Bėjnė shumė pak analiza dhe pjesa mė e madhe e nėnave emigrante bėjnė lindje me operacion. “Viktima tė diskriminimit”, ky ka qenė pėrfundimi nė tė cilin ka arritur “Ismas”, njė institucion publik nė Itali. Raporti evidenton se kėto viktima janė kryesisht gratė emigrante, rezidente nė kėtė shtet. Ato janė tė diskriminuara nė fushėn e shėndetėsisė. Sipas kėtij raporti, gratė shqiptare, nė mėnyrė indirekte apo jo, janė tė poshtėruara nė momentin qė i nėnshtrohen njė shėrbimi nė spitalet publike tė Italisė. Gratė emigrante jo vetėm qė nuk kryejnė analiza, por lindjet e tyre janė bėrė nė pjesėn mė tė madhe tė tyre me operacion. Edhe nė shtetin fqinj gratė shqiptare vazhdojnė tė shkojnė nėpėr dyert e spitaleve vetėm atėherė kur sėmurėn apo kur u bie halli i madh, sipas raportit.

Ndėrkohė edhe Organizata e Kombeve tė Bashkuara ka lėshuar njė alarm duke thėnė se “shėndeti i emigrantėve pėrkeqėsohet nė vendet pritėse pėr shkak tė kushteve e kėqija nė tė cilat jetojnė”. Tė kequshqyer, tė shfrytėzuar, tė detyruar tė punojnė nė kushte tė vėshtira, nė pamundėsi (edhe pėr shkak tė tė qenit klandestin) pėr t’iu drejtuar strukturave publike pėr t’u kuruar: kjo ėshtė panorama e ekzistencės sė shumė emigrantėve.

Volumi i tė ardhurave qė sillet nė vendlindje nga emigrantėt, qofshin ata tė ligjshėm ose jo, ėshtė 230 miliardė dollarė, shifėr kjo e pėrafėrt me atė qė investohet nga qeveritė e tė gjithė botės pėr ndihmė ndaj vendeve tė varfra. Nga njėra anė kemi thuajse tė njėjtėn sasi tė ardhurash qė hyjnė dhe dalin nga emigrantėt. Ndėrkohė qė, fluksi i personave ėshtė i qėndrueshėm dhe pa ndryshim nga vendet e varfra pėr nė vendet e pasura. Duket sikur diēka nuk shkon kur flitet pėr menaxhimin e burimeve njerėzore dhe ekonomike qė lidhen me emigracionin.

“Pasoja e parė e kėtij keqmenaxhimi tė burimeve ėshtė qė emigrantėt shpesh pėrballen me njė jetė tė ndėrtuar mbi vuajtje dhe kushte tė kėqija socio-sanitare nė vendet pritėse. Dhe nuk ecėn shumė mė mirė pėr ata emigrantė qė nuk janė tė dėshpėruar dhe qė bėjnė pjesė nė shtresėn e mesme shoqėrore infermierė, mjekė, profesorė. Shpesh u duhet tė pėrplasen me mosbesimin e njerėzve nga frika e tė ndryshme, vėshtirėsinė e integrimit me njė kulturė tė ndryshme e cila, nė fakt, i lė pas dore”, sipas raportit.

Nė 2003 u nėnshkrua “Konventa Ndėrkombėtare pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė tė Gjithė Punėtorėve Migrues dhe Anėtarėve tė familjeve tė tyre” qė ka pėrcaktuar standardet minimale tė cilave duhet t’u pėrgjigjeshin shtetet qė presin flukse emigrantėsh me qėllim qė tė respektohen tė drejtat shoqėrore.

Deri mė sot, sipas deklarimeve tė OKB-sė, kjo konventė shkelet pėrditė. Nė optikėn e pėrmirėsimit tė shėndetit tė tė gjithė banorėve tė planetit, menaxhimi i flukseve tė emigrantėve duhet tė jetė njė pikė nevralgjike.



