Duke u ndikuar nga rrjeti Twitter, Facebook do tė fillojė tė lėshojė etiketimin “llogari e verifikuar” pėr pėrdoruesit e vet mė tė popullarizuar. Duke filluar nga dita e djeshme, faqja filloi tė testojė njė sistem qė ua mundėson njerėzve me njė numėr tė madh tė abonentėve qė tė japin njė ID nga qeveria pėr tė vėrtetuar qė ata janė pikėrisht ata qė thonė se janė.
“Ky pėrditėsim e bėn madje mė tė lehtė pėr abonentėt pėr tė gjetur dhe pėr tė qenė tė lidhur me gazetarėt, ngjarjet dhe figurat e tjera publike me tė cilėt ata duan tė lidhen,” tha njė zėdhėnės nga rrjeti Facebook nė njė letėr elektronike. Sapo tė bėhet verifikimi, njė pėrdorues do tė jetė nė gjendje qė mė dukshėm tė paraqesin njė emėr tjetėr (pseudonim, emrin e beqarisė, rreshti i parė, etj.) nė vijėn kohore pėrveē emrit tė tyre tė vėrtet.”
Pėr dallim nga Twitter, Facebook iu ka kėrkuar pėrdoruesve qė tė regjistrohen me emrat e tyre tė vėrtet.
Twitter, qė ua mundėson pėrdoruesve qė tė pėrdorin ndonjė nofkė qė ata duan, ka poseduar “llogari tė verifikuara” qysh sa kohė pėr figurat publike pėr t’i dalluar njerėzit e vėrtetė dhe cicėrimet e tyre nga imituesit. Deri nė njė kohė Twitter ua lejonte pėrdoruesve qė ta kėrkonin kėtė verifikim, ndėrsa tani faqja vendos vetė nėse duhet apo nuk duhet njė pėrdorues ta marrė shenjėn pėr verifikim.
Burimi:
PCWorld Albanian