitat natyral ishullin e Madagaskarit nė Oqeanin Indian.


Pėlhura ėshtė produkt i njė projekti 7-vjecar tė stilistit Nicholas Godley dhe historianit britanik, Simon Peers, tė cilėt pėr vite me radhė kanė jetuar nė Madagaskar.

Ideja pėr mbledhur rrjetėn e “Merimangės sė Artė”, i lindi Godley-t vite mė parė. Gjatė njė vizite nė zyrėn e mikut tė tij Peers, Godley pa “mjete me pamje tė pazakonshme”, dhe kur e pyeti mikun e tij se cfarė ishin, ai iu pėrgjigj se bėhej fjalė pėr njė mjet qė shfrytėzohej pėr kapjen e “Merimangave tė Arta”.

Kaq mjaftoi qė Godley tė niste punėn pėr projektin e tij duke punėsuar mė shumė se 80 persona nė Madagaskar me detyrėn pėr tė kapur merimangat, vendosjen e tyre nė vendin e caktuar ku “prodhonin” rrjetėn e artė, e mė pas rikthimin e tyre nėpėr habitatet natyrale. I gjithė ky proces zgjati plot shtatė vite, koha qė u desh pėr tė grumbulluar sasinė e nevojshme tė rrjetės nga “Merimanga e Artė” dhe ajo qė u pėrftua, pas pėrpunimit, ėshtė njė pėlhurė me ngjyrė tė artė natyrale.

Pėlhura do tė qendrojė pėr disa kohė e ekspozuar nė muzeun britanik pėr tė gjithė kureshtarėt.

Burimi: TOP CHANNEL