Trashėgimia, edukimi, kushtet e rritjes.. Kėto janė tre elementė shumė tė rėndėsishėm qė ndikojnė fuqimisht nė zhvillimin psiko-motor tė fėmijėve tė tre viteve tė para tė jetės. Ato janė tė parat nė morinė e listės sė elementėve tė cilėt ndikojnė nė kėtė zhvillim.

Skena shqetėsuese dhe alarmante, qė i ēorodit prindėrit, siē e shpjegova edhe njė javė mė parė quhet me tė vėrtetė "tėrbim" (Tantrum). Nė kėto raste prindėrit shtrojnė para nesh dy pyetje:

- ēfarė ėshtė kjo shfaqje, ka tė bėjė me karakterin e fėmijės apo ėshtė difekt i yni lidhur me tė?

- A ėshtė normal zhvillimi i tij dhe nė se jo ēfarė duhet tė bėjmė ne?

Nė themel tė jetės sė njeriut por edhe tė ēdo qėnieje tė gjallė, qėndron njė bashkėveprim shumė i fuqishėm mes trashėgimisė dhe ndikimit tė mjedisit tė jashtėm rrethues. Ky bashkėveprim ėshtė themeli edhe i shfaqjes sė kokėfortėsisė, tėrbimit apo mekjes, por edhe i ēdo elementi tjetėr qė ka tė bėjė me zhvillimin psiko-motor tė fėmijėvė tė tre viteve tė para tė jetės. Shembėlli i tėrbimit ėshtė mė klasiku dhe mė i dallueshmi nga prindėrit pėr tė kuptuar rėndėsinė e ketij bashkėveprimi. Ka prindėr qė vlerėsojnė mė shumė faktorin genetik(trashėgiminė), ka tė tjerė qė vlerėsojnė mė shumė faktorin mjedisor.

Nė se mendojnė se veēoritė dhe aftėsitė e fėmijės varen vetėm nga trashėgimia, atėhere, ata bėhen fatalistė e tė ngurtė, duke lėnė pas dore ēdo detyrim prindėror pėr tė luftuar e pėr t'u pėrpjekur. Shprehja mė e pėrgjithėshme nė tė tilla raste ėshtė: "Ky ishte fati ynė, s'kemi ē'bėjmė, nuk jemi nė gjėndje ta ndryshojmė atė".

Nė se mendojnė se aftėsitė dhe veēoritė e fėmijės varen vetėm nga mjedisi rrethues, atėhere, fillojnė qė ta ngarkojnė veten me faj e me njė pergjegjėsi mė tė madhe se sa duhet, por, edhe duke nbingarkuar e stresuar gjithashtu fėmijėn. Shprehja me e pėrgjithėshme nė kėto raste ėshtė: "I ka tė gjitha kushtet! O do tė mėsojė o nuk ka derman"

Tė dy kėto qėndrime janė tė gabuara, sepse shkenca, por edhe praktika jonė e pėrditėshne vėrtetojnė se: Trashėgimia dhe njedisi, jo vetėm qė nuk kundėrshtojnė por, ato ndihmojnė dhe plotėsojnė njėra tjetrėn nė realizimin sa mė tė mirė tė zhvillimit psiko-motor tė fėmijės. Ėshtė e domosdoshme qė tė kuptojmė dhe tė ngulitim mirė idenė se:

Predispozicioni genetik, pra trashėgimia, ėshtė kushti i parė qė njė fėmijė tė lindė por ajo, e vetme, nuk mund tė rrisė e tė zhvillojė asnjė qėnie tė gjallė e aq mė pak njė qėnie njerėzore.

Reagimi me kokėfortėsiapo me tėrbim, nė fakt, bėn pjesė nė sjelljen normale tė fėmijėve tė vegjėl, bile, bile, nuk do tė ishte aspak normale nė se kjo lloj sjelljeje apo shfaqjeje do tė mungonte nė moshėn 1-2 vjeē. Masa, se si e sa njė fėmijė reagon me kokėfortėsi, nuk eshtė e nuk mund tė jetė e njėjtė nga njėri tek tjetri:

Ka qė reagojnė pa dėshirė ndaj njė urdhėri apo ndalimi.

Veprojnė me pėrtesė e kokėn varur, duke shprehur qartė se nuk janė dakort me atė qė i ėshtė thėnė tė kryejė. Ka qė reagojnė me qejfmbetje e zėmėrim tė dukshėm. Veprojnė me vrull, duke turfulluar e duke ecur nė mėnyrė demonstrative kundėrshtuese. Ka edhe tė tillė qė reagojnė, me tėrbim e me mekje. Si doqoftė numuėri ifėmijėvė qė reagojnė kėshtu eshtė shumė herė mė i vogėl se sa ai i dy grupeve tė para.

