1. Ari me siguri ėshtė metali i parė qė ėshtė punuar nga njeriu prehistorik. Objektet dekorative prej ari tė gjetura nė Bullgari datojnė qė nė vitin 4000 para Krishtit, prandaj epoka e arit pėrkon me epokėn e gurit.
2. Nė shekullin e 7-tė para Krishtit dentistėt nė Itali pėrdornin tela ari pėr tė ngjitur dhėmbė fallco dhe filluan t’i mbushnin dhėmbėt me ar qė nė shekullin e 16-tė.

3. Kur spanjollėt zbritėn nė Peru nė vitin 1532, Perandoria Incan kishte njė prej koleksioneve mė tė mėdha tė arit tė grumbulluar. Kur mbreti Atahuallpa u zu rob nga pushtuesit, ai ofroi si haraē ta mbushte njė dhomė tė stėrmadhe plot me ar. *
4. Spanjollėt e vranė gjithsesi.

5. Fjala asteke pėr ar ėshtė “teocuitlatl, e cila do tė thotė “sekretimi i perėndive.
6. Conrad Reed gjeti njė copė tė madhe ari nė fermėn e babit nė North Carolina nė vitin 1799, zbulimi i parė i dokumentuar i arit nė Shtetet e Bashkuara. Ata e kanė pėrdorur shkėmbin si pengesė derė pėr tre vite para se argjendari i vendit ta identifikonte.

7. Babai i Reed ia shiti argjendarit pėr 3.50 dollarė, mė pak se njė e mijta e vlerės sė vėrtetė. Nė ditėt e sotme ajo copė ari vlen mė shumė se 100 mijė dollarė. Reed ėshtė i pari qė hapi minierėn e parė tregtare tė arit nė SHBA.
8. Nė kundėrshtim me ato qė keni dėgjuar nga James Bond nė filmin “Goldfinder”, “asfiksimi i lėkurės” nuk ekziston. Por stafi i filmin nuk e dinte kėtė. Kur ata lyen aktoren Shirley Eaton me bojė ari, ata i lanė njė pjesė tė vogėl nė bark, nga frika se mund tė mbytej.

9. Ari ėshtė jashtėzakonisht i farkėtueshėm dhe i punueshėm. Vetėm 30 gram ar mund tė shndėrrohet nė njė fletė tė tejdukshme me trashėsi njė e pesėmilionta e njė centimetri. E njėjta sasi mund tė shndėrrohet nė njė tel 50 milje tė gjatė me njė trashėsi sa njė e dhjeta e flokut tė njeriut.
10. Metali ėshtė gjithashtu i pashkatėrrueshėm dhe ka fituar vlerė nė histori, prandaj njerėzit e kanė ricikluar. Rreth 85 pėr qind e arit tė gjetur ende pėrdoret dhe sot.

11. Fletė ari ėshtė mbėshtjellė rreth moduleve lunore tė zbritjes pėr t’i mbrojtur astronautėt nga radioaktiviteti. Njė film i hollė ari mbi ballin e tyre ende pėrdoret pėr t’ua mbrojtur sytė nga shkėlqimi.
12. Pėr mė shumė se 70 vite, trajtimi standard pėr artritin reumatik ishin gjilpėra prej ari tė lėngshėm, tė cilat nuk lejonin irritimin. Doktorėt ende nuk e dinė se pse.
13. Kėrkimi i alkimistėve pėr tė ndryshuar metalet bazė nė ari ėshtė arritur deri nė njė farė mase nė reaktorėt bėrthamor sovjetik, ku radioaktiviteti transformoi disa bėrthama nė ar.

14. Ari ėshtė i gjelbėr. Dritaret nė disa ndėrtesa janė tė veshur me ar pėr tė ndihmuar reflektimin e diellit nė verė dhe ruajtjen e nxehtėsisė nė dimėr.
15. Mėnyra pėr ta nxjerrė metalin nuk ėshtė kaq e gjelbėr. Minat e arit pėrhapin cianik nė ujė, nitrogjen dhe oksid sulfurik nė ajėr. Nė vitin 2000, njė mbetje cianiku nė njė minierė nė Rumani ndoti burimin nga pinin 2.5 milionė njerėz.

16. Shkencėtarėt australianė kanė zbuluar mikroorganizma qė “hanė” sasi ari brenda shkėmbinjve dhe mė pas i depozitojnė ato nė copa tė mėdha. Kompanitė e minierave kėrkojnė tė pėrdorin diēka tjetėr nė vend tė cianikut pėr ta nxjerrė arin nga miniera, pra njė mėnyrė mė pak dėmtuese pėr mjedisin.

17. Shtetet e Bashkuara kanė rezervat mė tė mėdha nė botė tė arit. Por nėse llogariten edhe zbukurimet, India ia merr titullin, pasi 20 pėr qind e arit dekorativ tė pėrdorur nė botė ndodhet nė Indi. *
18. Rezervuarėt mė tė mėdhenj tė arit nė sipėrfaqen e tokės, rreth 10 miliardė ton, ndodhen nė oqeane. Pėr fat tė keq, nuk ekziston asnjė mėnyrė praktike pėr ta nxjerrė.

19. Kjo sasi ėshtė njė thėrrime rėre nė krahasim me sasinė e arit qė gjendet nė hapėsirė. Nė vitin 1999, anija kozmike “NEAR” tregoi se njė asteroid i vetėm, “Eros”, pėrmbante mė shumė ar nga sa ėshtė gjetur nė Tokė.
20. Lajmi i fundit ėshtė edhe mė i keq. Nuk ekziston asnjė mėnyrė pėr ta tėrhequr edhe arin e hapėsirės. *