Kemi dėgjuar shumė mite pėr lėkurėn nė sezonin e dimrit. Ekspertė tė lėkurės na ndihmojnė tė gjejmė kodin e kujdesit tė lėkurės nė kohė tė ftohtė.
Farmacist Krenar Dobroshi
M. Sci. Kozmetologji


1. Sa mė i dendur kremi, mė shumė hidrim (lagėshti)
E vėrteta: Koncentrimi nuk do tė thotė gjithmonė hidrim optimal. Njė mbidoze e lipideve (yndyrave) mund t’i mbyll qelizat e vdekura dhe ta bėj lėkurėn tė duket e vrazhdė. Krijimi i shtresave tė serumit nėn kremra e rrit lagėshtinė e lėkurės. Serumet janė tė lehtė, por kanė pėrbėrės tė koncentruar mirė pėr absorbim ideal.

2. Qielli me re - mė pak krem pėr t’u mbrojtur nga dielli
E vėrteta: Ozoni i dobėsuar lejon mė tepėr rrezatim tė rrezeve UV-B, pra njė krem pėr diell ėshtė i nevojshėm pėr tėrė vitin dhe retė bėjnė pak pėr tė filtruar rrezet UV-A tė cilat pėrshpejtojnė rrudhat nė lėkurė. Duhet tė pėrdorim njė krem me spektėr tė gjerė SPF 15 (ose mė lartė) pėr hidrim dhe mbrojtje.

3. Lėkura e yndyrshme nuk ka nevojė pėr njomės (hidrim)
E vėrteta: klima e ftohėt dhe e thatė ka ndikim nė tė gjitha llojet e lėkurės – edhe atė tė yndyrshme. Pa njė mbrojtje tė shtuar, funksioni i mbrojtjes (e cila mban elementet e ndotjes dhe tė tjerat elemente tė dėmshme larg dhe lagėshtinė brenda) prishet.

4. Mė shumė balsam pengon ēarjen e buzėve
E vėrteta: Vetėm nėse ėshtė balsami i duhur. Disa nga pėrbėrėsit mund tė kenė njė efekt negativ. Vaji mineral (vazelina) krijon njė film artificial nė buzė, dhe sinjalizon lėkurėn pėr tė ndaluar prodhimin e lipidėve, ndėrsa parfumi dhe ngjyra mund tė thajnė lėkurėn.



5. Dushi me avull krijon lagėshti pėr lėkurė tė thatė
E vėrteta: Edhe pse njė dush i mirė bėn qė trupi tė ndihet mirė, dushi i nxehtė krijon jashtėzakonisht tharje. Ekspozimi ndaj ujit tė ngrohtė me temperatura mbi 98,6 gradė shkakton zgjerimin e enėve tė gjakut qė rezulton nė humbjen e ujit nė gjithė epidermėn (shtresėn e sipėrme tė lėkurės). Nėse kėnaqeni nė nxehtėsi, rrini mė pak se 5 minuta. Mos e fėrkoni lėkurėn e tharė dhe pėrdorni njomės – hidrim, ndėrsa ėshtė ende e lagėsht pėr tė ndihmuar kremin tė depėrtojė nė lėkurė.

6. Lėkura juaj do tė pėrfitojė nė qoftė se ju qėndroni nė shtėpi
E vėrteta: e vėrtetė, temperaturat e ftohta ekstreme marrin lagėshtinė nga lėkura. Por tė izoluar brenda ku ngrohja qendrore punon nė maksimum, mund ta dėmtojė lėkurėn njėsoj. Pra, kėnaquni nė ajėr tė freskėt, pastaj bėni atė qė mundeni pėr tė shtuar lagėshtinė e ajrit nė shtėpi.

7. Dimri ėshtė koha mė e mirė e intervenimeve nė lėkurė
E vėrteta: Nė fakt, dimri ėshtė njė ndėr kohėt mė tė pėrshtatshme pėr tė filluar trajtimet me laser, si heqja e qimeve apo heqja e qelizave tė vdekura, sepse lėkura para laserit nuk duhet tė jetė e nxirė dhe pas laserit nuk toleron ekspozim nė diell.

8. Erėrat i japin lėkurės njė shkėlqim natyror dhe tė shėndetshėm
E vėrteta: Varet nėse ju i konsideroni kapilarėt e ēarė nė faqe “tė dėshirueshėm” - gjė qė bėhet nga ekspozimi i rregullt nė erėrat e forta. Dėmi mė i madh qė mund tė shkaktojnė erėrat janė skuqjet e pėrhershme ne fytyrė. Pra, para ekspozimit nė erė, duhet pėrdorur krem mbrojtės dhe duhet mbuluar me shall.