Mesazhi origjinal i postuar nga
erinda
Ndonjehere nje deshire e imja per te shkruajtur eshte e madhe,ndonjehere as kam deshiren me te vogel qe ta beje
E serisht gjendem ketu mes rreshtave,me mendjen e kthjellet e me zemren e vrar,serish dua apo nuk dua e gjej veten mes fjalesh qe duan te dalin prej zemres sepse ndryshe mund dhe te pelcas……
Imazhe qe me vijne dhe shkojne neper mendje,zera qe me flasin dhe heshtin ne te njeten kohe…
Nuk dua te gjendem mes ketyre fjaleve,por ja qe e beje,nuk dua te shkruaj,por ja qe e beje,nuk dua te qaj por ja qe e beje,……….nuk dua te beje asgje por ja qe i beje………..
Shpesh here me kujtohen fjalet e tij,zene gjithe siperfaqen e trurit tim dhe nuk dalin prej aty,me vrasin shume,
Sikur te mundja do ta nxirrja zemren prej kraharorit me thonje,e do ta flakja prej ketej,aty ku nuk dukej dhe nuk do te ndjente me…
Une dhe ai nje pike uje ne oqean,ai ne bregun e fundit e une ne bregun e pare,kemi kaq largesi ne mes,sa nje jete e tere,
njeriu nuk duhet te dashuroj,pse duhet,a ma thot kush pse?...
zemra nuk komandohet thone,dhe mire e kane thene,sepse zemra te komandon,te terheq e te perplas ku te mund,dhe ti ecen pas saj si nje skllav……
une jam nje femije para saj,dhe ajo eshte kaq e madhe para meje,une vajza e ndrydhur qe sa here kam lare me lote rruget e ketij qyteti,
ndonjehere I lutemi atij njeriu ,qe me la pa jete,shkoi dhe mbolli tek une vetem lot,i lutem sa here e sa here te me marre me vete,
po nuk me merr,thua se nuk me do?...thua qe i behet qejfi qe vuaj?...shkoj pran varrit te tij,dhe i lutem te me marre,
nuk me degjon,i lutem me shpirt e prap nuk me degjon,babiiiiiiii,une jam kaq e pa mbrojtur pa ty,kam kaq ftohte,me merr te lutem se kam shume mall,une dua te vi tek tyyyyyyyyyy
une dua te jem aty me ty……….
Kam shume ftohte te lutem me merr
Une kam shume ftohte….
Kam shume………..