Receta Gatimi

Qumėshti parandalon zhvillimin e artritit urik


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Thumbs up Qumėshti parandalon zhvillimin e artritit urik


    Konsumimi i pėrditshėm i qumėshtit zvogėlon rrezikun nga paraqitja e artritit urik apo gihtit. Hulumtimi i ri tregon qė ata qė ēdo ditė kanė pirė qumėsht me yndyrė, kanė mė pak rrezik nga krijimi i artririt urik. Po ashtu, ata qė tashmė vuajnė nga gihti dhimbjet mund t’i reduktojnė me konsumimin e rregullt tė qumėshtit.

    Hulumtimet e mėhershme kanė treguar qė njerėzit, ushqimit tė tė cilėve u mungojnė produktet e qumėshtit, kanė probabilitet mė tė madh pėr zhvillim tė gihtit.

    Shkencėtarėt besojnė qė ky ėshtė hulumtimi i parė i cili tregon qė produktet e qumėshtit reduktojnė rrezikun nga krijimi i gihtit, si dhe dhimbjet dhe problemet tek personat qė tashmė vuajnė nga gihti.

    Artriti urik ėshtė formė e artritit tė cilin e shkaktojnė sulmet e papritura tė dhimbjeve, shtangia, ėnjtja e nyejve dhe gishtave. Kjo ndodh kur nivelet e acidit urik janė tė mėdha nė trup.

    Veshkat nuk mund tė funksionojnė normalisht kur nė trup ėshtė koncentrimi i lartė i acidit urik, qė ēon te krijimi i kristaleve tė forta nė nyje.

    Nė kėtė hulumtim shkencėtarėt nga Universiteti nė Zelandėn e Re kanė studiuar efektet e konsumimit tė qumėshtit me yndyrė, i cili nė mes tė tjerash pėrmban dy komponentėt qumėshtore - glikomakropeptidin dhe ekstraktin e yndyrave tė qumėshtit.

    Efektin e qumėshtit e kanė testuar tek personat qė vuajnė nga gihti. Ata tė cilėt ēdo ditė kanė konsumuar qumėsht me yndyrė tė plotė, vetėm pas 3 muajve kanė pasur mė pak probleme me dhimbjet qė janė shkaktuar nga artriti urik, pėr dallim nga personat qė nuk kanė konsumuar qumėsht me yndyrė tė plotė.

    Qumėshti ka reduktuar dhimbjet, ėnjtjen e nyjave dhe nivelin e acidit urik nė trup.

    Hulumtuesit pohojnė qė ky hulumtim tregon nevojėn pėr mė shumė testime pėr tė mbėshtetur pretendimet qė qumėshti dhe produktet e qumėshtit nė tė vėrtetė kanė ndikim tė madh nė shėndetin e pėrgjithshėm dhe kėshtu edhe nė parandalimin e artritit urik.

    Burimi

  2. #2
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Une nuk dale nga shtepia pa e pire nje gote qumesht!...Por nga leximi i ketij artikulli nje arsye me shume per ta konsumuar...flm per informacionin...eshte teper i vlefshem!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Si ta nxisni zhvillimin e trurit tė fėmijės?
    Nga vaaldr1n nė forum Vogėlushėt Shqiptarė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-09-2012, 07:42 PM
  2. Vitamina D parandalon kancerin
    Nga ardona nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-07-2010, 06:55 PM
  3. Vitamina E parandalon bronkitin
    Nga MAJDI nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-05-2010, 06:26 PM
  4. Acidi folik parandalon shurdhimin
    Nga aurel nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-10-2009, 08:13 PM
  5. Vitamina C pėr zhvillimin e trurit
    Nga aurel nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 01:13 PM