Keqkuptimet ose zėnkat vėnė ndonjėherė nė rrezik jo vetėm ēiftet, por edhe marrėdhėniet e miqėsisė sė ngushtė. Shpesh, zgjidhja ėshtė ta shtrini ju dorėn tė parėt
Keqkuptimet me tė tjerėt janė pjesė e ditės sė ēdo njeriu: njė zhgėnjim, njė veprim me ose pa dashje, njė zėnkė mes miqsh, me bashkėshortin, fėmijėt ose me njė kolege. Por ēfarė mbetet tek ne pas kėtyre keqkuptimeve? Fytyrė e vrenjtur, mėrzitje e gjatė, heshtje, humor i keq dhe fraza ironike qė vlejnė vetėm pėr tė shkarkuar tensionin dhe inatin, por jo pėr tė larguar gjendjen e keqe tė krijuar nga zhgėnjimi. Kėshtu, pėr tė mos e zgjatur mė shumė kėtė gjendje tė tensionuar, ndoshta ka ardhur momenti qė tė kėrkoni falje dhe tė filloni njė marrėdhėnie mė tė qetė. Mund tia arrini qėllimit! Gjithēka mund tė ndreqet me gjeste tė thjeshta dhe spontane. Nuk ka rėndėsi nėse jeni ju qė do tė bėni hapin e parė. Shpeshherė, tė kėrkosh falje ėshtė e vėshtirė, megjithatė tė menduarit gjatė nuk ju bėn mirė, veēse ju ngatėrron edhe mė shumė. Kėshtu qė lėreni mėnjanė krenarinė, sepse kjo ju bėn qė tė vini ēdo gjė nė diskutim. Janė sjelljet qė ndihmojnė tė ulen tonet dhe tė mos komprometohet njė marrėdhėnie. Edhe pse nga pamja e jashtme mund tė duket sikur ėshtė njė situatė dobėsie, nė tė vėrtetė gjėrat po vihen nė vendin e duhur.
Shmangni fjalėt e kota
Fjalėt e shumta janė fukarallėk, - thotė njė fjalė e urtė. Ēdo gjė mund tia besoni ndjenjave dhe kur tė ndiheni gati, mos ngurroni, por bėni gjėnė e duhur. Mos u mendoni gjatė pėr veprimet, sepse sa mė shumė tė mendoheni, aq mė tė vėshtirė do ta keni pėr tė marrė njė vendim. Do tė shikoni se gjesti juaj i sinqertė do tė lėrė shenjė diku. Nuk ka gjė mė tė keqe se sa tė shtireni, tė thoni fjalė tė bukura qė as nuk i mendoni dhe tė jeni sipėrfaqėsorė: personi qė keni pėrballė do ta kuptojė dhe mund tė rrezikoni edhe mė shumė miqėsinė.
Secili tė pėrdorė metodėn e tij
Pėr tu pajtuar me dikė, nuk ka mėnyrė mė tė mirė se sa tė kėrkosh falje. Mund tia arrini qėllimit me njė buzėqeshje, njė pėrqafim, njė letėr, njė buqetė me lule ose njė mesazh nė celular... Nuk ka rėndėsi se si, ajo qė vlen ėshtė gjetja e njė mėnyre tė pėrshtatshme, qė ėshtė mė e natyrshmja pėr ju dhe do tė shikoni se si do tė gjeni vend nė zemrėn e personit qė ju do.
Nuk duhet tė kėrkoni fajtorin, por tė rregulloni gabimin
Mes njerėzve ėshtė pėrhapur njė bindje e gabuar, qė prindi nuk mund ti kėrkojė falje fėmijės ose eprori nuk mund ti kėrkojė falje vartėsit. Tė gjithė mund tė gabojnė, duke ngritur mė shumė se sa duhet tonin e zėrit ose duke u sjellė nė mėnyrė tė pahijshme. Nėse e keni kuptuar qė sjellja juaj ka shkaktuar pakėnaqėsi te tė tjerėt, ēfarėdo lloj statusi qė tė keni, prind, epror, vėlla mė i madh, tė ndjerit nė faj ėshtė i padobishėm. Kėshtu qė ndryshoni sjellje: kėrkoni falje pa u menduar dy herė dhe pa u frikėsuar se pozicioni juaj mund tė ndryshojė. Madje, do tė ndodhė e kundėrta, do tė ndreqni gabimin e bėrė...
Mos kėrkoni fajtor
Nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve, pas njė debati, protagonistėt pėrpiqen tė gjejnė arsyet e ndezjes sė tij. Nuk duhet ta ngulisni mendjen te arsyet, sepse ndonjėherė qėllimi, edhe kur niseni pėr mirė, mund tė ketė efekt tė dhimbshėm, duke ju bėrė tė mendoni se e gjithė kjo po bėhet pėr tė nxjerrė njė fitues dhe humbės. Mėnyra e vetme pėr ta mbyllur njėherė e mirė kėtė ēėshtje ėshtė duke mos e zgjatur mė muhabetin.
Bėni atė qė ndjeni
Mos u ēudisni nėse personi me tė cilin jeni zėnė nuk e pranon faljen tuaj. Mund tė ndodhė edhe diēka e tillė. E rėndėsishme ėshtė qė ju jeni pėrpjekur dhe keni bėrė gjithēka ashtu siē duhet. Ndoshta personi tjetėr mund tė jetė lėnduar shumė nga sjellja juaj. Mund tė ketė nevojė pėr mė shumė kohė qė tė kalojė dhimbjen dhe inatin, ose mund tė ketė pritur pikėrisht kėtė ēast pėr ti dhėnė fund miqėsisė. Sido qė tė jetė puna, ju pjesėn tuaj e bėtė. Tani mos kėmbėngulni tė dini se ēfarė do tė ndodhė mė pas.
Sekreti: mėria vjen dhe kalon
Edhe pas njė shpėrthimi nervash ose keqkuptimi, mė e rėndėsishmja ėshtė qė ta kaloni kėtė situatė, por duke qenė tė vėrtetė dhe tė sinqertė. Mėsoni qė ti merrni gjėrat ashtu si ju vijnė dhe tė mos i zmadhoni, por pėrballuni me to dhe klasifikojini si eksperienca. Duhet tė qetėsoheni dhe tė mos mendoni mė pėr tė. Ēdo gjė qė ndodh nuk zhbėhet mė. Vetėm kėshtu do tė arrini tė largoni qejfmbetjet e kota. Tė tjerėt do tė mėsojnė prej jush, se kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė pėrballuar dhe kaluar njė moment tė tillė.