Dosja e FBI: Steve Jobs i droguar, i pandershėm e koprac



“I droguar, i pandershėm dhe koprac me familjarėt e tij”. Kėshtu pėrshkruhet Steve Jobs nė njė raport tė hershėm tė policisė federale amerikane.

FBI publikoi dosjen sekrete prej 191 faqesh nė internet. Njė dokument qė rezulton shumė herė mė “zbavitės” dhe e kundėrta e biografisė zyrtare tė babait tė Apple e publikuar nė “New York Magazine”.

Dokumenti i nis qė nga viti 1985, kohė kur Jobs u paraqit nė zyrat e federalėve pėr tė kallėzuar njė kėrcėnim qė i bėhej nga njė person anonim. “Mė jep 1 milion dollarė, pėrndryshe do tė hedh nė erė”, ishte kėrcėnimi ndaj Jobs.

FBI hetoi cėshtjen nė fjalė, por kurrė nuk u arrit tek shantazhuesi. Por emri i Jobs do tė rishfaqej nė dosjet e FBI-sė si kandidaturė pėr President nė Kėshillin e Eksporteve nėn administratėn e George Bush (babai). Ishte njė post i lartė dhe me pėrgjegjėsi, post pėr tė cilin institucionet konsultojnė tė gjitha tė dhėnat e kandidatėve, edhe jeta e tyre personale.

Nė grumbullimin e tė dhėnave pėr Jobs kanė kontribuar disa agjentė. Nė raport babai i Apple pėrmendet si “pėrdorues i rregullt i drogės nė vitet ’60-’70 (s’kemi tė dhėna nėse e pėrdor akoma) dhe njeri pa integritet”.

“Shumė agjentė vėnė nė dyshim integritetin e Jobs si person, njė njeri i gatshėm tė mohojė tė vėrtetėn dhe tė shtrembėrojė realitetin pėr tė arritur qėllimet e veta. Nė tė kaluarėn ai nuk u kujdes pėr vajzėn e tij tė ardhur nė jetė nga njė marrėdhėnie jashtėmartesore. (Vajza e quajtur Lisa, lindi nė vitin 1978 dhe u rrit nėpėr institucionet e edukimit shtetėror pasi Jobs nuk njohu atėsinė). Nga tė dhėnat e grumbulluara nga miqtė e ngushtė tė tij, mund tė themi se moraliteti i tij ėshtė i diskutueshėm”, thuhet ndėr tė tjera nė dosjen e stėrmadhe tė FBI-sė.

I vetmi fakt “pozitiv” nė dosjen e Jobs ėshtė ai qė pohon se babai i Apple nuk ka “tė afėrm nė vendet komuniste”.

Dosja sekrete publikohet pak muaj pas vdekjes sė Jobs qė ndėrroi jetė nė 5 tetor tė vitit tė kaluar pas betejės sė humbur me tumorin.