Nė pėrgjithėsi prindėrit e kanė shumė tė vėshtirė tė mbajnė njė qėndrim tė saktė dhe, para tyre, dorėzohen. Bile edhe ata prindėr tė cilėt mund tė jenė tepėr tė aftė. Sidoqoftė, pėr qėndrimin e prindėrve para rasteve tė tilla pediatrit e zhvillimit dhe psikopediatrit rekomandojnė disa kėshilla qė gjithėsesi duhet tė mbahen parasysh nga tė gjithė prindėrit, pamvarėsisht se ēfarė sheaqjeje paraqit fėmija i tyre. Sė pari duhet ditur se shpeshtėsia dhe ashpėrsia e shfaqjes sė reagimit me kokėfortėsi apo e tėrbimit dhe e mekjes varet plotėsisht dhe vetėm nga prindėrit. Ėshtė e vėrtetė se ata nuk mund ta ndryshojnė karakterin e fėmijės sė tyre sepse ai ėshtė produkt i trshėgimisė por, me qėndrimet dhe veprimet qė do tė mbajnė, mund dhe duhet tė ndikojnė pėr tė ndryshuar plotėsisht sjelljet e tij.

Nė se thyhemi pėrpara fėmijės, dorėzohemi dhe ja realizojmė tė gjitha C'ka ai kėrkon edhe kur kėrkesat janė tė dėmshme, atėhere i kemi dhėnė njė armė shumė tė fuqishme me tė cilėn ai do tė fitojė ēdo betejė me prindėrit dhe nė ēdo kohė.

Nė se prindėrit kėmbėngulin nė qėndrimin e tyre, atėhere fėmija do ta kuptojė qartė se reagimi i tij nuk ėshtė e nuk mund tė jetė njė armė efikase me tė cilėn mund tė fitojė ēdo gjė. Ky qėndrim do tė bėnte qė reagimi me kokėfortėsi apo krizat e tėrbimit tė vijnė duke u zbutur nė agresivitet dhe nė shpeshtėsinė e tyre deri sa tė mos shfaqen mė.

Kėtu ėshtė e domosdoshme tė theksoj se nė tė tilla raste: PRINDĖRIT DUHET TĖ JENĖ NĖ TĖ NJĖJTĖN ANĖ TĖ BARRIKATĖS! Jo njėri tė kėmbėngulė nė mendimin e qėndimin e tij pėr zbatimin e njė porosie apo pėr ndalimin e njė veprimi tė fėmijės dhe tjetri, tė dalė kundėr duke e marrė nėmbrojtje atė. Kjo ėshtė e domosdoshme tė theksohet edhe pėr gjyshėrit apo edhe pėr ēdo pjestar tjetėr qė mund tė bashkėjetojė nė familje. Kjo domosdoshmėri mbėshtetet nė faktin se ata janė shumė mė tė predispozuar pėr ti dalė mbrojtje fėmijės edhe kur nuk duhet.

Fėmijėt kanė njė aftėsi tė jashtėzakonėshme intuitive pėr tė dalluar qartė dhe pėr tė shfrytėzuar me mjeshtėri e inteligjencė ēdo tė Carė, sado e vogėl, nė bashkėqėndrimin prindėror e familjar Cka, mė vonė, mund tė rezultojė shumė negative si pėr familjen ashtu edhe pėr vetė fėmijėn qė tashmė do tė jetė rritur.

Qė njė fėmijė tė rritet e tė zhvillohet mirė si nga ana fizike ashtu edhe nga ajo mendore dhe e lėvizshmėrisė, ai ka nevojė pėr njė sėrė kushtesh tė domosdoshme mirėqėnieje fizik, dashurie e perkushtimi, pa tė cilat ai nuk do tė mund tė mbijetonte. E, nė se do tė mund tė mbijetonte, do tė kishte defiCite tė mėdha.

Pas lindjes ēdo fėmijė, gjenetikisht, ka njė shtysė, njė premisė tė brėndėshme pėr t'u zhvilluar. Nė periudha tė ndryshme tė jetės sė tij tė herėshme, paraqit dėshirė dhe gatishmėri tė dukėshme p.sh. pėr tė prekur sende, pėr tė lėvizur, pėr tė folur e tj. Nė kėto momente ata duhen vėzhguar mirė e me vėmėndje pėr tė dalluar gatishmėrinė e tyre. Kjo gatishmėri duhet parė si: Njė detyrė sublime pėr ta ndihmuar atė qė tė mėsojė e tė pėrparojė. Kujdes! Fėmija nuk duhet tė nxitet! Ai nuk ka nevojė pėr tė!

