Ekzistenca e njė qyteti nuk varet vetėm nga lindja dhe zhvillimi, e rėndėsishme pėr tė ėshtė dhe e “vėrteta” qė lė pas. Gjirokastra, megjithėse ndodhet nė listėn e pasurisė sė kulturore botėrore, vazhdon tė jetė nė kushte tė vėshtira konservimi. Arkeologu Lorenc Bejko shprehet pėr “standard”: “Sigurisht qė Gjirokastra ėshtė ende shumė larg nivelit tė ruajtjes dhe administrimit qė pėrcaktohet nė procedurėn operative tė Qendrės sė Trashėgimisė Botėrore dhe problemet kryesore pėr mendimin tim tė shumta”. Problemet nė qytetin e gurtė konsistojnė nė njė sėrė problemesh tė cilėt janė vėrtet domethėnės pėr ekzistencėn e njė qyteti.”
Problematikat administruese tė qytetit
Njė ndėr problemet kryesore tė qytetit ėshtė niveli i pamjaftueshėm i administratorėve qė merren me trashėgiminė kulturore tė kėtij qyteti. Gjirokastra, duke qenė se ėshtė njė qytet turistik, ka nevoja tė mėdha pėr njė administrim tė suksesshėm, i cili do tė bėjė ruajtjen e sitit, por do tė zhvillojė nga ana tjetėr dhe turizmin. Njė tjetėr problem me tė cilin pėrballet sot qyteti, ėshtė dhe mbėshtetja e pamjaftueshme financiare e buxhetit tė shtetit pėr konservimin. Gjithashtu, arkeologu Bejko shton se qyteti ditėt e sotme pėrballet me njė sėrė problemesh tė tjera siē janė: mungesa e politikave aktive publike pėr mbėshtetjen e rijetėzimit tė qendrės historike; integrimi shumė i ulėt i veprimtarive tė pushtetit qendror me atė vendor; mungesa e njė strategjie tė zhvillimit tė turizmit dhe e analizės sė thelluar tė rreziqeve tė TK dhe menaxhimit tė tyre; niveli shumė i ulėt i kontrollit tė territorit dhe pėrfshirja e pamjaftueshme e qytetareve tė zakonshėm (dhe grupeve te tjera tė interesit) nė vendimmarrjen qė ka lidhje me konservimin e qendrės historike. Njė tjetėr ngjarje qė ndodh nė qytetin e gurtė ėshtė ndihma qė japin vazhdimisht tė rinjtė tė ardhur nga e gjithė bota, ndihma konsiston kryesisht nė restaurim dhe mirėmbajte tė qytetit. Zėra tė ndryshėm mendojnė se kjo punė qė bėjnė tė rinjtė nuk ėshtė cilėsore dhe nuk ruan vlerat autentike tė objektit, ndėrkohė qė specialistėt e trashėgimisė kulturore mendojnė se kjo gjė ėshtė shumė pozitive.
Si ndikojnė ekspeditat e studentėve
Arkeologu Bejko shpjegon gjithashtu se pėr sa i pėrket ekspeditat me pjesėmarrjen e studentėve dhe projektet e tjera, kam bindjen qė sjellin diēka pozitive nė qendrėn historike. Studentėt vėrtete nuk janė punėtorė tė specializuar, por janė tė ndėrgjegjshėm pėr pėrgjegjėsinė qė kanė nė procesin e restaurimit. Pėrgatitja e tyre ėshtė njė investim pėr tė ardhmen e tyre, por edhe tė qytetit dhe qendrave tė tjera historike. Ata sjellin mė shumė vėmendje pėr problemet e konservimit tė qendrės historike dhe japin shkak pėr me shumė optimizėm tek qytetarėt e thjeshtė. N.q.s. ekspeditat menaxhohen me kujdes dhe profesionalizėm, nuk ka pse tė sjellin ndonjė efekt negativ, pėrkundrazi. Jam i sigurt qė projektet qė kanė trajnimin e studenteve nė qendėr tė vėmendjes, nuk operojnė aq shpejt sa projektet normale tė restaurimit, por do tė ishte gabim tė thoshim se duke mos bėrė projekte trajnimi do tė ishte mė mirė! Ato fonde qė donatore tė ndryshėm janė tė interesuar t’ia kushtojnė trajnimit tė tė rinjve, nuk ka pse tė mos shkojnė nė Gjirokastėr edhe nė kėtė formė. Me kushtin themelor qė tė jenė konceptuar dhe tė aplikohen mbi baza tėrėsisht profesionale.