Perbersit:

1 liter qumesht
300 gr oriz Arborio
50 gr gjalp
2 luge gjelle miell
100 gr rrush te thate
1 gote vere te bardhe
150 gr sheqer
1 portokalle & 2 limona
2 veze
vaj ulliri per ti skuqur

Pergatitja:

1.Ziejme orizin bashke me qumeshtin duke trazuar vazhdimisht qe te mos ngjitet. Shtojme ne tenxhere lekuren e nje limoni. kur orizi eshte gati e heqim nga zjarri dhe e leme per menjane12 ore.
2. Regjim rushin e thate dhe pastaj e shtrydhim mire qe ti largojme ujin e tepert.
3. heqim lekuren e limonit nga tenxherja ku kemi orizin e zjere me qumeshtin.Shtojme gjalpin. miellin, rrushin e thate, veren e bardhe, sheqerin dhe lekuren e grire te portokalles dhe te limonit; shtojme gjithashtu dhe 2 te verdhat e vezeve; trazojme.
4. Nderkohe rrahim te bardhat e vezeve derisa te mpiksen mire dhe i perziejme me masen qe kemi.
5.Ngrohim vajin dhe me ndihmen e luges marrim nga masa dhe hedhim ne tigan. I skuqim derisa te marrin nje ngjyre te arte te praruar dhe te jene krokante nga jashte.
6. i vendosim ne nje pjatence te madhe ku kemi vendosur me pare leter kuzhine, ne menyre qe te thithi vajin e tepert.
7. Sperkasim me sheqer puder dhe servirim.