Ky eshte nje tutorial qe do te ju mesoje si te ndryshoni ikonat ne barren e startit, pikerisht ne Windows 7. Sic e dime per Windows 7 ka nje numer shume te madh theme dhe jo te gjitha theme pershtaten me ikonat qe na jep Windows 7ne fillim, keshtuqe do te ishte shume e lodhshme t’i nderronim ikonat nje nga nje. Normalisht per cdo pune te lodhshme ne kompjuter, ka nje zgjidhje. Zgjidhja ne kete rast eshte: 7Conifier.

Pasi ta shkarkoni, bejeni extract/dekompresoje dhe me pas do te gjeni keto fajlla brenda paketes.



Ekzekutoni programin 7CONIFIER.exe. Meqe do te jete hera e pare qe do ta hapni, do te ju kerkoje nese doni t’i beni backup ikonave te tashme qe ju keni, ju zgjidhni PO ose Jo, varet nga deshira juaj. Une ju sugjeroj qe te selektoni PO, sepse kurre nuk i dihet cfare ndodh me kompjuterin.

Pasi ta keni zgjedhur opsionin tuaj PO ose JO, do te ju hapet nje dritare e re.

E THJESHTE: Klikoni tani ne nje nga paketat ne te majte, dhe klikoni tek APPLY me larte. Explorer.exe do te ristartohet, ose mund te zgjidhni qe ta ristartorni kompjuterin tuaj me vone. Pasi explorer.exe do te ristartohet, ikonat do te shfaqen ne taskbar-in te desktopit tuaj.

DICKA INTERESANTE: Nese perdorni programe jo shume te njohura, atehere hapeni prap 7CONIFIER dhe selektoni paketen ne te majte dhe lart klikoni tek ai lapsi (Edit Package). Me pas klikoni tek ICONS tab (lart) dhe ne fund do te ju dali lista e te gjithe programeve. Ju sugjeroj qe te klikoni tek ai plusi (+) dhe me pas tek ADD PINNED qe te ju dalin programet qe keni ne taskbar, qe me pas t’i editoni vete dhe ti zevendesoni me ikonat e tjera.

KONKLUZIONI: Dijeni qe gjithmone ka programe ne kompjuter per te lehtesuar punimin, po ne kompjuter! 7conifier ben pjese ketu, nuk ke pse lodhesh duke edituar cdo ikone qe ke ne taskbar, me 7Conifier cdo gje eshte me e lehte, dhe nuk ha shume memorie!

SHKARKO: Per ta shkarkuar programin 7Conifier kliko me poshte:

Shkarko kėtu

Burimi