Nxitja e mbi tė gjitha nxitja e tepruar nuk ka asgjė tė mirė (pėr fat tė keq ne pediatrit jemi dėshmitarė tė gjallė pėr kėtė). Mund tė na kėnaqin e tė na ngazėllejnė "Cudirat" e fėmijės por, mbinxitja vetėm se mbingarkon fėmijėn, Cka mund tė ketė jo pak pasoja nesėr, pėr tė ardhmen e tij. Fėmija zhvillohet vet vetiu, ne mjafton t'i krijojmė e t'i plotėsojmė kushtet qė kėrkon mirėqėnia fizike e mendore. C'duhet kuptuar me kėtė?

Mirėqėnia fizike pėr tė rritur njė fėmijė tė shėndetshėm kėrkon: Ushqim tė mirė e tė plotė, veshje tė pėrshtatėshme sipas stinės, shėtitje e aktivitete fizike nė ajėr tė pastėr e diell, mbrojtje nga sėmundjet e tj. E kundėrta e kėtyre, do tė bėnte tė kishim njė fėmijė me zhvillim fizik difektoz. ēdo fėmijė ka karakteristikat e tij tė veCanta per sasinė e ushqimit qė do, pėr veshjen, pirjen, banjat, shėtitjet e tj. Dhe tė gjitha kėto nuk janė aspak tė barabarta nga njė fėmijė te tjetri. Por ato mund tė mos jenė tė barabarta as me kėshillat standarte tė cilat mund ti lexojmė nė libra a ti shohim nė internet. Prandaj, KUJDES! Asnjė teprim!

Mirėqėnia mendore ka disa kėrkesa tė tjera si: Mbrojtje, afėrsi trupore, dashuri, pėrkushtim e tje. Kėto elementė janė kyēi i suksesit. Aty ku ato janė prezentė kemi njė fėmijė tė zhvilluar mirė mėndėrisht e me njė lėvizshmėri pėr tu admiruar. Por nė se ato mungojnė si nė: Familje me kondita sociale-ekonomike e kulturore tė dobta, tė divorcuara ku pesha bie mbi njėrin prind, mė shpesh, tek ne, mbi nėnėn, ku mbizotėron grindja, sherri, alkooli e tj. ėshtė e qartė se do tė kemi fėmijė me zhvillim psiko-motor me mangėsi tėtheksuara. Edhe kėtu: KUJDES! Asnjė teprim nė dashuri e pėrkushtim sepse do tė krijonim premisat per njė fėmijė qejfprishur, frikacak, tė tėrhequr pėrgjithėsisht, por, shpesh edhe agresiv!Natyrishtnuk ka e nuk mund tė ketė njė masė tė pėrcaktuar se sa duhet tė jetė dashuria apo pėrkushtimi, sikurse ka pėr ushqimin apo veshjen. Prindėrit e kanė mė tė vėshtirė, po ashtu edhe pediatrit e psikopediatrit qė tė gjejnė masėn e duhur. Gjithėsesi nė se do tė jemi vėzhgues tė mirė do tė vėrejmė se: Vetė fėmija, me sjelljen dhe gjėndjen e tij, do tė na udhėheqė pėr tė kuptuar se pėr sadashuri dhe pėrkushtim aika nevojė.

Thelbi i artit tė rritjes sė fėmijės do tė ishte: ēdo "MBI" ėshtė po aq i dėmshėm sa edhe ēdo "NĖN"

A e dini se:

Pėr zhvillimin normal tė trurit tė fėmijėve, madje qė nė barkun e nėnės, kanė njė ndikim tė rėndėsishėm: Mėnyra dhe lloi i tė ushqyerit tė nėnės, aktiviteti i saj fizik, kulturor e shoqėror, sa dhe si e pėrjeton ajo shtatzaninė dhe si merret me fėmijėn qė po pėrgatit pėr ta nxjerrė nė jetė?

Menyra dhe lloji i tė ushqyerit tė fėmijės (me gji apo me ushqim artificial)?

Kujdesi pėr fėmijėn nga tė rriturit (nėna, babai, dadoja apo fare tė huaj)

Kushtet ekonomike-sociale-kulturore?

A e dini se:

Nė moshėn 0-3 vjeē janė evidentuar ato qė shkencėtarėt i quajnė "kohėt primare", nė tė cilat fėmija mėson e krijon modelet e tij tė mendimit e tė veprimit, p.sh. sit ė ngrihet nė kėmbė, tė hajė vetė, tė flaės apo tė krijojė lidhje me tė tjerėt, tė cilat janė themeli i veprimtarisė nė tėrė jetėn e tyre.

Ae dini se:

Truri ėshtė mjaft i ndryshueshėm. Nuk ka e nuk mund tė ketė njė kapacitet tė fiksuar qė nė momentin e lindjes. Vetė truri mund tė ndryshojė pėr arėsye tė ndryshme, por, ai mund tė ndihmohet qė tė ndryshojė ose tė paktėn tė kompensojė problemet qė mund tė ketė. Kjo ndihmė mund tė jepet me ndėrhyrje, deri edhe intensive, dhe nė kohėn e duhur.