Pėr herė tė dytė kėtė sezonė futbollistėt e Real Madrid kanė shenuar 10 fitore radhazi nė Primera Division. Dy herė nė njė sezonė njė rekord tė tillė nuk ka arritur tė shenojė asnjė klub deri tani nė kampionatin spanjoll.
Seria e parė e ekipit tė Mourinhos ka filluar me 24 shtator me fitoren ndaj Rayo Vallecano. Eshtė ndėprerė me 10 dhjetor me humbjen nga Barcelona nė Santiago Bernabeu.
Menjėherė pas kėsaj humbje, nė ndeshjen kundėr Sevillas Real Madrid ka fillur edhe fitoret e radhitura deri tek Espanyol ditėn e diel.
Nė 21 ndeshje Real Madrid ka shenuar 20 fitore dhe ka fituar 60 pikė nga 63 tė mundshme.
Nė epokėn e Mourinhos, Real Madrid ka shenuar fitoren e 51-tė me radhė, duke arritur Fabio Capellon, i cili fitore tė tilla i ka shenuar nė mė shumė ndeshje, nė 83.
Real Madrid nė 25 xhiro ka arritur tė shenojė 85 gola, dhe nėse vazhdon me ritėm tė tillė mund tė arrijė nė 134 gola tė shenuar pėr njė sezonė.
Rekordi prej 107 golave ėshtė i sezonit 1989/1990. Kanė mbetur edhe 13 xhiro ku lojtarėve tė Realit i duhen dhe 23 gola pėr tė shenuar rekord.