A ju duket se kohėve tė fundit ka mė shumė vajza tė lira se kurrė mė parė? Ndoshta shkaku i krizės, e ndoshta edhe shkaku se mungon kėnaqėsia e pėrgjithshme, kohėve tė sotme ėshtė e vėshtirė tė pėrqendroheni nė njė mashkull qė ia vlen? Por, edhe nėse vendosni ta ndryshoni statusin tuaj nga 'singl' nė 'in a relationship', si ta gjeni njė mashkull tė duhur? Ku duhet pasur mė shumė kujdes, si duhet tė sillemi apo si tė prezantohemi? Tė gjitha kėto janė pyetje tė pashmangshme qė pėr njė kohė tė gjatė i mundojnė femrat e lira, e nė ndihmė u kanė ardhur edhe ekspertėt, tė cilėt i kanė zbuluar shtatė fshehtėsi pėr ta zbuluar mashkullin e pėrsosur.

Kujdes ēfarė vishni

Meshkujve nuk u pėlqen kur ekspozoni shumė nga trupi juaj. Nė kėtė mėnyrė shpalosni gjithēka nga trupi juaj dhe nuk lini asgjė pėr tė cilėn njė mashkull ka dėshirė pėr tė "hulumtuar". Prandaj, jini diskrete. Nėse zgjidhni fustane tė shkurtra, atėherė njė dekolte e thellė nuk do tė ishte ide e mirė. Jini mesatare dhe theksojeni vetėm njė pjesė tė trupit. Me veshje provokative nuk do ta gjeni mashkullin ideal dhe kualitativ.

Bardh e zi

Nuk ka nevojė qė secilit mashkull qė nė takimin e parė t'i hidheni nė pėrqafim, por as nuk ėshtė nevoja qė tė shtireni si mbretėreshė e akullt para tij. Sa herė deri mė tani e keni kuptuar se njė person qė nga largėsia ju ka shkuar nė nerva, kur e keni njoftuar ėshtė krejt OK? Takimi i parė ėshtė i rėndėsishėm, edhe pse shpeshherė ju mashtron.

Nuk ėshtė e thėnė tė pajtoheni pėr gjithēka

Njė djalosh i pėrsosur nuk ka pse qėndrimet dhe shijet t'i ketė tė njėjta me ju. Ėshtė krejt normale qė tė dalloni. Tė gjithė ne jemi persona nė vete dhe ėshtė e pamundur tė gjeni dikė qė ėshtė krejtėsisht i ngjashėm me ju, apo qė pajtoheni nė gjithēka. Nė mes tjerash, a nuk do tė ishte paksa e ēuditshme tė ecni me "kopjen" e vetes suaj? Kur ta kuptoni se jeni vetvetja, atėherė do ta keni mė tė lehtė.

Harrojeni tė kaluarėn

Njė ndėr gjėrat mė tė tmerrshme qė mund tė bėni ėshtė ta ngarkoni veten me lidhjet paraprake dhe mossukseset, e edhe mė keq ėshtė tė flisni gjithnjė rreth kėsaj teme dhe tė ktheheni prapa nė kohė. Ajo qė ka ndodhur ka ndodhur - tė kaluarėn lėreni pas shpine. A nuk ėshtė koha t'i qaseni njė lidhjeje tė re?

Jini e buzėqeshur

Jini modeste, por me disponim tė mirė. Buzėqeshja e femrės ėshtė armė vrasėse dhe duhet tė mundoheni shumė qė tė mos e humbisni atė, ngase buzėqeshja i hap tė gjitha dyert.

Jini vetvetja

Duhet qė tė jeni pakėz vetjake, por jo edhe tepėr. Kujdes pėr veten tuaj. Kur ju jeni e kėnaqur, edhe ai me siguri se do tė jetė.