Pėr fat tė keq, ardhja e pranverės nuk ėshtė e mbushur vetėm me gėzim, sepse kjo ėshtė njė periudhė e vėshtirė nė fakt pėr ata qė vuajnė nga alergjitė respiratore.Shoqėruar me rrufė, apo teshtima tė pakėndshme, pranvera vėrtet qė ofron njė moment pakėnaqėsie pėr tė gjithė ata qė i pėrkasin kėsaj kategorie. Por si mund tė mbrohemi prej tyre?Mjekėsia tradicionale kryesisht pėrdor kortizonin, dhe nė raste tė rėnda, duke bllokuar edhe reagimin imunitar tė trupit tė njeriut.Sigurisht, qė metoda mė efektive ėshtė vaksina pėrkatėse e cila injektohet nėn sasi minimale tė lėkurės kundėr elementeve alergjike.Kjo nė mėnyrė qė tė mėsohet trupi pėr praninė e tyre.Por kjo metodė duket se ėshtė e dėmshme pasi mund tė favorizojė alergjitė qė shkaktohen nga elemente tė tjera.
E nėse nuk doni qė ti pėrdorni ilaēe apo tė tilla metoda pėr tė trajtuar alergjitė tuaja, rekomandohen mjetet homeopatike.
E para ka tė bėjė me hedhjen nė sy, tė pikave tė ndryshme tė solucioneve qė ju lehtėsojnė frymėmarrjen. Mė tė mirat rekomandohen ato qė kanė nė pėrbėrje tė tyre bimėt Ribes nigrum dhe Adatoda vasica (njė shkurre me gjelbėrim tė pėrjetshėm tė Himalaje). Qė tė dyja lehtėsojnė kollėn dhe lirojnė bronket.
Tė gjitha kėto substanca gjenden edhe nė formėn e tabletave tė vogla, por edhe nė gjendjen e tyre natyrore, ndoshta tė thata, tė ofruara nga mjekėsia bimore.
Sė fundi, edhe akupunktura rekomandohet nga ekspertėt, si njė metodė kundėr alergjive tė stinės.
Kjo pasi nė bazė tė mjekėsisė tradicionale kineze, alergjia si e tillė, shkaktohet nga njė mosbalancim midis mėlēisė dhe mushkėrive.
Pėr mė tepėr, rekomandohet tė konsumojmė ushqime pikante dhe pėr tė shmangur ato me shije acidesh apo qumėshti dhe kosi.