LONDER-Mjekėt kanė tė drejtė tė vrasin foshnjet e sapolindura nėse ato lindin me probleme, apo thjesht nėse nėnat e tyre nuk i dėshirojnė. Kjo ėshtė deklarata qė po trondit botėn e bėrė nga Francesca Minerva, akademike nė Universitetin e Oksofordit.
Minerva, profesore filozofe dhe eticist mjekėsie argumenton se njė bebe e sapo ardhur nė jetė nuk ėshtė njė person i vėrtetė, dhe vrasja pak ditė pas lindjes pėrbėn njė ndryshim shumė tė vogėl nga aborti nė fetus.
Madje sipas saj dhe njė bebeje tė shėndetshme mund ti pritet jeta nė mes, nėse nėna e tij nuk ka mundėsitė tė kujdeset pėr tė, shkruan nė artikullin qė publikon Gazeta Mjekėsore Britanike.
Kryeredaktori i Gazetės mbrojti botimin e artikullit duke thėnė se e josh publikimi i njė mendimi tė tillė me argumenta sesa promovimi i njė vlere tė vecantė morale.
Por, artikulli ka shqetėsuar dhe zemėruar kolege tė Minervas qė e pėrshkruan deklaratėn e saj si trishtuese dhe si mbrojtje cnjerėzore e shkatėrrimit tė fėmijės.
Ndėrkohė doktoresha, bashkėpunėtore e kėrkimeve nė Oksoford ka marrė kėto ditė telefonata me kėrcėnime pėr vdekje. Pak ditė pasi doli artikulli, jeta ime u kthye nė njė ferr, shprehet ajo.
Minerva sė bashku me kolegun, Giubilini tė Universitetit tė Milanos argumentojnė se si njė bebe nė barkun e nėnės apo dhe bebja e sapolindur nuk kanė shpresa, ėndrra, qėllime, nuk ėshtė njė person konkret, dmth dikush me moral dhe tė drejtė jete.
Artikulli Pas Lindjes, Aborti Pse duhet fėmija tė jetojė, thekohet se tė sjellėsh nė jetė fėmijė qė mė vonė do tė jenė tė paaftė pėr shkak tė problemeve fizike jo vetėm do tė ishte kosto pėr prindėrit, por asnjė leverdi pėr njerėzimin.
Artikulli sheh abortin si njė zgjidhje pėr njė fetus qė nuk do ketė potencial tė zhvillohet nė jetė.