ATHINE - Protesta me moton "Jemi tė gjithė grekė" u zhvilluan nė sheshet jashtė ambasadave dhe konsullatave greke, nė 20 qytete nė mbarė Evropėn nė shenjė solidariteti me popullin grek, i cili po provon masa mė shtrėnguese financiare nė kėmbim ndihmave nga BE dhe FMN.

Qytetarė nga Parisi, Roma, Londra, Edinburgu madje edhe nga Berlini i janė pėrgjigjur thirrjes sė lėvizjes mbarėevropiane “Ne jemi grekė” pėr tė protestuar kundėr masave antikrizė dhe problemeve akute tė shoqėrisė greke.

Nė thirrjen e levizjes vihet nė dukje se Greqia «ėshtė pėrdorur si njė laborator eksperimenti, para se kėto masa jo demokratike dhe tė padrejta tė pėrgjithėsohen edhe nė vende tė tjera».

Nė Paris grumbullimi filloi nė sheshin Trocadero, i njohur si sheshi i "tė Drejtave tė Njeriut", pėr t’u zhvendosur mė pas drejt ambasadės greke.

Njerėz tė tė gjitha moshave, pėrfshirė prindėr me fėmijė, mbushėn sheshin duke brohoritur parulla solidariteti me Greqinė. Atmosfera ishte paqėsore madje njerėzit vallėzuan nėn tingujt e muzikės greke. Me altoparlantė protestuesit hidhnin parrulla tė tilla si "Kujdes, nesėr do tė jetė kėtu si nė Athinė", "Sot Greqia, nesėr ju", "Poshtė FMN", "Solidaritet pėr Greqinė dhe kundėr bankave", "Jo Sarkozi dhe Merkel qė mbytin popullin”, “Ata qė mbjellin mjerimin do tė marrin zemėrimin". Policia franceze ishte e pranishme, por cdo gjė kaloi pa incidente.

Thuajse gjysma e francezėve janė pesimistė pėr tė ardhmen dhe mendojnė se shumė shpejt vendi i tyre do tė pėrfundojė si Greqia. Sondazhi i institutit Ifop qė do tė botohet nesėr nė gazetėn e sė dielės, Sud-Ouest tregon se 49% e francezėve besojnė qė vendi i tyre mund tė jetė nė njė pozitė me Greqinė brenda disa muajve tė ardhshėm, 32% e tė cilėve e konsiderojnė kėtė si shumė tė "mundshme".

Tubime me moton "Ne jemi tė gjithė grekė" janė mbajtur sot edhe nė Gjermani dhe sidomos nė Berlin. Dhjetėra gjermanė dhe grekė u mblodhėn nė sheshin jashtė konsullatės greke nė mėnyrė qė tė shpallin pėrkrahjen e tyre pėr popullin grek. Gjatė tubimit janė dėgjuar kėngėt e Mikis Teodorakis dhe janė lexuar mesazhe tė mbėshtetjes. Ngjarje tė ngjashme u njoftuan edhe nė Leipzig dhe Kėln.

Njė mobilizim solidariteti pėr Greqinė ėshtė planifikuar edhe nė Nju Jork.

Lėvizja “Unė jam grek” filloi para disa muajsh nė Nisė tė Francės dhe ėshtė shtrirė nė disa qytete evropiane.

Adriano Celentano kritikon publikisht politikat shtrėnguese mbi Greqinė


Me popullin grek ėshtė solidarizuar publikisht edhe kėngėtari i mirėnjohur italian Adriano Celentano.

Nė festivalin e Sanremos, artisti mori mikrofonin dhe foli mbi situatėn Greqi, ndėrsa nė sallė bashkatdhetarėt e tij, njė popull gjithashtu nė krizė, e duartrokitėn fjalėn e tij.

“Merkel dhe Sarkozy imponuan qeverinė greke tė blejė armėt e tyre. “Nėse doni tė mbeteni nė Euro, iu thanė, duhet tė bleni tanket tona dhe anijet tona tė bukura tė luftės”, duke imponuar shkurtime dhe sakrifica te grekėt”, u shpreh Celentano.

Dy kryetarė tė komunave italiane ofrojnė pagėn e tyre pėr Greqinė

Dy kryetarė tė qyteteve italiane, kanė njoftuar se nė shenjė solidariteti ata ofrojnė pagėn e tyre pėr tė mbėshtetur popullin grek.

Nė mėnyrė tė veēantė, Marco Gkalnti, kryetari i bashkisė sė qytetit tė Cava Dei Tireni, jashtė qytetit tė Salernos nė jug tė Italisė, vendosi pėr tė ofruar njė rrogė prej 1.100 euro pėr popullin grek.

Nė tė njėjtėn lėvizje edhe kryetari i Baronisi qytetit, Giovanni Moskatielo ofron pagėn e tij, ekuivalente me 780 euro.

Vendimet e tyre u janė dėrguar me letėr presidentit tė Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso, Presidentit tė Parlamentit Evropian, Martin Schulz, kryeministrit italian, Mario Monti, dhe kryeministrit grek Lukas Papadhimos.