Milani ėshtė njė nga skuadrat e para qė kualifikohet mes 8 mė tė mirave tė Europės edhe pse kalon pėr nė cerekfinale.
Nė Emirates Arsenali mund Milanin e pėrgjysmuar nga mungesat 3-0, por janė 4 golat e shėnuar nė Milano qė kualifikojnė skuadrėn e Alegrit.
Qė nė minutėn e 6-tė tregon probleme mbrojtja e Milanit e cila pėson golin e parė nga njė goditje kėndi. Kanė kaluar 20-tė minuta tė tjera e kuqezinjtė mbeten nė mbrojtje duke vuajtur presionin e anglezėve. Gabimi i vetėm qė bėn Tiago Silva sjell golin e dytė pėr Arsenalin me autor Rozickin. Ky gol i dytė i afronte mė shumė tek ėndrra lojtarėt e Arsenalit tė cilėt besojnė se mund tia dalin.
Nė mbyllje tė pjesės sė parė, Mesbah sėrish tregon probleme dhe shkakton njė 11-metėrsh. Ishte vetė kapiteni Van Persi qė e shndėrron nė gol.
Me 3-0 nė 45 minutat e para Vengeri dhe e gjithė skuadra e topcvinjve besonte mė shumė tek mrekullia, por nė pjesėn e dytė ėshtė njė tjetėr Milan, nė fushė, jo agresiv e nė superioritet por gjithsesi me mė shumė grintė pėr tė mbrojtur rezultatin.
Rastet e shumta, nuk sollėn asnjė gol nė kėtė pjesė duke mbyllur gjithcka me rezultatin e pjesės sė parė e nė tė njėjtėn kohė duke kaluar Milanin nė fazėn cerekfinale tė Champions Leagues.
Nė kėtė fazė ėshtė kualifikuar edhe Benfika e cila ka mundur 2-0 nė fushėn e saj Zenitin duke cuar nė rezultatin pėrfundimtar 4-3 tė dy ndeshjeve.