Sondazhi i kryer mbreme ne monitorimin e vazhdueshem qe i behet programeve me te ndjekura ne dy televizionet kombetare ne Shqiperi, ka nxjerre ne avantazh te forte serialin e famshem televiziv turk, "Ezel", me reality show, Big Brother Albania 5.
Nga telefonatat e kryera, ka rezultuar se gjate fashes orare nga ora 20:55 deri ne oren 23:00, qytetaret e telefonuar ne menyre te rastesishme ne Tirane dhe ne rrethe te tjera te vendit, ne masen 60 per qind, kishin zgjedhur si preference te tyre televizive, ndjekjen e dy episodeve te serialit te mirenjohur turk, "Ezel", i cili po korr rekorde audience jo vetem ne Shqiperi por dhe ne disa vende te tjera te Evropes dhe me gjere. Ne shtete si Greqia, apo fqinje te tjere te Ballkanit si Bullgari, Rumani, apo shtete te Bashkimit Evropian si Hungaria, ky serial po kap rekorde te papara audience televizive permes transmetimit ne televizionet kryesore te ketyre shteteve. Edhe ne Shqiperi, blerja e radhes e rendesishme e Tv Klan, "Ezel", ka kapur shifrat maksimale te audiences televizive. Duke bere keshtu qe te mposhte edhe programe qe pelqehen nga nje pjese e konsiderueshme e audiences shqiptare, sic eshte spektakli i reality show, Big Brother. Ky program ne fashen orare midis 20:55 deri 23:00 te mbremjes se djeshme, kapi vetem 40 per qind te audiences, duke treguar edhe nje here se "Ezel" jo vetem eshte nder me te pelqyerit ne Shqiperi si nga grate edhe nga burrat, por vleresohet nga qytetaret si zgjedhje e pare mes programeve me te ndjekura ne vend.