Receta Gatimi

Te mirat shendetesore te rrushit te thate...semundjet qe lufton!


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 10 prej 10
  1. #1
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21

    Te mirat shendetesore te rrushit te thate...semundjet qe lufton!

    Rrushi i thatė pėrmban polyphenolic phytonutrients, tė cilėt kanė pėrbėrės antioksidues dhe janė shumė tė mirė pėr shėndetin okular (shikimin), pasi mbron sytė nga dėmet e shkaktuara nga radikalet e lira

    Arsyet pse duhet tė konsumojnė rrushin e thatė janė tė shumta, pėrveē shijes sė veēantė, ai ėshtė tepėr i shėndetshėm pėr organizmin tonė. Konsumimi i rrushit tė thatė ka shumė dobi pėr shėndetin tonė, sepse luftohen mbi 10 sėmundje, si qetėsimi i organizmit, anemisė, etheve, dobėsisė seksuale. Rrushi i thatė gjithashtu ndihmon nė shtim tė peshės, ndihmon sytė, dhėmbėt dhe kockat. Studime tė shumta gjithashtu evidentojnė se rrushi i thatė ėshtė i pazėvendėsueshėm pėr prezencėn e lartė tė vitaminave, aminoacideve dhe mineraleve (si seleniumi, fosfori ), tė cilėt ndihmojnė nė thithjen e materieve tė tjera ushqyese dhe proteinave nė trup. Sakaq tejet i pėrdorur ėshtė edhe nė kuzhinėn tonė.
    Tharja
    Rrushi i thatė pėrdorėt gjerėsisht nė kuzhinė, e gjithashtu si ushqim pėr alpinistėt dhe udhėtarėt. Ato bėhen nga tharja e rrushit (i gjelbėr apo i zi) nė diell apo nė tharės dhe duken si perla ngjyrė ari, tė gjelbėrta apo tė zeza. Nė tė vėrtetė janė sikurse perlat duke parasysh vlerat ushqyese dhe tė mirat shėndetėsore tė tyre.
    Sėmundjet
    Njė prej shqetėsimeve qė u jep zgjidhje rrushi i thatė ėshtė edhe kapsllėku, pėr tė cilin kur hahet, rrushi fryhet, pasi fibra qė ėshtė prezente nė tė nė formė tė tharė thith ujė. Kjo ndihmon nė lehtėsimin e kapsllėkut.
    Shtimi i peshės
    Rrush i thatė, sikurse tė gjitha frutat e tjerė tė thara, ėshtė shumė i mirė pėr shtim tė peshės, pasi ėshtė pėrplot me glukozė dhe fruktozė, dhuron shumė energji. Kėshtu, pra, ato formojnė pjesėn ideale tė dietės si te atletet tė cilėt kanė nevojė pėr shumė energji e gjithashtu edhe tek ata tė cilėt kanė nevojė tė shtojnė peshė pa akumuluar kolesterol. Ēfarė i jep njė shtytje edhe mė tė madhe ėshtė prezenca e shumė vitaminave, aminoacideve dhe mineraleve (si seleniumi, fosfori), tė cilėt ndihmojnė nė thithtjen e materieve tė tjera ushqyese dhe proteinave nė trup.
    Acidi

    Acidosis ėshtė gjendja e rritjes sė acidit nė gjak (gjithashtu njihet si helmim i gjakut) apo i gazrave nė sistemin e frymėmarrjes. Kjo ėshtė shumė e dėmshme pėr trupin, pasi mund tė nxisė njė numėr problemesh, si ato tė lėkurės dhe dėmtim tė organeve tė brendshme, artritis, cermes, gurėve nė veshkė, rėnien e flokėve, sėmundjen e zemrės, tumoreve e gjithashtu edhe kancerit. Rrush i thatė ėshtė burim i mirė i kaliumit dhe magneziumit (pėrbėrėsit antiacid mė tė popullarizuar) qė tė dy janė shumė efikas nė zvogėlimin e aciditetit. Ato neutralizojnė acidet dhe kėshtu ndihmojnė kundėr acidosis.
    Anemia
    Rrushi i thatė pėrmban sasi tė konsiderueshme tė hekurit, i cili drejtpėrsėdrejti ndihmon nė shėrimin e anemisė. Gjithashtu pėrmban shumė anėtarė tė vitaminės B kompleks, tė cilėt janė esenciale pėr pėrpunimin e gjakut. Bakri qė gjendet nė to gjithashtu ndihmon nė pėrpunimin e rruazave tė kuqe tė gjakut.
    Ethet
    Phenolic Phytonutrients, qė njihen mirė pėr pėrbėrėsit e tyre si antibiotik, vrasės sė baktereve dhe antioksiduese, gjenden me bollėk nė rrush tė thatė dhe ndihmojnė nė shėrimin e etheve duke luftuar infeksionet bakteriale dhe virale.
    Dobėsi seksuale
    Rrush i thatė ėshtė i njohur pėr stimulimin e epshit dhe nxitjen ereksionin, kryesisht pėr shkak tė prezencės sė aminoacidit tė quajtur Arginine, i cili ėshtė i dobishėm nė shėrimin e problemeve me ereksion. Nė Indi qėmoti ka qenė praktikė e zakonshme qė nuses dhe dhėndrit t’i jepet njė gotė qumėsht i valuar me rrush tė tharė dhe me shafran. Rekomandohet qė ata qė vuajnė nga dobėsitė seksuale tė konsumojnė rregullisht rrush tė tharė.
    Kockat
    Pėrderisa kalciumi, qė ėshtė pėrbėrėsi kryesor i eshtrave, ėshtė prezent nė rrush tė thatė, rrushi i thatė ėshtė gjithashtu burimi mė i mirė i borit, njė mikro materie ushqyese (materie ushqyese qė kėrkohet nga trupi nė sasi shumė tė vogėl nė krahasim me materiet e tjera ushqyese) qė ėshtė shumė i domosdoshėm pėr formimin e duhur tė eshtrave dhe absorbimin e kalciumit. Por ėshtė veēanėrisht i dobishėm nė parandalimin e osteoporisis qė nxitet nga menopauza tek gratė dhe ėshtė shume i dobishėm pėr eshtrat dhe nyjet.