40 pėr qind e fėmijėve talasemimbartės, me hepatit B dhe C



Fėmijėt talasmikė pėrveē faktit qė janė vuajtės tė njė sėmundjeje, rreth 40 pėr qind e tyre janė mbartės edhe tė hepatit B dhe C, kjo si pasojė e transfuzionit tė gjakut qė duhet tė kryejnė. Bazuar nga tė dhėnat e mbledhura nė Qendrėn Spitalore Universitare tė Tiranės “Nėnė Tereza”, rezulton se prania e kėtyre hepatiteve ėshtė shkaktuar si pasojė e periudhės sė fshehtė tė evidentimit tė viruseve nė gjakun e dhuruesve. Ndonėse gjaku i dhuruar sipas analizave ka qenė brenda normativave tė lejuara infektimi i fėmijėve talasemikė me virusin e hepatitit B dhe C, ėshtė shkaktuar nga fakti se nė gjakun e dhuruesit sėmundja e hepatit B dhe C ka qenė e fshehur. “Periudha e shfaqjes sė hepatiteve B ose C kėrkon njė kohė dymujore dhe ėshtė e vėshtirė pėr t'u evidentuar pėrmes analizės sė gjakut. Gjaku i dhuruar duke u pėrdorur periodikisht 3 herė nė javė nga fėmijėt talasemikė, ka bėrė qė njė pjesė e mirė e tyre tė jenė bartės tė Hepatit B dhe C”, - sqarojnė burime pranė QSUT-sė. Kėshtu, pėrmes zhvillimit tė fushatave sensibilizuese me specialistėt e Zyrės sė Promocionit dhe Shėndetit, ka rritur pėrkujdesjen e qytetarėve ndaj marrjes sė vaksinės mbrojtėse tė hepatit B, e cila ėshtė vendosur nė Kalendarin Kombėtar tė Vaksinave qė nė vitin 1995. Vaksina ndaj hepatitit B ėshtė mėnyra mė e mirė dhe mė e lirė pėr t'u mbrojtur nga kjo sėmundje, pasi kurimi i saj kushton mė shtrenjtė kur virusi kthehet kronik dhe rrezikon cerozėn. Pėrgjysmimi i tė sėmurėve me hepatit B nė vend u realizua nėpėrmjet fillimit tė vaksinimit, ndėrsa trajtimi i hepatitit C ėshtė mė delikat, pasi nuk mund tė parandalohet nėpėrmjet vaksinimit. Ministria e Shėndetėsisė ka shtuar shumėn deri nė 280 mijė dollarė amerikanė pėr tė blerė interferon, i cili ėshtė njė trajtim i shtrenjtė pėr kurimin e hepatit C, ku llogaritet 4800 dollarė pėr person. Hepatitet pėrfaqėsojnė sėmundjet infektive mė tė pėrhapura nė botė, ku tė infektuar nga hepatiti B janė 2 bilionė njerėz nė botė, aktualisht 350 milionė janė mbartės dhe 1 milion rezulton tė infektohen nė vit. Pėr hepatitin C ka 170 milionė tė infektuar nė tė gjithė botėn dhe 20 mijė tė infektuar ēdo vit.



Durrės



Masterplan nė 2008-n



Qyteti i Durrėsit do tė zhvillohet nė tė ardhmen sipas njė masterplani tė pėrgatitur me financimin e Bankės Botėrore.

Burime zyrtare nga bashkia e qytetit thanė dje se “masterplani i zhvillimit do tė jetė gati brenda vitit 2008. Pėrgatitja e tij do tė financohet nga BB, nė kuadėr tė njė projekti qė parashikon hartimin e masterplaneve pėr tetė qytete tė vendit tonė, me popullsi mbi 80 mijė banorė”.

Mėsohet se specialistėt e bashkisė kanė nisur konsultimet me ekspertėt e Bankės Botėrore, ndėrsa pritet shpallja e kompanisė qė do tė punojė pėr hartimin e kėtij masterplani.

