Perbersit:

3 fileto pule te plota
10-12 ullinj te zinj ose jeshil
1/2fl.caji vaj ulliri
1 qepe e thate
2 qepe te njoma
2 speca jeshil
2 thelpinj hudhre
2 domate te prera ne copa te vogla
1fl.caji vere e kuqe
2-3 flete dafina ,pak kapari,kripe piper.

Pergatitja:

Pastrojme ullinjte nga farat. Presim ne copa te vogla qepet specat,hudhren dhe i skuqim ,shtojme dhe filetot e pules i skuqim pak dhe keto.Te gjitha keto i hedhim ne nje tepsi.Ketu shtojme vaj ulliri,domatet (dhe pak salce domateje),pak uje,vere,dafine ,kripe dhe piper.I pjekim ne furren e nxehur me pare ne 160 grade per 1.5 ore.Pak para se ta nxjerrim nga furra shtojme ullinjte,sipas deshires dhe pak kapari.

Ju befte mire!