Zyra Federale e Hetimeve nė SHBA (FBI) ėshtė duke planifikuar tė zhvillojė njė aplikacion qė mund tė vėzhgojė postimet publike nė Facebook, Twitter dhe rrjete tjera sociale, nė mėnyrė qė tė ndihmojė nė formėn sesi parashikon dhe reagon ndaj njė sjellje kriminale, duke pėrfshirė prishjen e rendit publik dhe terrorizmin.

Njė kėrkesė e FBI pėr dokumente informimi ėshtė publikuar, duke kėrkuar kontraktor potencial pėr t ė kontaktuar zyrėn deri mė 10 shkurt. FBI dėshiron qė ata qė pėrgjigjen nė dokument tė theksojnė sesi do tė dėshirojnė tė ndėrtojnė njė sistem tė kėtillė dhe sa do tė kushtojė.

Zyra Federale ka thenė se sistemi qė dėshiron, duhet tė jetė nė gjendje qė nė mėnyrė automatike tė kėrkojė “materiale publike” prej Facebook, Twitter dhe rrjeteve tjera sociale. Agjentėt mė pas do tė lajmėrohen kur nė kėrkime shfaqet dėshmi pėr “ngjarje me rėndėsi, incidente dhe kėrcėnime”.

Agjentėt do tė kenė mundėsinė pėr tė shfaqur informacionet nė njė hartė, tė cilėn mė pas mund ta ngarkojnė me shtresa tjera tė informimit, duke pėrfshirė incidente nė tė kaluarėn dhe lokacione tė ndėrtesave tė rėndėsishme si ambasada dhe baza ushtarake.