Adoleshenti, gjobė biznesmenes me letra shantazhuese: Dorėzo ēantėn me lekė te xhamia

Tiranė, 15 Shkurt 2012 NOA - “Nesėr nė orėn 08:00 duhet tė vendosėsh nė njė ēantė 4 milionė lekė tė vjetra pranė xhamisė te rruga “Don Bosko”. Nėse njofton policinė apo persona tė tjerė do tė kesh pasoja”.

Kėshtu thuhej nė letrėn qė njė biznesmeneje ia hodhėn te kėmbėt ndėrsa ajo qėndronte te lokali i saj nė rrugėn “Don Bosko” nė Tiranė, raporton agjencia noa.al.

45-vjeēarja L.C, sapo ka lexuar letrėn ditėn e djeshme kėrkoi menjėherė ndihmėn e policisė pavarėsisht kėrcėnimit tė gjobėvėnėsit.

Forcat e policisė u vunė menjėherė nė lėvizje pėr tė identifikuar dhe kapur autorin. “Sot nė orėn 08:00 forcat e policisė rrethuan vendin pranė xhamisė ku do tė vendoseshin paratė. Gruaja mbushi njė ēantė me gazeta dhe e vendosi nė vendin e adresuar nga autori. Pak minuta mė pas njė adoleshent u afrua pėr tė marrė ēantėn ndėrsa policia ndėrhyri pėr tė kryer kapjen e tij” thanė pėr agjencinė e lajmeve NOA burimet e policisė sė Tiranės.

Mėsohet se autori ėshtė 16-vjeēari S.K, nga Kukėsi. Ai ishte klient i rregullt i lokalit tė 45-vjeēares. Ndaj tij u mor masa e arrestit pėr veprėn penale tė shtrėngimit tė dhėnies sė pasurisė.

Burimi