Receta Gatimi

Prodhimet kineze, si po e shkatėrrojnė biznesin tonė me konkurrencė tė pandershme


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24

    Prodhimet kineze, si po e shkatėrrojnė biznesin tonė me konkurrencė tė pandershme



    Konkurrenca e pandershme, ēmimet e ulėta, shkatėrrojnė qėndistaret e veshjeve tradicionale. Mbyllen punishte tė prodhimeve tė veshjeve e orendive tradicionale nė kryeqytet

    Tiranė, 16 Shkurt 2012 NOA/ Agime Kastrati - Tjetėrsimi i modelimeve, ēmimet e ulėta, konkurrenca e pandershme, janė bėrė shkaktar tė mbylljes sė punishteve tė veshjeve tradicionale dhe tė prodhimeve tė orendive shtėpiake autoktone tiranase me qendėr nė fillim tė rrugės sė Durrėsit dhe afėr pazarit “Avni Rustemi” nė Tiranė.

    Mbyllja e tyre tani bėn mė shumė se 1-vit. Kjo gjė vėrehet fare mire tek vetė tregtarėt e suvenireve tė cilėt, e kanė ndjerė shumė kėtė luhatje. Jo vetėm kaq ,por janė vetė artizanėt ata qė luftojnė me aq sa kanė mundėsitė e tyre pėr tė mbrojtur punėn e dorės. Dyqanet janė tė mbushura me bluza tė qėndisura por ē’e do, nuk janė tė qėndisura nga duart e qėndistareve tiranase por nga makineritė kineze. “Po krijohet njė konkurrencė shumė e pandershme. Shikohen nė ēdo dyqan bluza, ēarēafė, mbulesa tavoline tė qėndisura me modele shqiptare, ornamentet janė autoktone shqiptare por tė bėra me makineritė e sofistikuara kineze”, ankohet qėndistarja Hyrie Qordja e cila mori pjesė nė panairin e dinamikave shqiptare nė fund tė muajit prill tė vitit kaluar.

    Duke folur me agjencinė e lajmeve noa.al ajo sqaron se janė panairet ato qė ua bėjnė tė mundur paksa marketingun e punės tyre. Edhe pse disponon njė dyqan tė vogėl suveniresh nė fillim tė pazarit tė ri kėto dy vitet e fundit ajo shpreh vetė shqetėsim. “Pronarėt e mėdhenj marrin modelet tona i dėrgojnė nė Kinė dhe me ēmime qesharake prodhojnė kėmisha me motive shqiptare dhe vijnė e i shesin sa pėr tė thėnė. Ndėrsa prodhimet tona kanė mbetur stoqe pasi shumė pak e kuptojnė ndryshimin”, vijon sė treguari qėndistarja tiranase.

    Ajo shton se si shoqatė e kanė denoncuar disa herė kėtė fenomen por nuk ėshtė marrė asnjė lloj mase ndaj tij. Jo vetė kaq por sipas saj vetėm nė metropol ulja e shitjes sė prodhimtarisė tyre ka bėrė qė njė pjesė e mirė e qėndistareve tė kėrkojnė treg edhe nė Kosovė. “Nė Kosovė ēdo gjė ėshtė ndryshe, tė gjithė e mbrojnė me fanatizėm veshjen kombėtare si tė trevės tyre ashtu dhe tė trevave tė tjera mbarė shqiptare. Aty vijnė dhe porosisin kėmisha e bluza vetėm tė jenė tė qėndisura nga dora jonė”, vijon sė treguari qėndistarja tiranase.

    Dhe problemet s’kanė tė sosur

    “Falėnderoj tė gjitha firmat qė bėjnė tė mundur organizimin e panaireve ku unė numėroj rreth shtatė panaire nė vit qė jam gjithmonė prezent”, thotė duke folur me noa.al, Isuf Skėnderi, artizani tiranas. Ai shton se nė panaire nuk ėshtė se ka fluks shitjeje tė prodhimeve tė tij por pėrdoret mė shumė pėr promovimin e prodhimtarisė tij. Jo vetėm kaq por ai shton se konkurrenca nė vend sa vjen e shtohet jo mes artizanėve me njėri-tjetrin por mes prodhimeve shqiptare qė bėhet nė Kinė. Kėtė ai e quan konkurrencėn mė tė pandershme, pasi sipas tij qėndisja e flamujve ne jelekė e triko prodhimi i gotave, pjatave zbukuruese me ēmim qesharak nė Kinė ėshtė shume e dhimbshme pėr artizanatin shqiptare.

