A dėshironi tė dini si ka lindur fjala bikini, dhe pse themi bluetooth? Libri i ri Harvey Wallbangers And Tam O'Shanters" i Martin Hannan zbulon historitė nga tė cilat kanė rezultuar fjalėt dhe frazat e pėrditshme. Tabloidi britanik The Sun ka ndarė disa prej tyre.
Hooker (prostituta): Fjala rrjedh nga zona Corlears Hook nė Manhattan (New York) ku kanė punuar prostitutat.
Bikini: Kostumi dypjesėsh pėr larje e ka marrė emrin sipas atolit tė Paqėsorit, Bikini, nė ishujt e Marshallit, i cili ka qenė vendi nė tė cilin janė kryer 23 teste tė armėve nukleare nė mes viteve 1946 dhe 1958. Kostumi pėr larje ėshtė prezantuar nė revynė e modės katėr ditė pasi qė amerikanėt kanė testuar bombėn atomike.
Shovinist: Tani pėrdoret rėndom pėr tė pėrshkruar dikė qė ka prirje seksiste, ndėrsa fillimisht ka paraqitur dikė qė ka disponim tė tepėrt patriotik, pasi qė Nicolas Chauvin, ushtari i ushtrisė franceze tė Napoleon Bonapartes, ishte i njohur pėr besnikėrinė e vet tė verbėr pėr shtetin e tij.
Amerika: Kontinenti ka marrė emrin sipas Amerigo Vespuccit, eksploruesit italian nga shekulli XV, i cili ka dėshmuar qė kontinenti ėshtė shumė mė i madh se sa ėshtė menduar nė fillim dhe qė nuk ėshtė Azia, siē ka besuar Kolumbo.
Mont Everesti: Mali mė i lartė nė botė e ka marrė emrin nė vitin 1865 sipas topografit kryesor britanik nė Indi, George Everest, i cili ka luajtur rol thelbėsor nė vizatimin e parė tė saktė gjeografik tė Indisė nė hartėn gjeografike.
Bajoneta: Thika nė fund tė pushkės emrin e ka marrė sipas qytetit francez Bayonne, ku janė bėrė thikat e para tė gjata.
Bluetooth: Mbreti danez Harald Bluetooth ka qenė pėrgjegjės pėr pėrhapjen e krishterimit nė tėrė Skandinavinė nė shekullin X. Kur prodhuesi suedez i telefonave mobilė, Ericsson ka dashur tė zgjidhte njė emėr i cili do tė simbolizonte komunikim tė mirė, u kanė hedhur njė sy shėnimeve historike dhe kanė zgjedhur njė emėr nga nėnqielli i tyre.
Neandertal: Paranjeriu i shpellės e ka marrė emrin sipas fushės Neander nė Gjermani, ku janė gjetur tė gjitha mbetjet e kėtyre njerėzve tė hershėm nė vitin 1856.