Mendoni se truri juaj ėshtė lodhur apo ngadalėsuar me kalimin e moshės apo si pasojė e kalimit tė njė sėmundjeje? Mund ta riparoni me ndihmėn e disa ushtrimeve tė thjeshta.

Sipas njė lajmi tė publikuar nė “Huffingtonpost”, nė fillim tė viteve ‘80 neurobiologu Michaell Merzenich, i cili sot punon si profesor nė universitetin e San Fransiscos nė Kaliforni, realizoi njė studim me anė tė cilit tregoi se truri mund tė ndryshojė nė varėsi tė tė dhėnave tė jashtme.



Duke theksuar se kjo metodė ka dhėnė rezultate tė shumėllojshme, Merzenich pohon se truri mund tė pėrmirėsohet vetė pas njė dėmtimi neurologjik. Pak kohė mė parė Dr. Merzenich dhe grupi i tij filluan tė testojnė disa pensionistė lufte pėr tė pare nėse ushtrimet e trurit ndihmojnė nė kalimin e traumave nė tė.

Objektivi thelbėsor ėshtė pėrdorimi i njė programi qė do tė ndihmojė nė pėrfitimin e njė performance mė tė mire tė trurit tė vdekur ose tė dėmtuar, derisa truri tė fitojė pėrsėri aftėsinė e informacionit.

Rezultatet e para tė studimit ishin shpresėdhėnėse. Ne do tė mund ta edukojmė trurin tone pėrballė sėmundjeve neurologjike si Alzhaimeri.

Ja 10 rrugėt e aktivizimit ose mbajtjes nė formė tė trurit sipas prof. Merzenich:

1. Ushtroni shikimin tuaj ambientalist: nėse e bėni kėtė do tė zhvilloni performancėn e trurit dhe kjo do t’ju ndihmojė tė drejtoni botėn nė mėnyrė tė sigurt. Studimet e fundit tregojnė se pas edukimit tė fushave tė pamjes sė shoferėve ata mund tė qėndrojnė mė gjatė nė rrugė dhe tė bėjnė mė pak aksidente.

2. Mėsoni pėrmendėsh njė kėngė: zhvillimi i zakonit tė dėgjimit tė kujdesshėm do t’ju ndihmojė tė zhvilloni aftėsinė e kuptimit, mendimit dhe kujtesės. Pėrsėritja e kėngės apo kėndimi i saj prej fillimi kėrkon pėrqendrim dhe njė kujtesė aktive. Kur pėrqendroheni ju lėshoni disa kimikate tė cilat mundėsojnė strukturimin e memories nė mėnyrėn e dėshiruar.

3. Mėsoni njė vegėl tė re muzikore: nėse mėsoni njė instrument tė ri, funksionet e trurit do tė ushtrohen nė shumė mėnyra.

4. Mos qėndroni tė lidhur me fjalėkryqet Sudoku apo tė tjera: personat tė cilėt zgjidhnin fjalėkryqet e vėshtirė Sudoku paraqitėn tė njėjtėn rėnie me personat qė zgjidhnin fjalėkryqe tė thjeshtė.

5. Ulni zėrin e televizorit. Shumė njerėz e ngrenė zėrin e televizorit sepse kanė njė ērregullim nė ndjesinė e tė dėgjuarit. Nėse zėri i televizorit ėshtė i njėjtė me zėrin tuaj, atėherė do tė mund tė kapni ēdo fjalė qė flisni.

6. Bėni ushtrime me top: bėni ushtrimin e hedhjes dhe kapjes sė topit nė ajėr. Duke bėrė kėto ushtrime mprihen mė shumė aftėsitė vizive, tė prekjes dhe koordinimi i syve-duarve.

7. Mėsoni tė pėrdorni edhe dorėn tjetėr: nėse pėrdorni dorėn e djathtė provoni tė pėrdorni tė majtėn kur lani dhėmbėt, krihni flokėt etj. Aktivitete tė tilla do ta aktivizojnė trurin duke bėrė ndryshime pozitive. Kur tė kontrolloni mė mire dorėn tjetėr, miliona neurone do tė mėsojnė rrugėt e reja.

8. Zgjidhni sipėrfaqe tė pjerrėta, me ulje e ngjitje, p.sh kalldrėmi: ecja nė sipėrfaqe tė vėshtira zhvillon sistemin vestibular i cili luan njė rol tė rėndėsishėm nė arritjen e ekuilibrit. Nė tė njėjtėn kohė luan njė rol kyē nė parandalimin e dėmtimeve serioze.

9. Zhvilloni lojėrat puzzle (formuese): vendosja e secilės pjesė nė vendin e duhur ndihmon nė bėrjen e njė gjimnastike trurit.

10. Bėhuni pėrsėri fėmijė: filloni tė tregoheni tė kujdesshėm ndaj botės fizike rreth jush. Pėrpiquni tė gjeni detaje tė reja nė kushte tė ngjashme. Zhvillimi i trurit tuaj do tė ndalet nė ēastin e ndėrprerjes sė mėsimit.

burimi-ballkanweb