Sipas burimeve, materialet e masterplanit tė ardhshėm do tė sqarojnė se cilat do tė jenė hapėsirat ku do tė zhvillohet qyteti nė tė ardhmen. Ai do tė pėrcaktojė gjithashtu dhe zhvillimin urbanistik tė qytetit nė zonat bregdetare kodrinore me destinacion turistik, si plazhi i Kallmit.

Pas hartimit njė vit mė parė tė planit rregullues pėr qendrėn historike tė qytetit nga universiteti politeknik i Peskarės, masterplani qė do tė financohet nga BB vlerėsohet si njė dokument mjaft i rėndėsishėm pėr zhvillimin e qytetit bregdetar.



KMR



Licencohen subjektet me aparate rrezatuese



Komisioni pėr Mbrojtjen nga Rrezatimet (KMR), autoriteti kompetent kombėtar qė mbikėqyr dhe siguron zbatimin e dispozitave ligjore dhe akteve tė tjera nėnligjore nė fushėn e mbrojtjes nga rrezatimet, po licencon tė gjitha subjekteve shtetėrore dhe private, aktiviteti i tė cilave ushtrohet pėrmes burimeve tė rrezatimit jonizues.

“Aktualisht nė proces licencimi janė institucionet shtetėrore, por kemi edhe subjektet private qė kanė nevojė tė licencohen. Ministria e Shėndetėsisė ka nxjerrė njė urdhėr pėr ndalimin e kabineteve nė apartamentet e banimit. Nėse njė subjekt privat kėrkon tė ngrejė njė kabinet radiologjie, kjo duhet tė kalojė nė disa procedura qė kanė tė bėjnė me ndėrrimin e destinacionit tė aktivitetit, dhe mė pas duhet tė paraqitet pėr licencim”, - tha kryetari i Zyrės sė Mbrojtjes nga Rrezatimi, Rustem Paci, sipas tė cilit, nė shkallė vendi ka rreth 150 subjekte me licencė, vlefshmėria e tė cilės ėshtė pėr dy vjet.

“Edhe institucionet janė nė proces licencimi. Ndėr to deri tani ėshtė pjesėrisht e licencuar Qendra Spitalore Universitare “Nėnė Tereza”, Spitali Ushtarak, Spitali i Sėmundjeve tė Mushkėrive (Sanatoriumi), pjesėrisht poliklinikat, ku njė pjesė janė tė palicencuara, sepse nuk plotėsojnė kushtet. Gjithashtu jemi nė fazėn e plotėsimit tė dokumentacionit pėr rrethet, pėr tė cilat njė pjesė e subjekteve nuk do tė licencohen”, - tregoi Paci.

Sipas tij, licenca jepet nė pėrshtatje me tre kushtet qė pėrcaktohen nga treguesi i justifikimit tė ushtrimit tė aktiviteti, masat qė duhen tė merren pėr tė minimizuar nė minimum riskun, dhe matja e nivelit tė riskut. Ai theksoi se kėto komponentė janė tė mangėta nė poliklinikat shtetėrore, sepse nuk kane mbėshtetjen financiare, dhe mbajtja e aparaturave ėshtė kosto.

Lidhur me rrezikun e rrezatimeve jonizuese qė shkaktojnė pajisje si grafia, skopia, skaneri, momografia apo koronarografia (qė nė total pėrbėjnė 192 pajisje nė vend), Paci pohoi se stafi ėshtė i mbrojtur, pasi i ka njohuritė pėr mbrojtjen nga rrezatimet.

"Pika e dobėt ėshtė pacienti, por pėrgjithėsisht pacienti shqiptar ekspozohet vetėm njė herė nė vit nė kėto lloj pajisjesh, njė tregues qė ul riskun”, - tha ai, duke shtuar se doza pėr njė ekzaminim tė caktuar mund tė jetė mė e madhe se ato qė konsiderohen doza tė referencės.