    Isufi thekson se nuk ka nguruar asnjėherė sė denoncuari konkurrencėn e pandershme madje jo vetėm kaq por ai shton se deri mė tani nuk ėshtė marrė asnjė masė nga dora e shtetit, qė tė bllokohen prodhime te tilla nė mbarė Shqipėrinė. Ai ėshtė shumė i dhėnė pas profesionit tij dhe kėrkon njė mbėshtetje mė tė madhe nga shteti shqiptarė. Madje ai e shpreh fare hapur dhe problemet qė kanė tė bėjnė me ruajtje e traditės nga Ministria e Kulturės Rinisė dhe Sporteve. “Sot nė Ministrinė e Kulturės nuk ka njė specialist tė mirėfilltė pėr artizanatin. Jo vetėm kaq por nuk ėshtė realizuar asnjė panair me prodhimet tona nė shtetet fqinje. Nuk ėshtė nevoja qė bluzat, kėmishat apo qeleshet tė qepen nga makineritė kineze duke pasur qėndistaret e mirėfillta shqiptare”, pėrfundon sė treguari problemet artizani tiranas. Me shpresėn dhe dėshirėn qė sė shpejti tė kenė tė gjithė artizanėt tiranas tregun e tyre tė artizanatit pėrfundon sė treguari.

    Edhe “greptaret” nė krizė nga konkurrenca e pandershme

    Numėrojnė shumė pak vite nė shoqatė e tyre, por e kanė ngritur atė vetėm pėr tė mbrojtur prodhimet artizanatit shqiptare sidomos ato tė zonės tyre. Bėhet fjalė pėr njė grup grash tė ardhura nga zonat verilindore qė prej vitesh banojnė nė dalje tė kryeqytetit. “Kemi mė shumė se 5-vite qė kemi hapur shoqatėn tonė nė mbrojtje tė prodhimeve tė artizanatit sidomos tė zonave veriore. Nė shoqatė jemi mbledhur vetėm gra tė zonave veriore ku pėrfshihen tė ardhurit nga Dibra, Kukėsi, Puka dhe Tropoja”, tregon Flutura Mata kryetare e shoqatės sė artizanatit, duke folur me agjencinė noa.al. Ajo shton se gratė qė marrin pjesė nė shoqatėn e saj janė prodhimtare tė zonja tė qilimave sixhadeve dhe sidomos punės me grep. Puna me grep ėshtė dhe me e shpejtė e mė dominuesja nė atė zonė. Madje me prodhimet e grave tė shoqatės furnizohen suveniret e metropolit.”Kemi formuar njė rrjet shitje qė deri tani ėshtė i mirė si rrjet po ka shumė pak kėrkesa pėr blerje. Vetėm ēentrot me pėrmasa mesatare mund tė kenė shitje tė tjerat kanė mbetur stoqe prej vitesh nėpėr dyqane”, vijon sė sqaruari kryetarja e shoqatės. Kjo e fundit tregon se kėrkesat pėr ēentrot apo carcafėt me grep sa vjen e zvogėlohet pasi njė pjesė e mire e tyre zėvendėsohet me mbulesa tė punuara ne makineritė kineze. Edhe ēentrot e grepit kanė filluar tė zėvendėsohen me ato tė punuara me material plastike te holle imitim grepi tė cilat sa vijnė e tjetėrsojnė dhe modelet origjinale.

    “Panairet i pėrdorim mė shumė pėr tė promovuar punėn tonė dhe pėr tė kėrkuar hapėsira shitje si dhe tė drejta pėr ta mbrojtur origjinalitetin e modeleve autoktone shqiptare”, pėrfundon Flutura Mata, kryetare e Shoqatės pėr Mbrojtjen e Tradites Shqiptare.

  2. #2
    Postues Veteran Lirenti-Addicted Maska e olsii
    Anėtarėsimi
    Jan 2012
    Postime
    3,332
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    Ata kane shkaterruar bizneset Amerikane e te tere botes ikane pushtuar me madhrat e lira qe prodhojn, e jo me tregun tone qe i shkaterruar ka qene.

  3. #3
    i/e rregjistruar 35% Maska e aliu
    Anėtarėsimi
    May 2010
    Vendndodhja
    fier shqiperi
    Postime
    639
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    14
    thuaj shyqyr qe jane kinezet e spo pyesin edhe per amerikanet se po te ishte per ta edhe pc ja me e lodhur ketu do te ishte 2000 dollare

  4. #4
    Postues Nderi Lirenti-Addicted Maska e TraHaNa
    Anėtarėsimi
    May 2008
    Postime
    1,532
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga olsii Lexo postimin
    Ata kane shkaterruar bizneset Amerikane e te tere botes ikane pushtuar me madhrat e lira qe prodhojn, e jo me tregun tone qe i shkaterruar ka qene.
    100% dadort

  5. #5
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga olsii Lexo postimin
    Ata kane shkaterruar bizneset Amerikane e te tere botes ikane pushtuar me madhrat e lira qe prodhojn, e jo me tregun tone qe i shkaterruar ka qene.
    edhe une si ti !

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Armiqtė qė na shkatėrrojnė jetėn
    Nga Erinaa nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-12-2011, 10:20 PM
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-12-2010, 09:33 PM
  3. Me dinamit shkatėrrojnė bankėn, por edhe veten
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-09-2009, 06:49 PM
  4. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-05-2009, 06:28 PM
  5. Eksploziv parukerise, dyshohet per konkurrence
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 08-05-2009, 07:21 PM