Ma Zhong Nan, nje burre 93 vjecar qe jeton ne nje fshat te vogel te Kines, tregon se si nje bri ka filluar ti “mbije” ne koke 5 vjet me pare. Zoti Ma ishte duke u krehur nje dite kur padashje vrau koken. Duke qene se nuk ishte ndonje plage e madhe, ai nuk i dha shume rendesi. Por nuk do ta kishte menduar kurre qe nje bri i vogel dhe i forte do te kishte filluar t’i rritej ne koke. Qe atehere i moshuari e ka injoruar kete “bri” i cili me kalimin e kohes ka arritur nje gjatesi prej 10 centimetrash ne me pak se nje vit, duke formuar keshtu nje “bri” gjithmone e me te gjate dhe te forte. Por para tre javesh zoti Ma ka filluar te ndjeje nje kruarje te cuditshme ne koke dhe keshtu femijet e tij kane vendosur ta cojne ne spital per nje vizite.
Me mberritjen e te moshuarit ne spital mjeku ka mbetur i habitur dhe nuk ka arritur te jape nje shpjegim mjekesor. Tani familja Nan po kerkon ndihme nepermjet mediave per te gjetur nje kure per kete semundje te cuditshme. Por zoti Ma nuk eshte i vetmi qe vuan nga kjo anomali…



E njejta fatkeqesi i ka ndodhur edhe Granny Zhao-s, nje e moshuar 95 vjecare banuese ne Zhanjiang City, ne provincen e Guangdong ne Kine. Briri i saj ka filluar t’i “mbije” ne balle rreth 3 vjet me pare, eshte 10 centimetra i gjate dhe eshte i perkulur si bishti i nje kungulli sic e shikoni ne foto. “Ne fillim ishte vetem nje nishan, por me kalimin e kohes eshte bere gjithmone e me i madh dhe tani i ngjan gjithmone e me shume nje briri” thote gruaja. Megjithate, sipas saj, kjo semundje nuk i ka shkaktuar probleme te medha, pervec nje reduktimi te lehte te fushes se pamjes.
Ndersa familja e saj eshte akoma ne pritje qe mjeket dhe ekspertet t’i japin nje pergjigje ketij fenomeni te vecante.