Sot jane paraqitur disa foto te reja te Windows 8 Store te cilat tregojne qe Shitorja Online e Windows 8 do te jete prezente ne Windows 8 Consumer Preview. Fotot vijne nga ndertimi me numer 8250, i cili eshte thene me heret qe do te jete po i njejti i cili do te publikohet si Windows 8 Consumer Preview. Fotot vijne nga PCBeta (qe mund ti dalloni me mbishkrimin ne to), dhe ato nuk tregojne vetem paraqitjen e aplikacioneve ne Windows 8 Store, por edhe disa aplikacione te tjera te cilat do te jene te pranishme, faqja e informacionit per aplikacione dhe faqja e azhornimit te tyre. Me poshte jane fotot e paraqitura:



Fotoja me lart na tregon Windows 8 Store Homepage (faqen e pare te Shitores Online te Windows . Sic mund ta shihni "Xbox Live Games", kjo tregon qe lojerat per XBox Live do te vijne edhe ne Windows 8 ne te njejten menyre sikurse u paraqiten ne Windows Phone 7. Titulli lexon "Shitorja e Aplikacioneve" dhe posht saj lexon "Lojerat".



Dhe ketu eshte Windows Store Games (shitorja e lojrave) e cila lexon "Games" (lojera), me pak lojera ne te si "Cut the Rope"



Ne radhe eshte faqja e instalimit te programeve, e cila duket shum e ngjajshme me azhornimin e ndonje programi ne Windows Phone 7. Shkrimi i vogel "主页" ne fund te cdo aplikacioni dmth "Home" (Shtepia).



Nuk eshte e qarte se cfare na tregon kjo foto, por ka mundesi te jete faqe qe na tregon aplikacionet e nje kategorie te caktuar.



Fotografia me lart na tregon faqen e informacionit per Skydrive app. (aplikacion) Pjesa majtas na tregon ikonen, vleresimin dhe cmimin krahas me te nje buton per instalimin e programit, dhe ne anen e djathte jane informacionet dhe fotot e aplikacionit. Siper fotografise lexon: "Pershkrimi”, “Informacion i detajuar” dhe “Komentet”.

Keto fotografi te Windows 8 Store na tregojne qe jemi afer dates 29 Shkurt 2012, ku edhe do te behet prezantimi publik i Windows 8 Consumer Preview ne MWC ne Barcelone.

Burimi:

Neowin.net