    Sytė
    Rrush i thatė pėrmban polyphenolic phytonutrients, tė cilėt kanė pėrbėrės antioksidues dhe janė shumė tė mirė pėr shėndetin okular (shikimin), pasi mbron sytė nga dėmet e shkaktuara nga radikalet e lira (oksiduesit) sikur degjenerimi makular, dobėsimi i pamjes nga mosha, katarakti etj. Si shtesė rrush i tharė pėrmban sasi tė mira tė vitaminės A, A-Beta Carotene dhe A-Carotenoid, qė tė gjithė janė esencial pėr shėndet tė mirė tė shikimit.
    Dhėmbėt
    Acidi Oleanolic, njėri nga phytochemial-et prezent nė rrush tė thatė, luan njė rol tė rėndėsishėm nė mbrojtjen e dhėmbėve kundėr prishjes, kaviteteve, copėtimit (spirrimit) tė dhėmbėve etj. Me efekt parandalon zhvillimin e Streptococcus Mutans dhe Porphyromonas Gingivalis, tė dy kėto specie tė baktereve, tė cilat janė pėrgjegjėse pėr kavitetet dhe problemet e tjera dentale. Veē kėsaj, rrush i tharė ėshtė shumė i pasur me kalcium, i cili ėshtė shumė i dobishėm pėr shėndetin dental, pasi parandalon thyerjen e dhėmbėve dhe smaltit dhe i bėn ata mė tė fortė. Njė gjė tjetėr interesante rreth rrushit tė tharė ėshtė se sa mė gjatė ju mbeten nė dhėmbė aq mė mirė, pasi kėshtu mundėson kontakt mė tė gjatė tė Acidit Oleanolic mė dhėmbė kėshtu duke parandaluar zhvillimin e baktereve. Veē atyre qė thamė mė lartė, bori prezent nė rrush tė thatė luan njė rol shumė tė rėndėsishėm nė kontrollimin e zhvillimit tė mikrobeve nė gojė e gjithashtu ndihmon shėndetin e eshtrave dhe tė dhėmbėve.
    Pėrfitimet e tjera
    Njė antioksidues prezent nė rrush tė thatė ėshtė shumė efektiv nė parandalimin e tumoreve dhe kancerit nė zorrėn e trashė. Fibra nė tė ndihmon nė nxjerrjen e helmeve nga trupi ynė, djegien e kolesterolit dhe kėshtu siguron shėndet tė mirė kardiakė.

  2. #2
    Chicago Boss 35% Maska e Al Capone
    Anėtarėsimi
    Jan 2012
    Vendndodhja
    Jashte Shtetit
    Postime
    560
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    13
    Qenka ilac rrushi i thate!

  3. #3
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Al Capone Lexo postimin
    Qenka ilac rrushi i thate!
    Keshtu thone..dhe per derisa e thone keshtu duhet te jete..por une personalisht e ha se me pelqen nuk eshte se i ve rendesi te mirave qe ka...

  4. #4
    Postues Nderi 45% Maska e ulkina
    Anėtarėsimi
    Oct 2010
    Vendndodhja
    fier albania
    Postime
    2,657
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    po un qe nk e ha

  5. #5
    i/e rregjistruar 10% Maska e florianVod
    Anėtarėsimi
    Feb 2012
    Postime
    40
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    Po ai eshte i that.ku i ka vlerat yshqyese bre

  6. #6
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga florianVod Lexo postimin
    Po ai eshte i that.ku i ka vlerat yshqyese bre
    Pse derman ku e ke degjuar qe gjerat e thata nuk kane vlera?...kane qe c'ke me te!

  7. #7
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga ulkina Lexo postimin
    po un qe nk e ha
    edhe une shum pak e ha rrushin e thate, por keto nuk i kam ditur !

    Flm erinda

  8. #8
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga iceman Lexo postimin
    edhe une shum pak e ha rrushin e thate, por keto nuk i kam ditur !

    Flm erinda
    Te lutem..

  9. #9
    Postues Nderi 45% Maska e ulkina
    Anėtarėsimi
    Oct 2010
    Vendndodhja
    fier albania
    Postime
    2,657
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga iceman Lexo postimin
    edhe une shum pak e ha rrushin e thate, por keto nuk i kam ditur !

    Flm erinda
    do e ham me pahir tani

  10. #10
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga ulkina Lexo postimin
    do e ham me pahir tani
    Po nuk eshte helem ulkina...gje e embel eshte.une ne fakte rrushin e thate e perdor shume dhe ne embelsirat qe beje...

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. 10 Dobite Shendetesore Te Limonit
    Nga Kliton nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-03-2013, 09:44 PM
  2. Si te qetėsoni kollen e thate me metodat e shtepise ?
    Nga Erinaa nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-12-2012, 03:30 PM
  3. Te mirat shendetesore te gjetheve te dafines!..
    Nga erinda nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 17-02-2012, 02:46 PM
  4. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-09-2011, 02:16 PM
  5. Probleme shėndetėsore nga pėrdorimi i kompjuterit
    Nga Erinaa nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-06-2011, 02:21 PM